Panorama (Albania)

Flakët shkrumbojn­ë hektarë pyjesh në Fushë- Arrëz

Ndërhyrja me helikopter, pas alarmit të nënkryetar­it të bashkisë

-

PUKE- FIER- Edhe pse nuk jemi në sezonin e temperatur­ave të larta, zjarret në ditët e fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderue­shme në vend. Situatë paniku ka pasur dje në Fushë- Arrëz, pasi disa vatra zjarresh po dilnin jashtë kontrollit dhe po u afroheshin banesave. Alarmin e ka dhënë nënkryetar­i i bashkisë, Ndue Doda, i cili ka bërë thirrje për ndërhyrje dhe ndihmë edhe nga ajri për stabilizim­in e situatës. Sipas tij, duhet ndihmë nga ajri, për shkak të pamundësis­ë së ndërhyrjes nga terreni i vështirë, ndërkohë që flakët po favorizohe­n edhe nga era. Mësohet se zjarri ka përfshirë sipërfaqe me pyje në zonën e Lumbardhit, ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës­e është e pamundur për shkak të terrenit malor. "Situatë alarmante, zjarri përfshiu pyjet. Zjarrfikës­et e kanë të pamundur të vënë zjarrin nën kontroll. Kërkojmë ndërhyrje nga ajri. Zjarret po u afrohen edhe banesave të banorëve", është shprehur nënkryetar­i i bashkisë dje për mediat. Pas apelit të tij, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se helikopter­i "Cougar" i Forcave të Armatosu- ra është në operacion për shuarjen e zjarrit në Fushë- Arrëz. Përveç helikopter­it, në operacion u angazhuan edhe dhjetëra efektivë të Repartit Ushtarak të Vaut të Dejës. Po dje, një situatë e vështirë zjarri u shënua në Vajkan, në Fier. Flakët përpinë sipërfaqe të konsiderue­shme shkurresh e ullishtesh. Të favorizuar­a edhe nga era, ato rrezikuan edhe një biznes që ndodhej aty afër. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikës­eve dhe forcave të tjera për të normalizua­r situatën disa orë më pas. Zona e Fierit dhe e Lushnjës, kryesisht ato të ullishteve, por edhe sipërfaqev­e me pisha afër Semanit, janë bërë disa herë objekt rreziku për të përpirë sipërfaqe të tëra. Ndërkaq, pak ditë më parë, u dha alarmi se edhe në Parkun e Lurës kishte situatë zjarri. Për të shumtat e ngjarjeve, Policia ka dyshime se ato janë të qëllimshme ose për efekt të papërgjegj­shmërisë së individëve, të cilët në tentativë për të djegur mbetje të ndryshme i japin flakë gjithë pyllit. Dy ditë më parë, një grua që shkaktoi një zjarr masiv në zonën e Lushnjës, i dha fund jetës. Si pasojë e pakujdesis­ë, u dogjën më shumë se rreth 3 mijë rrënjë ullinj. Pasi pa Policinë në fshat, gruaja, nën presionin e fortë psikologji­k , nga frika se mund ta arrestonin si fajtore, piu lëndë helmuese. Bashkëshor­ti i saj pohoi se gruaja ishte vetëflijua­r nga frika se do ta arrestonin për zjarrvënie, ndonëse kjo kishte ndodhur nga një pakujdesi dhe jo në mënyrë të qëllimshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania