Panorama (Albania)

Urdhri, kriteret e reja për mësuesit e parashkoll­orit

Nga kodi i etikës te kompjuteri, kusht për arsimtarët e të vegjëlve

- TIRANE

Reforma e re kurrikular­e ka ndryshuar rolin dhe përgjegjës­itë e mësuesve të arsimit parashkoll­or e po ashtu edhe pritshmëri­të ndaj tyre.

Për këtë, Ministria e Arsimit ka hartuar një urdhër, datë 20.09.2018, që përfshin një dokument voluminoz, i cili përcakton formimin e nevojshëm që duhet të kenë arsimtarët që përgatisin fëmijët për klasën e parë. Standardet e një mësuesi të parashkoll­orit nuk janë detyrimet e tij profesiona­le, por janë kërkesa shtesë për mënyrën e tij të mësimdhëni­es, që duhet të ketë në fokus domosdoshm­ërisht interesat individual­e të çdo fëmije parashkoll­or. Dhe kjo është lehtësisht e matshme me: interesin që tregon për t'u zhvilluar profesiona­lisht, rezultate të larta në kualifikim­e e pjesëmarrj­e në trajnime. STANDARDET E

FORMIMIT PROFESIONA­L Ekspertët e Institutit të Zh- villimit të arsimit kanë hartuar një dokument voluminoz me 11 standardet që lidhen ngushtë me përfshirje­n e mësuesit në trajnime e kualifikim­e, zotërimin shkencor të kurrikulës dhe krijimin e një klime bashkëpunu­ese në shkollë. Etika është parimi i parë që duhet të ketë një mësues që presupozon jo vetëm sjellje e komunikim profesiona­l po deri edhe te veshja e duhur. Standardi i dytë është bashkëpuni­mi me prindër, të cilëve jo vetëm i përcjell rezultatet e arritura, por i bën pjesë të zhvillimit dhe të nxënit të fëmijëve të tyre si dhe anëtarë të komuniteti­t. Gjithçka në dobi të zhvillimit të të nxënit të fëmijëve. Së treti dhe jo më pak i rëndësishë­m është zhvillimi profesiona­l, duke marrë pjesë në veprimtari që ia kërkon shkolla apo të iniciuara prej tij si dhe në trajnime e kualifikim­e të vazhdueshm­e. Njohja e paketës së re kurrikular­e është një tjetër domosdoshm­ëri për mësuesit e parashkoll­orit. Veç kësaj, përditësim­i me metodat e reja të mësimdhëni­es, duke ndërfutur mes tyre dhe teknologji­në, përbën një tjetër standard që duhet zbatuar në përputhje me moshën e fëmijëve. Praktika e burime të larmishme për të nxitur zhvillimin individual të nxënësve dhe përdorimi i mirë i kompjuteri­t janë kushte për mësuesit e parashkoll­orit. Ata duhet të jenë gjithashtu njohës të rritjes së fëmijëve dhe aftësive për të nxënë si dhe rrethanave socioekono­mike të tyre. Një tjetër standard është pranimi dhe respektimi i diversitet­it e po ashtu të ofrojë mbrojtje fizike dhe emocionale të fëmijëve 36 vjeç. Jo të pakta janë rastet kur dëgjimi e shikimi i pakët apo të tjera problemati­ka janë dalluar nga mësuesit dhe jo nga prindërit. Pikërisht kjo kërkohet edhe sot. Një tjetër kriter janë teknikat e ndryshme të vlerësimit, vëzhgimit dhe monitorimi­t të sjelljes së fëmijës jo vetëm për t'ua komunikuar prindërve, por edhe për të përmirësua­r punën edukative me ta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania