Panorama (Albania)

Rudina Xhunga rihap “Dritare”: Pse zgjodha “News 24”

Gazetarja rikthehet në ekran

-

D"' Dritare' do të jetë e njëjta, ndryshe. E njëjta sepse dritaret një funksion kanë, të sjellin dritë, të sjellin informacio­n nga jashtë brenda, të përmirësoj­në ajrin e dhomës kur hapen. Ndryshe, sepse unë kam ndryshuar në vite",- nga viti kur dritarja e Rudina Xhungës u hap për herë të parë në RTSH, kanë kaluar 20 vite. Përgjatë tyre, në jetën e saj kanë ndryshuar shumë gjëra, por ka mbetur i palëkundur mendimi se gazetarët jo vetëm mund të ndikojnë, por të frymëzojnë e përmirësoj­në këtë vend. Bindja u forcua edhe më me ardhjen në jetë të vajzës së saj, Alanës. Për kë më shumë se sa për të, për kë më shumë se sa për një fëmijë, prindërit, gazetarë ose jo, do t'i bënin të gjitha për të përmirësua­r cilësinë e jetës. Rudina ka zgjedhur të flasë nga një dritare për të bërë jetën e Alanës më të mirë, për të bërë jetën e fëmijëve në klasë të parë, bashkë me të, më të mirë. Sot, në këtë intervistë, ka zbuluar diçka, por të gjitha copat do t'i shohim bashkë nga 9 tetori, të martave, në NEWS 24, në prime time. Ashtu siç doli që herën e parë. Ishte viti 1998 kur një vajzë u bë për herë të parë fytyra e politikës në televizion­in më të madh që kishte vendi, RTSH- së. Shumë shpejt, do të bëhej fytyra e prime time të TCH, për 14 vjet. Përveç politikës, në të gjithë këto vite, përmes një cikli me pothuaj 40 shkrimtarë, filozofë, ndërkombët­arë përfaqësue­s të më së mirës bashkëkoho­re, njohëm një "Shqip" tjetër që nuk ishte dëgjuar më parë e as është dëgjuar më pas. Turizmi u bë gjithaq qëllim i këtyre 14 viteve. Siç e tregon edhe vetë, sa e sa vende të Shqipërisë janë tjetërsuar sot që nga koha kur janë ekspozuar së pari në "Shqip". Pas viteve të gjata, erdhën për gazetaren 2 vitet në "Vizion Plus" dhe prej këtij tetori, do ta shohim në "News 24" ku duket se do jetë gjatë sepse nga sa vetë Rudina tregon në intervistë, e sheh jo si rikthim në televizion, por rikthim në ekranin më të besueshëm e në median më ndikuese të shqiptarëv­e. Pa hequr dorë kurrë nga dritarja e saj. Ajo në këtë televizion vjen jo më si moderatore e autore, por si botuesja e "Dritare". Net që sjell "Dritare" me Rudinën çdo të martë në orën 21 nga 9 tetori.

Çfarë mendon se shkakton kaq shumë ndryshime, si këtë vit, në televizion­e?!

Mendoj se i shkakton kërkimi i lavdisë së humbur. Po është një çështje e vetë televizion­it, jo thjesht e televizion­it shqiptar. "Netflix" solli një epokë te re. Rrjetet sociale, media dixhitale po rrëmbejnë vëmendjen e shikuesit të dikurshëm. Njerëzit jetojnë pa televizor, jo dot pa celular. Televizion­i po kërkon publik në mënyra të tjera. Unë p. sh. lajmet e BBC i ndjek në "Instagram". Sapo më del video, hyj dhe kontrolloj për të. Në këtë atmosferë, televizion­i në Shqipëri po rikërkon veten, po në mënyrën e vet. Çdo televizion po përpiqet të ndryshojë dhe përshtatet.

Për shkak të dritares online, ti nuk i je larguar ndonjëherë aktualitet­it, megjithatë ndalove pak dhe ndoshta ke mundur të shohësh emisionet politike me syrin e dikujt që do të ndryshonte diçka. Nga kjo pikëpamje, si do të jetë "Dritarja" e re në "News 24"?

"Dritare" do të jetë e njëjta, ndryshe. E njëjta sepse dritaret një funksion kanë, të sjellin dritë, të sjellin informacio­n nga jashtë brenda, të përmirësoj­në ajrin e dhomës kur hapen. Ndryshe, sepse unë kam ndryshuar në vite. Është viti im i 20 në prime time të televizion­eve kryesore ne vend. E nisa një të premte tetori 1998, në studion e madhe të RTSH. Përballë kisha një njeri, mjeshtrin Stefan Gajo. Kur dritat e studios u ndezën dhe Ylli Pepo, tha gati, fillojmë, unë pyeta Naçin: Po unë, si do i mbaj duart?

Kanë kaluar plot 20 vjet. Do dal në transmetim më 9 tetor 2018. Me "Dritare", sërish. Dhe Stefan Gajo do jetë sërish aty. Por unë nuk do e pyes më për duart. Se do rri në këmbë.

Ti e thua dhe e shkruan vazhdimish­t që kontributi i secilit, sidomos gazetarëve, do t'i ndryshojë gjërat. Tani që do kesh sërish "Dritare"- n tënde edhe me zë, cili do të jetë kontributi yt?

Unë besoj se kur je gazetar dhe drejton një emision, ai nuk është thjesht emision, është mision. Edhe emisioni më i parashikua­r ka audiencën e vet, ka përgjegjës­inë e vet, ka njerëzit që e presin dhe presin prej tij. Jo më, kur ke mundësi të bësh lajm dhe sidomos krijosh edhe jehonë për lajmin tënd, siç mund të ndodhë kur je pjesë e një grupi të madh mediatik si tërësia e mediave, ku bënë pjesë "News 24", "BW", "Panorama", "Gazeta Shqiptare", "Radio Rash". Kjo ta bën të pamundur të mos ndikosh në jetën e atyre që janë sy e vesh për ty. E di çfarë më bëri shumë përshtypje. Mesazhet e njerëzve në fb e "Dritare"- s, kur shkruani: Mirëserdhe në ekranin tonë. Sepse është ekran i njerëzve besnikë, që e ndjekin në vite dhe çfarëdo lajmi dëgjojnë, sikur është tërmet, thonë; Ktheje te News, të shohim a ka ndodhur. Janë dashur shumë vite, shumë njerëz, shumë punë, të vinte një moment i tillë për këtë media, ndaj jam e lumtur që po i bashkohem me "Dritare"- n time, duke besuar dhe pritur më të mirën të vijë.

Fokusi yt nuk ka qenë asnjëherë vetëm politika, a do të jetë sërish turizmi, te i cili ti beson se do të ndikojë në ndryshimin e këtij vendi, i pranishëm?

Unë besoj pafundësis­ht që dalja nga varfëria e vendit tim, ndryshimi i ekonomisë, punësimi dhe sidomos fundi i braktisjes dhe fillimi i kthimeve do ndodhin paralelish­t me zhvillimi e turizmit. Nuk e besoj si përrallë propagande, e besoj si fakt. Kam qenë në kasolle në Valbonë, për të bërë emision në 2003- n dhe Bujar Kokonozi, Elin Kafillari e gjithë stafi i TCH, që më shoqëronte, e mban mend mirë si flinim në një dhomë, ku ngjitur qe bagëtia. Epo kur shkova vite me pas, pronari i bujtinës kishte ndërtuar kompleks hotelesh dhe më tregoi se pas atij emisioni në TCH, ai nuk i përballont­e dot më kërkesat. Unë besoj fort te imazhi që krijon media. Kur më pyesin njerëz të afërt, për një vend që kam treguar në televizion apo online, a duhet të shkojnë, apo e kam treguar me superlativ­a siç e kam zakon, ju them: Po nuk shkuat ju, si do bëhet ashtu siç e tregoj unë. Sepse zhvillimi është i pashmangsh­ëm, nëse shkojnë njerëz dhe vendet e bukura bëhen vende të vizitueshm­e, pasi shkon njeriu dhe i njeh e i do.

Kjo më ka ndodhur me Durrës - Kavajë, qytete ku emisionet e para në vitet 2002 i kisha në pyetjet: A keni ujë? Po me dritat si i bëhet? E dini çfarë ndodh në 2018- n në këto zona? Çudia. Janë akoma plot skandinavë, kanë punësuar gjithë zonën, kanë vënë të prodhojë gjithë fshatrat përreth. Shqipëria e re, është aty. Ashtu do bëhet Semani, Plazhi i Vjetër, do bëhen agroturizm­i, do bëhet Shqipëria e njerëzve punëtorë dhe të mençur që i thotë jo drogës dhe parave të shpejta që sjellin krim dhe vdekje, braktisje dhe mjerim për shumicën.

Ndaj nuk heq kurë dorë së foluri për turizëm dhe jam e lumtur për çdo postim e çdo emision e shkrim të gazetareve, që e duan këtë vend e besojnë si unë, se do ia dalim bashkë duke e kthyer në ar këtë pasuri natyrore e njerëzore që kemi. Funksioni i një mediaje, që e sheh veten si misionar, nuk është vetëm të informojë e kritikojë, por të frymëzojë. Duke treguar histori të vogla, që do sjellin një ditë tregimin tonë të madh për turizmin fantastik të një vendi të vogël.

Si mund të bëhet një emision politik vërtet i dobishëm, pa bërë zhurmuesin shterpë?

Duke e trajtuar si mision, duke e dashur publikun tënd, duke e besuar se ai është i mençur dhe bën diferencën. Duke hapur dritaret. Për njerëz të mençur, për njerëz që duan ketë vend dhe nuk ikin, por përpiqen të ndikojnë në mënyrën e tyre, qoftë edhe duke folur në studio. Ata u kanë ikur studiove tona, sepse nuk e durojnë dot zhurmën e tyre boshe, ata duhen rikthyer, sepse kemi nevojë të përmirësoh­emi dhe besojmë, jo të shahemi e stimulojmë ulërimat e kaosin. Nëse bërtet dhe stimulon sherrin, do të thotë që ti nuk ke asgjë për të thënë, por shumë për të fshehur,

 ??  ??
 ??  ?? Rudina me të shoqin, Dritan Hilën, pak vite më parë, kur Alana, vajza e tyre, ishte fare e vogël
Rudina me të shoqin, Dritan Hilën, pak vite më parë, kur Alana, vajza e tyre, ishte fare e vogël
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania