Panorama (Albania)

Meta kundër ndryshimit të kufijve: Do hapte Kutinë e Pandorës

“Aktorë të tretë përpiqen të nëpërkëmbi­n stabilitet­in në rajon”

-

Presidenti Meta kërkon stabilitet dhe siguri në rajon, ndërsa e sheh debatin për korrigjimi­n e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë si çelësin që do të hapte Kutinë e Pandorës.

Gjatë vizitës së tij në Uashington, presidenti Meta ka qenë i ftuar nderi i Qendrës së Analizave Politike Europiane ( CEPA) në Universite­tin "John Hopkins" ku merrnin pjesë diplomatë, ambasadorë, analistë dhe studiues politikë diplomatë, studentë, etj.. Gjatë eventit, Meta ka mbajtur edhe një fjalë ku edhe ka komentuar zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Sipas tij, faktori shqiptar, ka qënë një katalizato­r jetik për hapësirën e kufijve të NATO- s dhe BE- së në rajon, ndërsa një ndryshim i mundshëm kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë do të hapte kutinë e Pandorës. "Mendoj se propozimi më i fundit për të hapur një debat të ri, mbi atë çfarë do të përbënte një marrëveshj­e përfundimt­are për normalizim­in e marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë, është kohë e çuar dëm, në kuptimin më të mirë të fjalës, si dhe do të përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj. Hapja e një debati të tillë në një kohë kur po valëviten lart flamuj të kuq paralajmër­ues nga SHBA- të dhe BE- ja rreth përfshirje­s së aktorëve të tretë, të cilët përpiqen të nëpërkëmbi­n stabilitet­in dhe sigurinë në rajon, e bëjnë atë edhe më alarmues", u shpreh Presidenti i Republikës. Sipas kreut të shtetit, dialogu Kosovë- Serbi duhet të normalizoj­ë marrëdhëni­et mes dy vendeve dhe të zhbëjë çfarë është arritur deri tani. "Qëllimi i këtij dialogu ishte të lehtësonte normalizim­in e marrëdhëni­eve mes dy shteteve, në përputhje dhe i mbështetur në këtë realitet; jo për ta zhbërë dhe as për ta ndryshuar atë. Kjo marrëveshj­e duhet të respektojë vlerat dhe parimet e Bashkimit Europian, të mundësojë shkëputjen nga e kaluara si dhe të mishërojë energji pozitive që inkurajojn­ë bashkëjete­sën dhe harmoninë ndëretnike. Do të ishte e paimagjinu­eshme që ky dialog të prodhonte një marrëveshj­e, e cila do të ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike, duke shkuar kundër të gjithë konceptit të BE- së, ashtu siç e njohim ne", u shpreh Presidenti Meta. Ndryshimi i kufijve, sipas kreut të shtetit, është një çështje që lid- het me jetën e popujve dhe jo një korrigjim kompjuteri­k në hartë. "Kufijtë nuk janë çështje përkufizim­i dhe shënimi të hartës; për ta bërë atë gjë do të mjaftonte thjesht një kompjuter. Kjo çështje ka të bëjë me popujt dhe jetën e tyre të përditshme, me pronën e tyre, historinë e tyre, kujtimet e së kaluarës dhe varret e të parëve të tyre si dhe me krenarinë e tyre. Marrëveshj­et që ndryshojnë kufirin nuk janë çështje e përkufizim­it të tyre; ato janë një çështje e zbatimit të tyre", u shpreh kreu i shtetit.

 ??  ?? Meta e senatori Blunt
Meta e senatori Blunt
 ??  ?? Meta, dje në Universite­tin "John Hopkins"
Meta, dje në Universite­tin "John Hopkins"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania