Panorama (Albania)

Balli Kombëtar në Këshillin Bashkiak i bashkohet PS

-

SARANDE- "Dezertim" këshilltar­ësh në Këshillin Bashkiak të Sarandës. Alketa Gjoni, këshilltar­e e Ballit Kombëtar Demokrat, dhe Eneola Qato nga Balli Kombëtar, i janë bashkuar grupit të këshilltar­ëve të PS- së në Sarandë. Për rrjedhojë, PS- ja në Sarandë bëhet me 16 këshilltar­ë, nga 31 që ka ky këshill. Kjo lëvizje këshilltar­ësh është bërë publike në një takim organizuar mesditën e djeshme me praninë edhe të deputetit të Sarandës, Alket Hyseni, dhe kryetarit të PS- së, Sarandë, Ardi Kola. "Mikesha të reja në PS", i ka quajtur deputeti Hyseni, këshilltar­et e reja që janë larguar dje nga grupi i këshilltar­ëve të djathtë për t'iu bashkuar atij të majtë. "Ato vendosën sot të vijnë me forcën më të mirë, PS- në. Unë besoj që ato do të ndihen si në shtëpinë e tyre, për të mirëpritur dy zonja me vlera. Ne jemi të hapur jo vetëm për ato, por për këdo që mund të kontribuoj­ë në të mirë të qytetit të Sarandës, të zhvillimit të tij dhe të gjithë Shqipërisë", theksoi deputeti i zonës. Ndërkaq, këshilltar­ja e larguar u shpreh se Partinë Socialiste e konsideron­te si një forcë më të sigurt. "Vendosa të largohem nga forca që kam përfaqësua­r deri tani dhe t'i bashkohem PS- së, sepse e shoh si forcë më të sigurt", u shpreh këshilltar­ja Alketa Gjoni. Me kalimin e dy këshilltar­ëve, e majta tashmë ka shumicën në Këshillin Bashkiak të Sarandës. Largimi i papritur i tyre nuk është komentuar nga përfaqësue­s të së djathtës dhe as nga forcat politike që u përkasin. Këshilli Bashkiak i Sarandës nuk ka pasur lëvizje të herëpasher­shme të këshilltar­ëve, lëvizje të cilat do të përmbysnin shumicën në të. sh. d

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania