Panorama (Albania)

Çmimet e Festivalit të Teatrit, fiton “Vdekja e Dantonit”

Aktori më i mirë u shpall Reshat Arbana, aktorja më e mirë Luiza Xhuvani, ndërsa për regjinë e meritoi Altin Basha

- ALMA MILE

“Vdekja e Dantonit” me regji të Edin Mustafiç u shpall shfaqja më e mirë e festivalit, që rikthehet në Tiranë pas 20 vitesh mungesë.

Filloi me një parodi dhe u mbyll me një vdekje Festivali Mbarëkombë­tar i Teatrit, i cili u mbajt nga data 23- 30 shtator në Qendrën e re artistike “arTurbina” dhe skena e Universite­tit të Arteve. Pas një shfaqjeje prej gati dy orësh dhe një pritjeje prej 30 minutash, deri sa juria mori vendimin, u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. “Shpresoj, duke pasur ministren këtu, që të jetë një festival i përvitshëm dhe për këtë kam mbështetje­n e gjithë komuniteti­t artistik”, tha drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, duke falënderua­r gjithë paskuintën, që mundësoi realizimin e festivalit. Sipas tij, kjo punë ka nisur 6 muaj më parë dhe u bë i mundur me mbështetje­n e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës, Universite­tit të Arteve etj. E pranishme në këtë natë mbylljeje, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pas falënderim­eve të rastit, premtoi se do t’i shqyrtojë të gjitha propozimet për të zhvilluar këtë festival një herë në dy vjet apo vit për vit. “E kam ndjekur me vëmendje propozimet, ia vlen të diskutojmë. Një nga gjërat më të mira të këtij festivali, gjykoj që ka qenë debati. Të tilla takime vlejnë për të qenë mes njëri- tjetrit”, tha ajo.

ÇMIMET Pa skenar, e moderuar nga vetë drejtori Hervin Çuli, me batuta dhe të papritura, me mungesa fituesish, u ndanë çmimet për aktorët më të mirë, kostumogra­finë, skenografi­në, regjinë dhe më fund, ajo e shumëpriti­ra, shfaqja më e mirë, që qëlloi të ishte pikërisht ajo që mbylli festivalin. Juria përbëhej nga Ndriçim Xhepa, kryetar, Josif Papagjoni, Luli Bitri, Qëndrim Rijani dhe Shkumbim Istrefi. Shpallja e çmimeve filloi me aktorët e rinj më të mirë, për të vazhduar me joprotagon­istët e tek ata kryesorët. Shumë kandidatur­a për shfaqjet e ardhura nga Prishtina, Prizreni e Shkupi, madje edhe për shfaqjen e Eksperimen­talit dhe Metropolit. Teatri Kombëtar u përfaqësua vetëm me një nominim për kostu- mografinë më të mirë. Me sa duket, teatri pritës nuk e kishte zgjedhur mirë kalin e betejës, shfaqjen “Tag” të Bashkim Hoxhës.

Çmimin si aktori më i mirë protagonis­t e mori Reshat Arbana për rolin e tij në shfaqjen “Babai” të Teatrit “Skampa” të Elbasanit, me regji të Spiro Dunit.

“Hera e parë që marr një çmim në karrierën time dhe u jam mirënjohës dashamirës­ve të mi dhe jurisë që më akordoi këtë çmim. Kam bërë një rol që më ka lodhur shumë dhe më ka kushtuar nga ana shëndetëso­re dhe ky simbol do të më kujtojë vuajtjet, dilemat, preokupaci­onet. E kam lënë tri herë dhe familja dhe regjisori Spiro Duni këmbëngulë­n. Të kemi sa më shumë festivale që të njohim më mirë njeritjetr­in”, u shpreh Reshat Arbana. Aktorja më e mirë u shpall Luiza Xhuvali në rolin e Medeas, në tragjedinë me të njëjtin titull të Teatrit Eksperimen­tal “Kujtim Spahivogli”. Për regjinë më të mirë u nderua Altin Basha, për një përshtatje të “Gomarit të Babatasit” të Fishtës, me trupën e Teatrit “Migjeni”. “Faleminder­it Teatri ‘ Migjeni’. Pak e vështirë për mua që të gjej vend për shfaqje. Faleminder­it Rita Gjeka që më prite. Është bukur të dalësh nga Tirana. Tirana është bërë e mërzitshme”, tha Basha duke falënderua­r bashkëshor­ten për skenografi­në dhe mbështetje­n, por nuk mbeti pa ia thënë dy fjalë edhe drejtorit Çuli.

“Drejtor po t’i fal kusuret, shpresoj ta bësh më mirë vitin tjetër, edhe pse shpresoj të jetë një tjetër”, tha ndër të tjera Basha, duke kërkuar më shumë vëmendje për dramën shqipe.

Dhe në fund shfaqja më e mirë, pikërisht “Vdekja e Dantonit”. Trofeun e tërhoqi drejtori i Teatrit shqiptar të Shkupit, Adem Karaga. “Jam i nderuar të falënderoj gjithë stafin organizato­r, ministren, trupat e këtij festivali, që të ketë jetë, sa diell të ketë. Ne sytë kemi nga Tirana”, tha Karaga.

Me shpresën që ky festival t’i rikthehet traditës, u mbyll mbrëmë Festivali Mbarëkombë­tar i Teatrit, i cili përuroi një sallë të re teatri, e cila fatmirësis­ht iu shtua kryeqyteti­t, por që të gjithë e kuptuan se nuk mund të jetë një Teatër Kombëtar.

 ??  ??
 ??  ?? Nga shfaqja "Vdekja e Dantonit", e cila fitoi çmimin e shfaqjes më të mirë të festivalit
Nga shfaqja "Vdekja e Dantonit", e cila fitoi çmimin e shfaqjes më të mirë të festivalit
 ??  ??
 ??  ?? Reshat Arbana në shfaqjen "Babai"
Reshat Arbana në shfaqjen "Babai"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania