Panorama (Albania)

Skënderbeu thyhet në javën e 6, e mund ish- kapiteni

Kukësi likuidon Luftëtarin në “Elbasan Arena”, Flamurtari feston me “poker”

-

Teuta ka mposhtur Skënderbeu­n me rezultatin 2- 0 në supersfidë­n e vlefshme për javën e 6 të Kategorisë Superiore.

Një përballje emocionues­e dhe me raste të shumta shënimi. Në minutën e 41- të, Kamara fiton një penallti ndaj Kaba Sambou, i cili ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e Shehit me 10. Latif tregohet i saktë nga pika e bardhe e penalltisë duke dërguar të tijtë në dhomat e zhveshjes në avantazh. Korçarët u munduan të reagonin në pjesën e dytë, por pa arritur të gjejë rrugën e rrugën e rrjetës. Teksa Ditmar Bicaj, vulosi takimin me golin e tij të shënuar në minutën e 65- të. Humbja e parë për korçarët në këto javë të para të kampionati­t, teksa është pikërisht një korçar që ia shkakton, Bledi Shkëmbi. FLAMURTARI

KASTRIOTI Flamurtari arriti një fitore të pastër ndaj Kastriotit në shtëpi, pas dy humbjeve në dy ndeshjet e fundit. Ekipi i Dajës, fitoi me shifrat 4- 0, duke mos i vënë në diskutim 3 pikët. Ndeshja nisi që në minutën e parë me hyrjen e ambulancës në fushë, pasi mbrojtësi Sirgi u dëmtua në nofull nga një goditje e Atsinës. Me kalimin e lojës, vlonjatët filluan të tentojnë, dhe ai që zhbllokoi shifrat ishte Bushiç, në minutën e 24- t, pas një mosmarrëve­shje të mbrojtjes krutane. Në të 38- n, ishte radha e Torasës për të gjetur golin e parë me fanellën kuqezi, ku shënoi pas një depërtimi mjaft të mirë nga krahu i djathtë i Hysenit. Më pas, në pjesën e dytë shënoi edhe Batha me kokë, pas një goditje këndi, në minutën e 68të, ndërsa Torasa gjeti golin e dytë personal, pas një aksioni mjaft të bukur në minutën e 85të. Kështu, vlonjatët rikthehet të marrin 3 pikë në kampionat, dhe ngjiten në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Kastrioti i Plorit u duk i pafuqishëm për t'i bërë ballë vlonjatëve. KUKËSI- LUFTËTARI Kukësi ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 1- 0 në takimin e zhvilluar në "Elbasan Arena". Goli i Rexhinaldo­s me 11- metërsh në minutën e 49- të i siguroi fitoren skuadrës së Cungut. Një triumf i vuajtur për verilindor­ët, të cilët u kërcënuan herë pas here nga skuadra e Mezanit. Duhet të theksuar se skuadrës gjirokastr­ite iu mohua një penallti në minutën e 57, teksa Cuculi preku topin me dorë. Po gjyqtari i takimit nuk ishte i këtij mendimi. Me këtë fitore, Kukësi u ngjit në kuotën e 13 pikëve, duke ndarë vendin e parë me Partizanin. Ndërkohë që Luftëtari mbyll fundin e tabelës me 3 pikë.

KAMZA- LAÇI Laçi ka arritur të fitojë ndeshjen e javës së gjashtë ndaj Kamzës. Një gol në limite i Shtubinës, ka vendosur fatet e takimit, të luajtur pa tifozë në Kamzë. Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa shumë raste, por me ekipin e Duros që pati më shumë epërsi territoria­le në mesfushë. Edhe në të dytën, vendasit provuan më shumë, edhe me talentin Niko Zisi, por pa patur saktësinë e duhur para portës. Ndeshjen e vendosi Shtubina, me një gol në sekondat e fundit me kokë, pas krosimit fantastik të Hadroj. Kështu, Laçi vazhdon të mbetet pa humbje në Superiore, e vetmja, dhe me këtë 3 pikësh, ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 10 pikëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania