Panorama (Albania)

“Më qëllonte ndonjëherë me shpullë, digjeshim me cigare”

Xhisela Maloku: Nga xhelozia dhe inati e denoncova për dhunë

-

Xhisela Maloku, vajza që denoncoi për dhunë Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Fushë- Krujës, Rrahman Rraja, u rrëfye mbrëmë për jetën e saj, njohjen me 24- vjeçarin që denoncoi, por që mohoi pothuajse gjithçka.

Ajo shprehet se nuk ndiehet e kërcënuar dhe as nën presion, megjithatë kjo mbetet shumë e dyshimtë dhe ka pikëpyetje­t e saj. Në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili, në “Top Channel”, Xhisela Maloku mohoi edhe aktin e ekspertimi­t mjeko- ligjor, duke justifikua­r shenjat e dhunës e të djegies në trupin e saj, si shenja të disa ngjarjeve të tjera. Dremishtje­t në trup tha se i kishte nga një aksident në Patos, ku ishte përfshirë bashkë me motrën e saj, ndërsa shenjat e djegies me cigare kishin një justifikim edhe më të dyshimtë. Ajo tha se të tilla shenja i ka në trup edhe Rexhep Rraja, duke u shprehur se herë pas here ia bënin njëri- tjetrit këto dëmtime, duke fikur cigaret në trup. Vajza deklaroi se ka mbaruar shkenca politike dhe se tani është në Master për Shkenca Ndërkombët­are, por, pas ngjarjes që ka ndodhur shprehet se nuk e di nëse ka dëshirë ende që të bëhet politikane. Jeni shprehur se jeni jetime, babanë ua kanë vrarë... Unë jam rritur me nënën dhe motrën, pasi babanë e kam humbur përpara 20 vitesh. Kam qenë vetëm 3 vjeç kur u vra në vitin 1997. E mbaj mend shumë pak. Mungesën e tij e kam ndierë shumë, në çdo moment. Mendoj se jeta ime do të kishte qenë me e mirë dhe më e sigurt me babanë pranë. Si ka qenë jeta për ju? Në fshat është vështirë të jetosh sepse e bën të vështirë mentalitet­i i mbyllur. Por, mua nuk më ka interesuar ndonjëherë mentalitet­i i njerëzve. Kam jetuar për veten, jo për të tjerët. Ky mentalitet ka qenë rëndesë për mua, sidomos këto kohë. Kam rënë 12 kg. Kur jeni njohur me Rexhep Rrajën? Rexhepin e kam njohur në gjimnaz, ishim në klasa paralele. Aty jemi lidhur, kur ishim 17 vjeç, në vitin 2012. Deri në 2017n kam qenë e lidhur me të. Kanë qenë 5 vite me lidhje normale, jam ndierë mirë përderisa ka zgjatur kaq shumë. Kurrë nuk ka kaluar në dhunë fizike të patolerues­hme, dhunë verbale. Pse u ndatë? Kishim 3 muaj që nuk binim dakord, gjërat u ftohën dhe Rexhepi kërkoi që të ndaheshim. Nuk e besoja dot që ndodhi. Jemi takuar sërish pas ndarjes për t’u sqaruar. Takimi i fundit ka qenë në Komisariat. Ju keni deklaruar se jeni dhunuar nga Rexhep Rraja? Këto gjëra i kam thënë nga xhelozia dhe inati. Kam bërë dëshmi të rremë. Unë kisha bërë një kallëzim në Komisariat­in nr. 3, në Tiranë. Ndodhi një konflikt mes nesh. Më mori në telefon dhe u takuam. Nisën skenat e xhelozisë nga ana e të dyve dhe nisën debatet. Në këtë konflikt nuk u ushtrua dhunë ndaj meje. Vetëm një shuplakë e lehtë, jo ato që janë thënë nëpër media. Emiljano Nuhu i ka ekzagjerua­r. Dëshmia ime nuk është ajo që ka nxjerrë Emiljano, dëshmia ime është në Prokurori, bashkë me një dëshmi tjetër në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Atë që ka nxjerrë Emiljano, nuk e di se ku e ka marrë. Po në hotel çfarë ka ndodhur? Është e vërtetë që më ka marrë telefonin dhe ma ka thyer. Kjo ka ndodhur brenda një hoteli. Në hotel më ftoi Rexhepi. Aty pati zënka normale, vetëm një shuplakë pati në hotel. Në datën 20 kam shkuar në Komisariat, por nuk e kam bërë den- oncimin. Nuk e bëra sepse u qetësuam. Dola nga Komisariat­i, e takova dhe më kërkoi falje. Ai ishte aty sepse i thashë unë që do e denoncoja. U sqaruam dhe m’u mbush mendja që ta fal. Pasi u pajtuam, në datën 21 shkova sërish në Komisaria, t pasi nuk e mbajti fjalën e dhënë. Ai iku me një tjetër me pushime. Atë natë, në datë 20 u nis. E mora vesh nëpërmjet shoqeve. Në fillim nuk i besova, por doli që ishte e vërtetë. Nga inati shkova dhe e denoncova për dhunë.

Po shenjat e dhunës dhe të djegies me cigare, që janë ekzaminuar nga mjekët- ligjorë?

Unë nuk e kam lexuar atë ekspertizë, por shenjat në shpatull janë të një aksidenti që kam bërë në Patos. Makina është dërguar në varreza. Unë kam shenja cigare edhe në vende të tjera sepse sa herë që ziheshim, digjnim veten. Edhe Rexhepin po ta shikoni, ka dhe ai shenja cigaresh. Nga nervat i bëjmë vetë. Absolutish­t nuk po e justifikoj Rexhepin, nuk jam nën presion dhe as nën kërcënim. Nuk e kam pranuar mbrojtjen e Prokuroris­ë. E gjithë kjo është bërë vetëm për një zënkë xhelozie. Nuk më ka djegur me cigare dhe nuk më ka kërcënuar me pistoletë. Thjesht më ka goditur me shuplakë. Nuk e di pse ish- oficeri i policisë më ka nxjerrë mua në media dhe po përdor njerëzit e pafajshëm, duke nisur nga babai i Rexhepit, deputeti Rrahman Rraja. A je duke e justifikua­r Rexhepin? Absolutish­t jo. Unë dua të them të vërtetën. Nuk jam nën presion e askujt dhe as kërcënimin e askujt. Dua të them të vërtetën sepse vetëm për një sherr xhelozie është bërë e gjitha kjo. Nuk më ka djegur me cigare e as më ka vënë pistoletën, as nuk më ka përdhunuar. E di që ka pasoja dëshmia e rreme? Po e di. Për një gabim, janë përfolur emrat e njerëzve të pafajshëm që nuk e di për çfarë arsye e ka bërë oficeri. Kush janë njerëzit e pafajshëm? Duke filluar që nga babai i Rexhepit, zoti Rrahman Rraja. Si ishte sjellja e Gentjan Çitozit? Nuk më pëlqeu sjellja e tij. Nuk e di se çfarë bëri, por nuk më pëlqeu. S’bëri pyetjet e duhura. Ju kërcënoi, ju imponua? Jo, nuk më kërcënoi. Mënyra se si fliste, nuk më pëlqeu. Po nuk më kujtohen mirë, pas këtyre gjërave që më kanë ndodhur. Ai favorizont­e atë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania