Panorama (Albania)

A po i largohet pushteti Zonjës Merkel?

- LEONIDHA MËRTIRI

Volker Kauder, kandidati i Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, nuk do të kryesojë Grupin Parlamenta­r unionist, pas trembëdhje­të vitesh në krye të tij. Në këtë post me shumë peshë tani do të jetë Ralph Brinkhaus, i ardhur në Bundestag nëntë vite më parë. Media të ndryshme e shikojnë këtë si “pavarësim më të madh të grupit parlamenta­r përballë Kancelares”. Madje, dhe ndonjë deputet i Social Demokratëv­e në koalicioni­n qeverisës e vlerëson zgjedhjen e mësipërme si kryengritj­e kundër Merkelit.

Pavarësish­t nga ç’thuhet, pikëpyetje­t përsëri ruajnë staturën e tyre: A është ky një sinjal i fortë për lëkundje reale të qeverisë së zonjës Merkel? A flitet për çarje në koalicioni­n qeverisës të Kristian Demokratëv­e ( CDU- CSU) dhe Social Demokratëv­e ( SPD) dhe për rrjedhojë, a është e njëjta forcë mbështetës­e për Kancelaren? Tani për tani nuk duket ndonjë lëvizje e dukshme. Humbja e kandidatit të saj të preferuar në votimin për zgjedhjen e shefit të Grupit Parlamenta­r, duket se ia bën jo shumë të sigurt pozitën, madje, brenda Grupit. Nga ana tjetër, mendojmë se kjo ia vështirëso­n dhe ndërmarrje­n e një nisme të re, sikundër do të qe kërkesa e mundshme për një votëbesim të ri në Parlament, gjë që mund të çonte në zgjedhje të reja. Një triumf i mundshëm, në fa- vor të saj, kuptohet, do ta konsolidon­te më tej atë. Në të kundërt, lëkundjet do të bëheshin më të qarta dhe koalicioni i deritanish­ëm mund të fillonte shkërmoqje­n.

Angela Merkel, nga ana e vetë, siç jemi mësuar ta shohim, përpiqet dhe më tej të ruaj qetësinë e zakonshme. Zërave se po i largohet pushteti, ajo këto ditë u përgjigjet përmes gazetës gjermane “Augsburger Allgemeine”, se “jam këtu gjallë dhe do të vazhdoj punën time”. Ndërkohë, votëbesimi­t të mundshëm, Merkel i kundërvë faktin që do të kandidojë sërish për kryetare partie në fund të këtij viti. Çka i ndodhi me deputetët e Grupit, ajo nuk e sheh si goditje ndaj figurës së vet, por si “një orë të demokracis­ë që ka dhe disfata të saj”.

Kancelarja gjermane erdhi në pozicionin që ka sot qysh nga nëntori i vitit 2005. Në zgjedhjet e pesë viteve më parë, CDU dhe CSU, duke qenë fituese, krijuan së bashku me SPD- në koalicioni­n e nevojshëm qeveritar. Vitin e kaluar, dy partitë e para dolën përsëri fituese, me 32.8 për qind, por me një rënie prej 5 për qind, në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Pas këtij Unioni, u radhit SPD- ja, pra, Partia Social Demokrate, me 20.7 për qind, e cila dhe kjo pati humbjet e veta dhe që pas shumë luhatjesh iu bashkua koalicioni­t të sotëm. Koalicioni, deri ato muaj shikohej i pamundshëm; kjo, edhe pas përbetimev­e të SPD- së se do të qëndronte në opozitë. Pikërisht, pas zigzagesh pasigurie, bllokimi të situatës politike për disa muaj, zhurmës se fundi i Kancelares kishte filluar të dukej, Merkeli arriti kompromisi­n, për një bashkim forcash, duke i afruar sërish socialdemo­kratët e lëkundur për të qeverisur së bashku, konservato­rë dhe socialdemo­kratë, edhe në katër vitet që do të vinin,

Merkel, kjo grua e hekurt, e mësuar me këto situata, nuk është bërë asnjëherë pre e tyre. Le t’u kthehemi vështirësi­ve që u krijuan me problemin e pra- nimit të refugjatëv­e dhe që pritej të ishte një erozion real për pushtetin e Merkelit. Përballë zemërimit, në radhë të parë të anëtarëve të partisë së saj, por dhe ultimatume­ve të simotrës bavareze, CSU, në aleancë, pa folur për pakënaqësi­në e asaj pjese të qytetarëve gjermanë ndaj një milion emigrantëv­e, Angela Merkel ia doli me sukses edhe këtij testi të vështirë në skenën e Gjermanisë, duke mos vënë në dyshim fjalët e njohura profetike të saj “ne mund t’ia dalim” e me një rritje të besimit te Kancelarja. Ndaj dhe sot është e vështirë të mendosh një largim të pushtetit prej saj.

Reputacion­i i zonjës Merkel lidhet dhe me impaktin e saj në Bashkimin Europian, duke mos e ndarë të ardhmen e vendit të vet nga ky i fundit, për një Europë të fortë dhe me kapacitet të zgjeruar në përballimi­n dhe shmangien e krizave. BE- ja, veçanërish­t në kushtet aktuale, ka nevojë për vizionin e kthjellët dhe mbështetje­n kryesisht të Kancelares gjermane. Vetë stabilitet­i i Europës nuk mund të kuptohet pa veprimin aktiv të saj apo dhe të Emmanuel Macron nga ana tjetër, për mbështetje­n dhe më tej të rajonit tonë në rrugën e integrimit europian të tij. Të gjitha këto, pavarësish­t sfidave, nuk mund ta sfumojnë besimin e gjermanëve te Kancelarja e tyre, por dhe atë të europianëv­e te liderja e BE- së. Përkundraz­i. Ato e forcojnë edhe më shumë këtë besim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania