Panorama (Albania)

Sherri mes të rinjve, vritet me thikë 25- vjeçari

I riu vdes gjatë rrugës për në spital, mori disa plagë

- DIBER/ ALBI LALA

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Sinë, Njësia Administra­tive Arras, Dibër.

Policia njoftoi se një person mbeti i vdekur, pasi u godit me thikë nga një bashkëmosh­atar i tij. Të rinjtë janë konfliktua­r pas një sherri banal në qendër të fshatit. "Viktima e këtij konflikti është shtetasi Idajet Zogu, 25 vjeç, banues në fshatin Sinë e Epërme. I riu është goditur disa herë me thikë në fund të barkut dhe kofshë", bëri të ditur Policia e Dibrës. Mësohet se të pranishëm në momentin e sherrit kanë qenë edhe tre të rinj të tjerë, por ata nuk kanë ndërhyrë për të parandalua­r ngjarjen e rëndë. Sapo autori, tashmë i identifiku­ar nga Policia, ka nxjerrë nga brezi thikën, të pranishmit janë larguar. Agresori e ka goditur disa herë Zogun dhe është ngjitur në mal. Pas largimit të autorit, të rinjtë u rikthyen te shoku i tyre dhe pasi u përpoqën të ndalnin rrjedhjen e gjakut, e transportu­an të plagosurin rëndë drejt Spitalit Rajonal Peshkopi. Megjithëse i dëmtuari u dërgua shpejt në urgjencën e spitalit, ai nuk i mbijetoi plagëve si pasojë e humbjes së madhe të gjakut gjatë rrugës dhe mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha të Dibrës. Mjekët thanë se Idajet Zogu kishte plagë të rënda në trup dhe se i ishin dëmtuar enët e gjakut. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur disa efektivë të Policisë lokale. Sipas zyrtarëve lokalë, autori i ngjarjes është identifiku­ar dhe po punohet për kapjen e tij. Sakaq, banesat e familjeve të përfshira në konflikt janë marrë në mbrojtje nga Policia. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Dibër, mbështetur nga forcat policore operaciona­le të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë ngritur pika kontrolli dhe po hetojnë intensivis­ht për zbardhjen e ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit. "Policia e Dibrës ka marrë informacio­n se në Njësinë Administra­tive Arras dyshohet se është plagosur me mjete prerëse shtetasi I. Z, rreth 25 vjeç. I dëmtuari ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Peshkopisë. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Dibër, mbështetur nga forcat policore operaciona­le të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë ngritur pika kontrolli dhe po hetojnë intensivis­ht për zbardhjen e ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit/ ëve", njoftoi Policia.

 ??  ?? Fshati Sinë ku ndodhi ngjarja
Fshati Sinë ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania