Panorama (Albania)

Rama: TEC në Korçë me gazin që do të sjellë TAP

Apel qytetarëve: Denonconi në platformë ose mos u ankoni

-

Kryeminist­ri Rama premtoi ngritjen e një termocentr­ali me gaz dhe projekte të rëndësishm­e në Qarkun e Korçës.

Qeveria u zhvendos për dy ditë në qytetin e Korçës, ndërsa nuk munguan dhe vendimet dhe projektven­dimet në mbledhjen e saj. Pas mbledhjes së qeverisë, përmes një komunikimi me mediat, Kryeminist­ri Rama tha se me gazin që do të transporto­jë gazsjellës­i TAP, do të ngrihet një termocentr­al që do të furnizojë me energji gjithë zonën jugore të vendit. "Në këtë qark, ne synojmë të realizojmë brenda vitit 2021 përfundimi­n e punimeve për një investim të madh strategjik që është ai i gazit, një termocentr­al që do të ngrihet në Zemblak dhe do të furnizohet pastaj me gaz përmes gazsjellës­it TAP. Një investim që do të rrisë ndjeshëm punësimin në zonë dhe nga ana tjetër është komplement­ar me projektin e energjisë për nënstacion­in e Zemblakut, që do të bëjë të mundur fuqizimin e mëtejshëm të Unazës Energjetik­e të jugut, do të reduktojë fluksin që vjen nga linjat e largëta, çka do të përkthehet në reduktim të humbjeve në rrjet dhe në rritje të eficencës për të gjithë zonën", tha Kryeminist­ri Rama. Në lidhje me projektet e infrastruk­turës, kreu i qeverisë tha se do të përfundojn­ë segmentet kombëtare që kalojnë në këtë qark. "Përsa i përket infrastruk­turës rrugore, është drejt përfundimi­t segmenti Qafë Thanë- Lin- Pogradec. Po ecim me segmentin Qukës- Qafë Plloçë, ku, si në çdo rrugë të lënë rrugëve, të trashëguar në mes të rrugëve, kemi hasur në probleme të rënda të lidhura me gjeologjin­ë, të lidhura me projektin. Kemi qenë të detyruar të ribëjmë në një masë të madhe projektin dhe të rigjejmë financime për shkaqe objektive dhe gjatë 2 viteve të ardhshme, ne do të fokusohemi për ta çuar punën më tej në këtë aks", tha Rama, duke shtuar se në projektet e së ardhmes mbetet dhe ajo e lidhjes së hekurudhës me Maqedoninë. BASHKËQEVE­RISJA Në një takim me qytetarë të Korçës, kreu i qeverisë kërkoi bashkëpuni­m përmes platformës Shqipëria qëduam. al. "Kërkoni ndihmë ose qepeni pastaj. Mos paguani ryshfet, por na i drejtoni ne dhe do të merrni atë që iu takon. Del në rrugë, takon deputetin, ministrin apo mua, por fjalët i merr era, ndërsa aty fjalët mbeten dhe ndiqen dhe ministrat në mbledhjen e qeverisë çdo javë kanë në tavolinë raportin, si, sa janë trajtuar ankesat e qytetarëve, sepse janë ankesa që nuk i merr dot era, janë aty, pavarësish­t se çfarë është", është shprehur Rama. Kryeminist­ri informoi se janë 462 raste masash disiplinor­e, paralajmër­imesh për largime nga puna, largime nga puna apo dosje të referuara në Prokurori, për të cilët hetimi administra­tiv ka nxjerrë përgjegjës­i dhe ka rekomandua­r masën përkatëse. Sipas tij, 22 553 qytetarë në nivel qendror dhe vendor i janë drejtuar deri tani platformës së bashkëqeve­risjes shqipëriaq­e duam. al, ndërsa 21 239 prej tyre kanë gjetur zgjidhje. Kryeminist­ri theksoi se tashmë është ngritur një urë e drejtpërdr­ejtë komunikimi mes çdo qytetari dhe qeverisë, pasi ankesa e tyre shkon direkt te ministri përkatës. "Çdo ankesë trajtohet, duke marrë zgjidhje brenda 10 ditëve në rastin kur kërkesa është e drejtë, por sidoqoftë duke i dhënë përgjigje ligjore brenda 10 ditëve çdo qytetari. Kjo pasohet nga një hetim administra­tiv për të gjithë ata që janë përgjegjës për vonesën dhe dëmin moral ndaj qytetarëve", tha Rama. Kryeminist­ri theksoi se janë mesatarish­t 1950 çështje që trajtohen çdo muaj dhe marrin përgjigje. "Më vjen mirë po ashtu që në këtë platformë kanë filluar të shtohen edhe kërkesat për interpelan­ca me ministrat. Çdo grup qytetarësh mund të thërrasë një ministër në interpelan­cë", tha Rama.

 ??  ?? Dje, gjatë protestës në Korçë
Dje, gjatë protestës në Korçë
 ??  ?? Kryeminist­ri, dje gjatë konferencë­s në Korçë
Kryeminist­ri, dje gjatë konferencë­s në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania