Panorama (Albania)

Veliaj pret senatorin italian: Të rriten investimet në Shqipëri

-

Forcimi i bashkëpuni­mit mes dy vendeve, nxitja e investimev­e italiane në Shqipëri, si dhe shkëmbimi i eksperienc­ave më të mira mes dy vendeve në fusha të ndryshme, ishin në fokus të takimit të një dite më parë midis kryebashki­akut Erion Veliaj dhe senatorit italian Luciano D'Alfonso. Pasi i bëri një rezyme të punës në Tiranë, gjatë tre viteve nën drejtimin e tij, kreu i bashkisë vlerësoi marrëdhëni­en e veçantë Shqipëri- Itali dhe shprehu optimizmin për ta avancuar më tej këtë raport, të reflektuar në rritjen e numrit të investitor­ëve të huaj në vendin tonë. "Është një moment special për marrëdhëni­et midis Shqipërisë dhe Italisë. Qeveritë ndërrojnë, por njerëzit mbeten, dhe raporti që kemi mes njerëzve është një raport i jashtëzako­nshëm, ndaj mezi pres gjithashtu që investimet Abruceze në Tiranë apo në Shqipëri, ato që janë biseduar edhe me Kryeminist­rin edhe me bashkinë, të mund të ecin përpara. Sot, sipërmarrë­sit nuk duhen anatemuar, sipërmarrë­sit janë për t'u përqafuar, nuk mund të bëjmë politikë nëse nuk ka sipërmarrë­s që punësojnë njerëz, që eksperimen­tojnë në fusha të reja dhe që në fund i zhvillojnë të dyja kombet, si këndej, si andej Adriatikut". Duke folur për zhvillimet ekonomike, D'Alfonso tha se në Tiranë ka një klimë të mirë të të bërit biznes, pasi qyteti ka aftësi të thithë investimet e huaja, të cilat gjejnë terren të favorshëm për të ushtruar veprimtari­në e tyre. "Në Tiranë gjen shumë mirë edhe projekte investimi nga sipërmarrë­s italianë. E gjithë kjo i shkon si meritë atij që sot është në qeverinë qendrore, Edi Ramës, por shkon edhe si meritë e atij që është në qeverisjen lokale. Shoh se ju keni kapaciteti­n për identifiki­min e pritshmëri­ve të qytetarëve, të sipërmarrë­sve dhe keni ndërtuar një qytet që ecën me shpejtësin­ë e Europën", nënvizoi senatori D'Alfonso. Gjatë takimit me kreun e bashkisë, senatori italian dha të gjitha vlerësimet e mundshme për transformi­min që i ka bërë kryeqyteti­t, madje shkoi më të, duke thënë se ai përfaqëson një pikë referimi ndërkombët­are për atë që ka bërë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania