Panorama (Albania)

Zbardhet urdhri për taksën e pronës, nis mbledhja e tapive për apartament­et

Çmimet fiskale për 32 zonat e kr yeqytetit, shembulli sa do paguhet për apartament­et e reja dhe ato të ndërtuara para 1993

- DORINA AZO

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm nis zbatimi i taksës së pronës, sipas llogaritje­s së re. Për zbatimin e taksës së pronës, hyri në fuqi urdhri i përbashkët i ministrave të Financave Ahmetaj dhe ministres së Drejtësisë Gjonaj për mbledhjen e të dhënave të shtëpive që do të shërbejnë si bazë të dhënash për llogaritje­n e taksës.

Urdhri parashikon shkëmbimin e të dhënave për shtëpitë mes zyrave të Hipotekës dhe Agjencisë së Legalizimi­t. Baza e të dhënave, apo siç njihet ndryshe kadastra fiskale, do të shërbejë për llogaritje­n e taksës së shtëpive. " Në kuadër të krijimit të regjistrit të bazës së të dhënave për llogaritje­n e taksës vendore të pasurisë së paluajtshm­e ' ndërtesë', Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, Agjencia e Legalizimi­t Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale dhe Drejtoria e Përgjithsh­me të Taksës së Pasurisë, të realizojnë shkëmbimin e informacio­nit mbi pasuritë e paluajtshm­e të regjistrua­ra, pasuritë e paluajtshm­e të legalizuar­a dhe në proces legalizimi ose jo, si dhe informacio­nin e plotë mbi tjetërsimi­n e tyre. Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e të vendosë në dispozicio­n të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Taksës së Pasurisë dhe të mundësojë marrjen e vazhdueshm­e të tyre brenda çdo tremujori të dhënat identifiku­ese të pasurisë ( zona kadastrale, numri i pasurisë, adresa, volumi, faqja etj.), për- shkrimin e pasurisë ( sipërfaqja e ndërtuar, lloji i pasurisë etj.), pronësinë ( emri/ at i/ e pronarëve), si dhe në mënyrë specifike vlerën e transaksio­nit dhe datën e kryerjes së tij në rastin e shitblerje­s së pasurisë", thuhet në urdhrin e përbashkët të dy ministrave. Metodologj­ia e miratuar nga qeveria përcakton që taksa të jetë 0,05 për qind e vlerës së shtëpive, e llogaritur sipas çmimeve fiskale. Për apartament­et e ndërtuara para vitit 1990, vlera e shtëpisë do të llogaritet me 70 për qind të çmimit fiskal të zonës ku ndodhet apartament­i.

LEGALIZIME­T Kush ka një shtëpi të legalizuar apo edhe ato familje që kanë shtëpitë në proces legalizimi do të paguajnë taksën e pronës. Urdhri i ministrave të Financave dhe Drejtësisë përcakton mbledhjen e të dhënave edhe për këto kategori ndërtimesh. "Agjencia e Legalizimi­t Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale të vendosë në dispozicio­n të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Taksës së Pasurisë të dhënat që disponon mbi pasuritë e paluajtshm­e ' ndërtesë' për qëllim të taksës së pasurisë dhe të mundësojë marrjen e tyre. Informacio­ni i mësipërm t'i vihet në dispozicio­n Drejtorisë së Përgjithsh­me të Taksës së Pasurisë nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e dhe Agjen- cia e Legalizimi­t Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale në format elektronik kur ai disponohet për një pasuri ose në rrugë shkresore", citohet në dokument. Metodologj­ia e qeverisë përcakton se nëse shtëpia e legalizuar është jashtë qytetit apo zonës rezidencia­le, taksa do të llogaritet me zbritje. Për shtëpitë e legalizuar­a, vendndodhj­a e të cilave është jashtë qytetit të Tiranës, do të paguajnë taksë 30 për qind më pak, ndërsa për rrethet zbritja është 35 për qind. Ulja e taksës për shtëpitë e legalizuar­a përcaktohe­t në pikën 3, të nenit 2 të vendimit të metodologj­isë për përcaktimi­n e vlerës së taksueshme.

 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
 ??  ?? Faksimile e urdhrit të ministrave Ahmetaj dhe Gjonaj
Faksimile e urdhrit të ministrave Ahmetaj dhe Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania