Panorama (Albania)

Vetëvritet gardisti 30- vjeçar, zbulohet letra

Viktima Arjol Mançe la një shënim para vetëflijim­it, duke paralajmër­uar ngjarjen: Do vras veten, do iki nga kjo botë

-

Një efektiv i Gardës së Republikës i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit, në ambientet e institucio­nit ku punonte.

Gardisti 30- vjeçar, Arjol Mançe, nga Përmeti, është gjetur pa shenja jete nga kolegët pranë hyrjes dytësore të Gardës së Republikës, ku edhe ishte me shërbim. Ndërsa para se të kryente aktin e vetëflijim­it, ai kishte lënë një shënim, duke paralajmër­uar ngjarjen. "Do vras veten, do iki nga kjo botë", mësohet të këtë shkruar në librin e shërbimit efektivi 30- vjeçar. Më pas, kolegët kanë dëgjuar një të shtënë arme zjarri dhe pasi kanë shkuar për të parë çfarë kishte ndodhur, kanë gjetur trupin e pajetë të të riut. Mësohet se para ngjarjes, ai i ka dërguar edhe një mesazh babait të tij, i cili ka tentuar të flasë me të në telefon, por ka qenë shumë vonë. Nuk dihet teksti i plotë i mesazhit që i ka dërguar Mançe të atit, por nisur nga telefonata që ai ka bërë te Garda për t'u interesuar për të birin, dyshohet të ketë qenë një rrëfim për veprimin që do të kryente, pasi i ati është shprehur i shqetësuar. Burimet thanë se ngjar- ja dyshohet të ketë ndodhur në kushtet e rënduara psikologji­ke. "Grupi hetimor ka administru­ar dhe sekuestrua­r prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike", tha zyrtarisht Ministria e Brendshme. NGJARJA

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23: 00, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit efektivi i Gardës së Republikës, Arjol Mançe, 30 vjeç. "Në ambientet e Gardës së Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucio­nit, punonjësi i Gardës Arjol Mançe, 30 vjeç, nga Përmeti, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit. Për hetimin e rastit u ngrit një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokuroris­ë. Grupi hetimor ka administru­ar dhe sekues- truar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave të ngjarjes", njoftoi dje zyrtarisht Ministria e Brendshme. Burimet thanë se 30- vjeçari Arjol Mançe, para se të bëhej pjesë e Gardës së Republikës, kishte qenë më parë pjesë e Forcave të Armatosura. Ndërsa kishte shërbyer si ushtar me trupat komando në Afganistan dhe Irak, në kuadër të misionit të NATOs për paqen dhe sigurinë në vendin. Të njëjtat burime thanë se ai ishte kthyer në Shqipëri pak kohë më parë. Nisur nga këto rrethana, dyshohet që trauma e pësuar gjatë kësaj kohe, siç ndodh me shumë ushtarë, mund të ketë lënë pasoja edhe tek 30vjeçari Mançe. Më 30 qershor të këtij viti ishte gardisti Shkëlzen Qordja, 31- vjeç, me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit në ambientet e Gardës së Republikës.

 ??  ??
 ??  ?? Garda e Republikës
Garda e Republikës
 ??  ?? Arjol Mançe
Arjol Mançe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania