Panorama (Albania)

Djali i deputetit sfidon Bashën nga burgu, Xhisela: Rashë 12 kg, jeta m’u bë traumatike

BASHA: “RRAJA SOLLI RAMEN NE PUSHTET”. KRYEMINIST­RI: “PAKETE ANTISHPIFJ­E”

- KRUJE/ LEONIDHA MUSAJ

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, me akuzën e përndjekje­s së ish- të dashurës së tij, Xhisela Maloku.

Ai u paraqit i veshur sportiv dhe i buzëqeshur, teksa përshëndet­i dhjetëra të afërm e miq të tij, që e prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës. Siç duket, i riu ka pasur pritshmëri se mund të lirohej pasi ndryshe nga sa u pa kur erdhi, pas vendimit gjyqësor, ai doli nga Gjykata mjaft nervoz dhe nuk kurseu komentet në adresë të kreut të opozitës. “Lulzim Basha ta provojë në votime!”, ishte paralajmër­imi që bëri 24vjeçari.

SEANCA Seanca për rivlerësim të masës së sigurisë nisi me rreth 30 minuta vonesë, pasi patrulla që e shoqëronte nuk ishte nisur në kohë nga ambientet e paraburgim­it në Durrës, ku ai mbahej që prej arrestimit të tij. Prokurorja Mirela Kapo kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura, me argumentin jo vetëm të sekretit hetimor, por edhe se duhej ruajtur dinjiteti i paditëses Maloku. Kjo kërkesë e Prokuroris­ë u mor parasysh nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Prokurorja Kapo paraqiti si prova aktekspert­imin ku duken shenjat e dhunës ndaj 25- vjeçares Xhisela Maloku, sikundër edhe shenja të djegies nga cigarja. Një përgjim ambiental i kryer në ambientet e Prokuroris­ë së Krujës, gjatë ballafaqim­it të dy të rinjve, ishte një tjetër provë e cilësuar e fortë në duart e akuzës. Mbi këto të dhëna, gjyqtarja Hoxha vendosi që Rexhep Rraja duhet të mbetet në qeli deri në fund të shqyrtimit me themel të çështjes. Duke iu referuar tërheqjes nga kallëzimit nga e dëmtuara, Prokuroria thotë se në dëshminë e parë, ku denoncohet dhuna në Komisariat­in Nr. 3, më pas edhe tek oficeri Emiljano Nuhu, ka përputhje me provat e mbledhura gjatë veprimeve hetimore. Pavarësish­t tërheqjes së denoncimev­e nga ana e Xhisela Malokut, Prokuroria thotë se ka prova të pakundërsh­tueshme se 25- vjeçarja është dhunuar, kërcënuar dhe përndjekur nga Rexhep Rraja dhe se do ta dërgojë të riun për gjykim të drejtpërdr­ejtë. Organi i akuzës, duke prezantuar provat e mbledhura gjatë hetimeve, kërkoi si masë shtrëngues­e atë të “Arrestit në burg”. Kërkesë, e cila u miratua edhe nga gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha.

I ARRESTUARI Në seancën e djeshme, 24- vjeçari u përfaqësua në Gjykatë me avokatin e tij Ilir Bajraktari. Burime nga Gjykata bënë të ditur se Rraja ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke shtuar që Xhisiela Maloku e kishte denoncuar për xhelozi. Që kur zbriti nga furgoni i Policisë, Rexhep Rraja dukej mjaft i qetë, madje ka përshëndet­ur verbalisht i buzëqeshur dhjetëra të afërm dhe shokë të tij, që u mblodhën dje para Gjykatës. Babai i tij, deputeti socialist Rrahman Rraja, por as e ëma nuk janë parë në Gjykatë.

Pas seancës, rreth orës 10: 55 minuta, djali i deputetit socialist të Fushë- Krujës doli nga Gjykata sërish me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e Policisë hyri në furgon për t’u transportu­ar drejt paraburgim­it të Durrësit. “Jam i pafajshëm!”, u shpreh ai para gazetarëve. Më tej, ai, para kamerave, ka pasur edhe një mesazh për kreun e opozitës, duke lënë të kuptohet se po sulmohet politikish­t, për shkak se është dja-

li i deputetit të PS- së. “Lulzim Basha ta provojë në votime”, theksoi ai, teksa iu drejtua me pranga në duar furgonit të Policisë. Rraja do tentojë që nëpërmjet avokatit të tij të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Prokuroria thotë se në dëshminë e parë, ku denoncohet dhuna në Komisariat­in Nr. 3, më pas edhe tek oficeri Emiljano Nuhu, ka përputhje me provat e mbledhura gjatë veprimeve hetimore

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Policia duke shoqëruar Rrajan në Gjykatë
Policia duke shoqëruar Rrajan në Gjykatë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania