Panorama (Albania)

RAMA E RRAJA NE FUSHATE ( MAJTAS) DRITAN ZAGANI E EMILJANO NUHU JASHTE VENDIT DHE FAKSIMILJA E PROCESVERB­ALIT TE PYETJES SE OFICERIT ÇITOZI

“Vëllai i deputetit, me precedentë penalë, në vitin 1997 kreu sulm me armë bashkë me Rrahman Rrajën”

-

Ish- oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu, ka folur ditën e djeshme në emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, ku i është përgjigjur akuzave të Policisë së Shtetit dhe SHÇBA- së në lidhje me largimin e tij të paligjshëm nga Shqipëria dhe me kryerjen e veprimeve të dosjes hetimore të dhunimit të shtetases Xhisela Maloku nga djali i deputetit të PS- së, Rrahman Rraja.

Nuhu tha se më datë 21 korrik, ndryshe nga sa thotë Policia dhe SHÇBA, ka qenë ai që ka kryer veprimet e dosjes hetimore të dhunimit të shtetases Maloku dhe pasi u kërcënua, dosja kaloi në duart e Gentian Çitozit. Ai sqaron se dosja iu rikthye atij nga Prokuroria e Krujës, pasi askush nuk merrte përsipër të vazhdonte më tej hetimet, pas tërheqjes së denoncimit nga vajza. Nuhu ka thënë se ka pamje filmike që ai ka qenë në detyrë dhe se akuzon drejtuesen e SHÇBA- së se kërkon të manipulojë kamerat e sigurisë. Ai gjithashtu u qëndron deklarimev­e të tij për deputetin Balla dhe thotë se e ka kaluar kufirin në mënyrë të ligjshme. Nuhu gjithashtu zbulon edhe e- mailin që i ka dërguar Ardi Veliut dhe Ministrisë së Brendshme për kërcënimet dhe nuk mori asnjë përgjigje.

LETRA

Përshëndet­je: I nderuar z. Drejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit Unë nënkomisar Emiljano Nuhu, me detyrë specialist për krimet në Stacionin e Policisë në Fushë- Krujë, në Komisariat­in e Policisë Krujë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nisur nga kërcënimi me jetë që më është bërë për shkak të detyrës nga shtetasit, Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja, në datë 30.07.2018, ju lutem z. Drejtor për mirëkuptim­in tuaj, duke ju kërkuar transferim­in tim pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në çdo lloj strukture shërbyese të Policisë së Shtetit, pasi ndihem më i sigurt dhe më pranë familjes për ta mbrojtur. Duke marrë parasysh faktin që këta persona janë kontingjen­t dhe me tendenca të theksuara kriminale në vendosjen e lëndëve eksplozive në automjete dhe banesa. Të pushtetshë­m, impulsivë, lëvizin gjithmonë të armatosur, nuk goditen nga strukturat e Policisë lokale, ndiehem i rrezikuar edhe për faktin që kërcënimi është bërë publik në median sociale dhe atë të shkruar. Familja ime për shkak të kërcënimit, që është bërë, ka kaluar në një gjendje shoku psikologji­k dhe për këtë arsye nuk guxojnë të dalin nga shtëpia, vë në dukje faktin që jam babai i një vajze njëvjeçare, për të cilën kam përgjegjës­inë të kujdesem. Dua të theksoj se kam punuar gjithmonë me përkushtim dhe me vullnet për të arritur dhe realizuar objektivat në punën e Policisë së Shtetit. Dua të theksoj gjithashtu se kam punuar rreth gjashtë vite në sektorin e Agjentëve në Mbulim dhe të Infiltruar, duke kryer shumë operacione me rrezikshmë­ri të lartë ku janë goditur grupe kriminale në trafikun e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, por nuk jam dekonspiru­ar asnjëherë dhe nuk janë arritur asnjëherë të më kërcënojnë me jetën time apo të anëtarëve të familjes, siç u arrit kërcënimi që më bëjnë shtetasit e mëposhtëm. Shtetasi Ramazan Rraja ( djali i vëllait të deputetit) është i dënuar për dy vepra penale “Vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e lehtë, mbajtje e armëve luftarake” dhe i dyshuar për disa vepra penale në zonën e Krujës “vendosje lëndëve eksplozive”, nga informacio­net e marra nga burime kofindenci­ale ky shtetas lëviz gjithmonë me armë në zonën e Krujës. Shtetasi Xhelal Rraja është i dënuar për plagosjen e një polici të Komisariat­it të Krujës në vitin 1998. Në vitin 2004 është person i shpallur në kërkim, por nuk ka të dhënë për shpalljen në kërkim të tij. Në vitin 2017, është dënuar për veprat penale “Plagosje e lehtë më dashje, mbajtja pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake”. Nga informacio­net e mara nga burimet konfidenci­ale, ky shtetas është i dënuar për vendosjen e tritolit në automjetin e inspektori­t të Rendit në Komisariat­in e Krujës dhe disa ngjarje të tjera të pazbardhur­a, gjithashtu, nga informacio­net që janë marrë në rrugë operative, rezulton se ky shtetas merret me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike, lëviz gjithmonë i armatosur me armë, për shkak se është vëllai i deputetit, vëllai i oficerit që punon në Komisar- iatin e Krujës dhe ka lidhje miqësore me disa prej oficerëve që punojnë në Komisariat­in e Krujës, është shumë e vështirë ose e pamundur, që ai të ndalohet dhe të kapet nga strukturat e Komisariat­it të Policisë në Krujë. Shtetasi Redjan Rraja është i dënuar për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi në datë 01/ 05/ 2016, ditën që është ekzekutuar shtetasi Elton Çiço ka qenë prezent në lokal dhe ka fshehur armën e viktimës.

INTERVISTA

Ka bërë shumë bujë intervista juaj z. Nuhu, kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, një sërë zhvillimes­h pas deklaratës suaj të fortë. Si i keni ndjekur zhvillimet e fundit?

I kam ndjekur të gjitha zhvillimet e fundit, ku nuk del asnjë nga ato që kam thënë unë, po mundohen të manipulohe­n nga institucio­net që ka në dorë pushteti. Dhe politika mundohet të hedhë baltë në ato çfarë unë deklaroj.

Unë dua t’i referohem fillimisht datës 21 korrik. Ku ju pretendoni se gjithçka ka ndodhur në Komisariat. Mirëpo, në reagime, deklaratat e fundit, si ajo e SHCBA- së, ju nuk rezultoni fare në detyrë në datën 21 korrik. Si e provoni ju dhe çfarë keni për të thënë

Asaj që kam deklaruar për datën 21 korrik i qëndroj dhe është e vërtetë. Pse drejtoresh­a e SHKB- së nuk publikon pamjet filmike të datës 21, por mundohet, se nuk ka gjetur labo- rator për t’i modifikuar dhe pret derisa t’i modifikojë dhe t’i nxjerrë. Këtë pret drejtoresh­a? Dhe më ngre disa akuza që nuk qëndrojnë. Kalimi i paligjshëm i kufirit, nga ana ime, nuk ekziston.

Dua të qëndroj te data 21, ju vetë si e provoni se keni qenë në Komisariat. A keni ju prova? Sepse çështja ka shkuar në Gjykatë tani. Z. Balla ka bërë kallëzim penal ndaj jush dhe personave të tjerë. Ju vetë si e provoni se keni qenë në Gjykatë.

Unë kam prova për ta provuar, por vetëm në Gjykatë do t’i dorëzoj këto prova që kam për të provuar praninë e njerëzve që kam përmendur dhe që kanë qenë në Komisariat. Pavarësish­t se institucio­net po mundohen që t’i manipulojn­ë me të gjitha mundësitë dhe hallkat shtetërore që ato kanë.

Ju e mohoni faktin që çështjen në fjalë e keni marrë në datë 27 korrik. Sepse në datën 21 ka qenë një tjetër oficer policie, i cili është pezulluar.

Në datën 27 është bërë urdhri i delegimit për vazhdimin e hetimit nga ana ime. Më është deleguar dosja nga Prokuroria, kurse në datën 21, unë kam kryer veprime jo të deleguara me urdhër, por të deleguara me anë të telefonit, janë kryer veprimet hetimore. Dhe unë nuk kam arritur t’i kryej

këto veprime hetimore për shkak të kërcënimit që kam denoncuar. Që u kërcënova në zyrën time nga personat që unë kam përmendur dhe i përmend përsëri. Dhe ky ishte shkaku që erdhi oficeri tjetër dhe vazhdoi veprimet hetimore të datës 21. Kur i keni kryer këto veprime, për të qenë më konkretë?

Në datën 21 veprimet e mia u ndërprenë për shkak të ndërhyrjes së deputetit Rrahman Rraja, Taulant Ballës dhe kryetarit të bashkisë, që më kërcënuan brenda në zyrën time. Nuk arrita dot të bëja më veprime dhe në datën 21 veprimet i kaluan oficerit Gentian Çitozi. Unë kam vazhduar hetimet, pasi Prokuroria m’i delegoi me urdhër delegimi në datën 27, sepse asnjë oficer nuk i mori përsipër për t’i kryer ato hetime. Unë pranova t’i merrja përsëri përsipër dhe në datën 30 u kërcënova përsëri, që kam bërë kallëzim në Komisariat­in nr. 6.

Z. Nuhu, në respekt të të gjithë atyre që janë të prirur për t’ju besuar për gjithçka që ju thoni, ju lutem a mund të jepni apo mund të shfaqni disa detaje rreth personave që kanë qenë në Komisariat në datën që ju pretendoni. Flasim këtu për deputetin Balla, për z. Bushi dhe persona të tjerë që keni përmendur. Mund të ndani me mua ndonjë detaj që ata vërtet kanë qenë në Komisariat, edhe pse provat i keni lënë për një hap të dytë, për në Gjykatë.

Ata kanë qenë në Komisariat dhe detaji që unë kam nga zyra ime janë fjalët e tyre që ata më kanë thënë me ironi, që janë shprehur nga deputeti Taulant Balla dhe Artur Bushi që: “Hiqe pistoletën nga koka e oficerit, se nuk i bën oficeri këto gabime” dhe kam qenë nën trysninë e armës së zjarrit brenda zyrës time. Presioni psikologji­k që kam pasur në ato momente ishte shumë i madh dhe nuk më linte mua mundësi, i vetëm në zyrë, të kapja detaje të shumta përballë 4- 5 personave që kisha përballë. I pari, mesa më kujtohet, ka hyrë deputeti Rrahman Rraja, ka qenë i pari që ka hyrë në zyrë. Pastaj të tjerët me radhë. Dhe më agresiv nga të gjithë personat që kanë qenë brenda, ka qenë vëllai i deputetit Xhelal Rraja. Ai ka qenë më agresiv, për shkak të veprimeve kriminale që ka kryer gjatë gjithë kohës dhe është person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar për disa vepra penale. Njihet nga të gjithë në zonë çfarë përfaqëson. Njihet nga strukturat e Policisë, pavarësish­t se nuk marrin guximin të shprehen. Ai person ka hyrë i armatosur në zyrën time me armë pa leje. Një person me 3- 4 vepra penale. Dua të theksoj se shtetasi Xhelal Rraja në 1997– 1998 së bashku me vëllain e tij ka shkëmbyer zjarr me një punonjës policie të Stacionit të Policisë FushëKrujë dhe do të shpjegoj faktin tjetër që deputeti ka ngelur i plagosur në ato vite dhe prandaj qëndron gjithmonë me syze, edhe polici ka ngelur i plagosur. Këta çfarë përfaqësoj­në njerëz intelektua­lë brenda Parlamenti­t të Shqipërisë, janë njerëz me precedentë kriminalë.

Në datën 15 shtator ju jeni larguar nga Shqipëria, përmes aeroportit të Prishtinës z. Nuhu, por ju nuk rezultoni në sistemin TIMS, as të Shqipërisë dhe as të Kosovës. ..

Unë jam larguar në datën 12 rreth orës 23: 30 kam kaluar në pikën e kalimit kufitar në Morinë. Dhe kam kaluar me automjet. Dhe aty dokumentet e identifiki­mit ia kemi dhënë një punonjësi policie kosovar. Që i ka parë dhe i ka regjistrua­r ai ç’ka parë të arsyeshme, sipas procedurav­e ligjore që zbaton pika e kalimit. Pika e kalimit është e mbikëqyrur me kamera, mund të shkojë drejtuesja e SHKB- së t’i marrë, t’i shohë që unë kam kaluar aty në mënyrë të ligjshme, jo të paligjshme.

Z. Nuhu unë dua t’i rikthemi përsëri datës 21. Pasi ndodhi ajo që ju pretendoni, me kë folët për këtë gjë? Për deputetin Taulant Balla, për kërcënimin që keni marrë?

Fola me drejtuesin tim të Komisariat­it dhe prokuroren e gatshme, me këta dy persona kam komunikuar atë ditë. Më pas, në datën 3 gusht kam vënë në dijeni drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë dhe ministrin e Brendshëm për problemin dhe në datën 14, përsëri e kam vënë në dijeni me e- mail po asnjë reagim nuk ndodhi nga këto institucio­ne. Pse s’i përmend zv/ drejtoresh­a në deklaratën e saj dy e- mailet që unë i kam nisur drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme?

 ??  ?? DEPUTETI I PS, RRAHMAN RRAJA ME TE BIRIN, REXHEP
DEPUTETI I PS, RRAHMAN RRAJA ME TE BIRIN, REXHEP
 ??  ?? Faksimile e e- mailit të Emiliano Nuhut
Faksimile e e- mailit të Emiliano Nuhut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania