Panorama (Albania)

Barça në krizë, Mesi e nis nga stoli dhe “përplaset” në shtyllë

-

Jo. Kjo Barcelonë nuk mund ta lërë Leo Mesin në pankinë. Sidomos kjo Barcelonë, e zbehtë dhe e pasigurt. Valverde e la jashtë për 55 minuta dhe humbi sërish 2 pikë të rëndësishm­e. Në "Kamp Nou" përfundon 1- 1 kundër Atletikos së Bilbaos, e cila më parë kishte ndalur edhe Realin. Katalanasi­t kanë grumbullua­r vetëm 2 pikë nga 9 të mundshme në 3 ndeshjet e kampionati­t ( barazim me Gironën dhe humbje me Leganesin).

Pa Mesin- Valverde insiston sërish me rrotacioni­n, ku përveç Mesit lë jashtë edhe Busketsin. E guximshme. Janë pikërisht ata të dy lojtarët më të rëndësishë­m të formacioni­t katalanas. Me Serxhi Roberton si organizato­r, Rakitiç dhe Vidal luanin më të spostuar. Kutinjo këtë herë ishte në sulm me Dembelenë dhe Suarezin. Në mbrojtje luante Lenglet përkrah Pikesë.

Shënojnë baskët- Barcelona nuk njihet në fushë, ashtu si for- macioni që ka zgjedhur trajneri. Topi nuk qarkullon siç duhet për shumë arsye: ritmi i ngadaltë, Atletiko bën presion. Rreziku i vetëm i Barcelonës vjen në minutën e 30- të me Suarezin, ndërsa baskët luajnë pa komplekse. Uilliams ka një shans të artë duke "djegur" Pikenë, që është me vonesë. Portieri Unai Simon bën dy ndërhyrje shpëtimtar­e ndaj Suarezit dhe në fund të pjesës së parë Bilbao kalon në avantazh me anë të Oskar De Markos. Sërish nën akuzë Pike, i cili mban në lojë rivalin.

Dy shtylla- Buskets futet në fushë në minutën e 50- të dhe 5 minuta më vonë Mesi. "Kamp Nou" ka besim te "remuntanda" ( përmbysja). Rifillimi është spektakola­r për Barcelonën, ku Kutinjo godet traversën. Pastaj vjen edhe një goditje dënimi e Mesit, të cilat zakonisht i shënon. Por në rrëmujë e sipër, topi shkon në shtyllë. Për Barcelonën ishte shtylla e 11- të në 9 ndeshje të këtij sezoni dhe 7 janë të Mesit. Por ky i fundit nuk dorëzohet dhe ia del deri- diku të bëjë diçka për të marrë barazimin. Jep një top për Munir El Hadadin dhe Barcelona shmang humbjen. Suarez shënon më vonë, por është i parregullt. Leo Mesi ndëshkohet me të verdhë për shkak të protestave. Diçka që tregon se Barcelona po kalon një krizë të vogël.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania