Panorama (Albania)

"Tip i mbyllur", 21- vjeçari gjendet i vetëvarur në pemë

Familjarët: S'dimë pse e bëri, nuk kishte konflikte me askënd

- BERAT

Një 21- vjeçar nga Berati i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 14: 00, në fshatin Gajdë, kur i riu është gjetur i vetëvarur në një pemë nga familjarët e tij.

Në vendin e ngjarjes mbërriti Policia e Beratit, e cila u sinjalizua për rastin dhe po heton për motivin që e shtyu të riun t'i jepte fund jetës. Paraprakis­ht dyshohet se shkak i vetëflijim­it të ketë qenë depresioni. "Në datë 29.09.2018, rreth orës 14: 00, në fshatin Gajdë, Berat, dyshohet se është vetëvarur shtetasi R. D., 21 vjeç. Shtetasi i lartpërmen­dur është konstatuar nga familjarët dhe është transportu­ar në Spitalin e Lushnjës pa shenja jete. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", thuhej në njoftimin e Policisë së Beratit. Grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarë të viktimës për të mësuar detaje në lidhje me shkakun që e kanë shtyrë 21vjeçarin drejt këtij akti fatal. Sipas të dhënave të Policisë, ata kane deklaruar se nuk kishin dijeni për ndonjë shkak konkret që të ketë ndikuar në përkeqësim­in e gjendjes psikologji­ke të tij. Sipas deklaratës së të afërmve, i riu nuk ka pasur konflikte me askënd. Ata, kanë pohuar se ai merrej kryesisht me punë fshati, por ishte pak tip i mbyllur. Pikërisht kjo dyshohet të ketë ndikuar te viktima. Ai e ka kryer aktin në kushtet e një tronditje psikologji­ke, gjend- je e cila mesa duket nuk është vlerësuar nga të afërmit e tij, të cilët e përkufizua­n para grupit të hetimit vetëm si "tip i mbyllur". Dyshohet se në orët pas drekës, ai është larguar nga banesa dhe larg syr- it të familjarëv­e ka kryer vetëvarjen. Ai është gjetur disa momente më vonë nga të afërmit e tij, por tentativa e tyre për ta transportu­ar në spitalin më të afërt, atë të Lushnjës, ka qenë e kotë, pasi kishte ndërruar jetë. Mjekët vetëm sa u kanë konfirmuar familjarëv­e vdekjen e tij. "Nuk dimë se pse e kreu këtë veprim. Ai ishte djalë punëtor, nuk kishte konflikte me askënd. Ishte pak tip i mbyllur, por nuk e mendonim kurrë se mund të shkonte deri këtu", kanë deklaruar të afërm të të riut për grupin e hetimit. Blutë mbërritën në vend dhe konstatuan se i riu ishte vetëvarur me litar në një zonë larg syrit të familjes. Në pyetje janë marrë edhe djem të tjerë të fshatit, me të cilët shoqërohej i ndjeri, por asnjëri nuk ka qenë në gjendje të konstatojë ndonjë motiv të mundshëm që shtyu të riun drejt vetëvarjes.

"Nuk dimë se pse e kreu këtë veprim. Ai ishte djalë punëtor, nuk kishte konflikte me askënd. Ishte pak tip i mbyllur, por nuk e mendonim kurrë se mund të shkonte deri këtu", kanë deklaruar të afërm të të riut për grupin e hetimit. Blutë mbërritën në vend dhe konstatuan se i riu ishte vetëvarur me litar në një zonë larg syrit të familjes

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania