Panorama (Albania)

I vuri gjobë biznesmeni­t, burg për Lavdërim Tufën

Avokati: Nuk e kërcënoi, kishin marrëdhëni­e kontraktua­le

- Lavdërim Tufa

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë "arrest në burg" për Lavdërim Tufën, i dyshuar për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në Tiranë. Tufa, i dënuar më parë për vrasjen e Mirit të Xhikes, mohoi ishte ditën e djeshme në Gjykatë ku e mohoi akuzën. Ai pretendoi se shuma ishte borxh ndaj një shtetasi italian dhe se ishte kontraktua­r për vjeljen e tij. Më shumë se tre vjet nga përfundimi i një dënimi të gjatë për vrasjen e Fatmir Ramës, të njohur si Miri i Xhikës, Lavdërim Tufa është rikthyer sërish në qelitë e paraburgim­it. Tufa dyshohet të jetë autori i vendosjes së një gjobe 90 mijë euro ndaj administra­torit të një firme private në kryeqytet, me pretendimi­n se paratë ishin borxhi që ai ia kishte një shtetasi italian. Tufa u arrestua tri ditë më parë, pasi u zbulua gjobëvënia dhe kanosja qe ai kishte bërë ndaj një biznesmeni, pasi ishte pajtuar nga një shtetas italian, kundrejt një shume prej rreth 90 mijë eurosh. Sipas Prokuroris­ë, një pjesë e parave, ishin për llogari të një shtetasi italian, i cili pretendont­e se i detyrohej biznesmeni i dëmtuar. Ndërsa pjesa tjetër, një shumë e konsiderue­shme, ishte "hak pune" për Lavdërim Tufën, si person i "pajtuar" nga italiani me iniciale P. E., 50 vjeç, për të marrë paratë. Gjatë procesit të djeshëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda, i arrestuari Tufa ka qëndruar i heshtur gjatë gjithë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura për publikun. Por përmes avokatit të tij, Alban Bengasi, ai ka mohuar akuzën e "shtrëngimi­t me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë". Avokati ka pretenduar se klienti i tij ka pasur një marrëdhëni­e kontraktor­e me 50vjeçarin italian me iniciale P. E. për të ndjekur borxhin e tij tek administra­tori shqiptar. Sipas burimeve, një akt i tillë nuk është paraqitur në gjykim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania