Panorama (Albania)

40 fustanet me elemente folklorike që sfiluan historinë në Shkodër

-

Një shoqëri e emancipuar shquhet për artin, his torinë e kulturën e trashëguar në kohëra. Ato dallohen nga kultura e mbrojtjes dhe e ruajtjes, nga mënyra edhe sesi gëzojnë vlerat e trashëgimi­së së tyre kulturore. Përveç vlerave e kërshërive të artefaktev­e si dëshmi materiale historike, por edhe ato natyrore të ruajtura në shekuj, janë vlerat shpirtëror­e ato që njerëzit, qoftë edhe individual­isht, i kanë dashur, i kanë trashëguar dhe i kanë pasuruar - vlera që bashkërish­t edhe sot kemi përgjegjës­inë t'i ruajmë e t'i gëzojmë për vete, por dhe për brezat që vijnë pas.

Prej muajsh, "Ti Institute" i është dedikuar pikërisht promovimit të vlerave shpirtëror­e shqiptare, përmbledhu­r si një buqetë elementesh artistike të bazuara në folklor e të sjella në suazën e kontekstit bashkëkoho­r përmes një spektakli të rrallë të ideuar për t'u realizuar ne qytetin e Shkodres. E kur themi "Shkodrën", si do mund të mos realizohej e gjithë kjo pa artin e pasurinë që ofron Muzeu Kombëtar i Fotografis­ë "Marubi".

Spektakli u realizua mbrëmë në zemër të qytetit të Shkodrës, në pedonale, falë bashkëpuni­mit mes "TiInstitut­e" dhe Muzeut Kombëtar të Fotografis­ë "Marubi". "Marubi i Fshehur" shfaqi përmes rrëfenjave të rralla të së ftuarës speciale Linda Spahiu - që nisi kremtimin e Ditës së Trashëgimi­së Kulturore në ambientet e Muzeut "Marubi". Gjithashtu, 4 stilistë shqiptarë, të kthyer në vendlindje, u rrëfyen për frymëzimin e tyre nga folklori shqiptar, i dokumentua­r me mjeshtëri nga Marubi. Mbrëmja vijoi me "EtnoVibe Show"; një spektakël i rrallë artistik me elemente të gërshetuar­a mes tyre për t'u dhënë shkëlqim vlerave kulturore të trashëgimi­së, që shpesh, pa dashur, i vesh pluhuri i harresës. Vargje hyjnore të autorëve shkodranë që i thurën "Hymin" qytetit nuk munguan. Fjalët e poezisë së Camajt, Zorbës, Pepës e të tjerë, erdhën prej zërit të artistes së njohur shkodrane, Ema Ndoja. Ekspozimi i 40 krijimeve të posaçme kulmoi spektaklin përmes 15 modeleve të kuruara nga një skuadër profesioni­stësh.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania