Panorama (Albania)

Cunami tragjik në Indonezi, gjenden 1,203 të vdekur

Ka zona ende të paarritura, ku popullsia mund të jetë “fshirë”

-

Numri i të vdekurve nga një tërmet me magnitudë 7.5 ballë dhe cunami që e pasoi në një pjesë të ishullit Sulawesi është rritur në mbi 1,200 njerëz.

Tërmeti goditi përmes Unazës së Zjarrit në Paqësor mbrëmjen e së premtes. Të dhënat nga Shtabi i Policisë Kombëtare indonezian­e thonë se numri i viktimave të konfirmuar­a deri të dielën në mbrëmje është 1,203 njerëz, por pritet të rritet. Ekipet e kërkim- shpëtimit janë përpjekur shumë për të arritur deri në pjesën ku jetonin komunitete­t, që ka gjasa të jenë zhdukur nga fatkeqësia. Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit të Indonezisë, Sutopo Purwo Nugroho, tha se qasja në Donggala si dhe qytetet Sigi dhe Boutong është ende e kufizuar dhe nuk ka raporte të plota nga ato zona. Zyrtarët e qeverisë thanë se shpëtuesit mund të dëgjonin britmat nga brenda rrënojave të disa ndërtesave të shtunën në mbrëmje, ndërsa ata luftuan gjatë natës dhe të dielën për të liruar ata që kishin mbetur të bllokuar dhe ishin ende gjallë. Shumë nga ata që u vranë në Palu u zhdukën nga dallgë gjigante më shumë se 10 metra të larta ndërsa ishin në plazh në qytetin turistik. Numri i viktimave pa dyshim u rrit me faktin se qindra njerëz kishin zbritur në plazhin e Palusë për një festë përvjetori të qytetit. “Kur u dha alarmi i kërcënimit për cunam, njerëzit vazhdonin festën në plazh dhe nuk vrapuan menjëherë duke u bërë viktima”, tha Su- topo Purwo Nugroho, zëdhënësi i Agjencisë për Zvogëlimin e Fatkeqësiv­e të Indonezisë. Disa njerëz ishin ngjitur nëpër pemë për t’i shpëtuar cunamit dhe kishin mbijetuar. Tërmeti i parë ishte me magnitudë 6.1 dhe goditi rajonin e populluar të premten në mëngjes, por u pasua shpejt edhe nga dridhjet më të ashpra deri te ajo me fuqi 7.5 ballë që shkaktuan dallgët e tmerrshme. Pamjet me dron tregonin shtëpitë e shkatërrua­ra përgjatë bregut, shpërndarj­en e kontenierë­ve të transporti­t dhe rrafshimin e xhamisë së qytetit. Janë dëmtuar rëndë shtëpitë, spitalet, qendrat tregtare dhe hotelet. Një urë është shkatërrua­r dhe autostrada kryesore për në Palu është ndërprerë për shkak të rrëshqitje­s së dheut. Palu, e cila ka një popullsi prej më shumë se 380,000 banorësh, ishte e mbushur me mbeturina nga ndërtesat e shkatërrua­ra të shtunën. Qyteti është ndërtuar rreth një gjiri të ngushtë, që me sa duket zmadhonte forcën e ujërave të ardhura nga cunami, ndërsa ato hynin në gjirin e ngushtë. Xhamia e dëmtuar rëndë nga tërmeti ishte gjysma e zhytur dhe një qendër tregtare u shndërrua në copa mbeturinas­h. Trupat e pajetë që janë gjetur ishin mbuluar. Pamjet tronditëse tregonin njerëz që mbanin edhe foshnja të pajeta në duar.

Tërmeti dhe cunami gjithashtu shkaktuan një ndërprerje të madhe të energjisë dhe komunikimi­t, duke vështirësu­ar edhe punën e ekipeve të kërkim– shpëtimit.

 ??  ?? Dëmet në shtëpitë afer bregdetit në Palu
Dëmet në shtëpitë afer bregdetit në Palu
 ??  ?? Shkatërrim­i në Palu pas cunamit
Shkatërrim­i në Palu pas cunamit
 ??  ?? Xhamia e shkatërrua­r dhe gjysmë e pëmbytur në Palu
Xhamia e shkatërrua­r dhe gjysmë e pëmbytur në Palu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania