Panorama (Albania)

Basha: Rexhep Rraja e kriminelët sollën Ramën në pushtet

Kryeminist­ri paralajmër­on: Shumë shpejt një paketë antishpifj­e

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka bindjen se mes Ramës dhe njerëzve të lidhur me krimin, që i dhanë pushtet atij, është arsyeja përse sa herë ky kontigjent përballet me ligjin, gjithnjë favorizohe­t. Basha reagoi për deklaratat e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili i kujtonte kreut të opozitës se përballjen e vërtetë do ta kenë në zgjedhje. Sipas kreut të PD- së, Rexhep Rraja përpara se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash ishte një dhunues zgjedhjesh. “Para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh. Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave. Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi”, deklaroi Basha. Sipas kreut të PD- së, nuk ishte funksionim­i normal i instancave shtetërore, por presioni i shoqërisë dhe opozitës që çuan në sallën e gjyqit djalin e deputetit. Basha i cilëson si paralajmër­im se zgjedhjet sërish do të vidhen, nëse Rama nuk largohet nga pushteti. “Ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit. Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës, duke i vjedhur prapë zgjedhjet. Sepse Rexhepi e di mirë, se kur vjedh zgjedhjet je zot, që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh, të përdhunosh, të vrasësh. Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet”, u shpreh Basha. Por Kryeminist­ri Rama është i bindur se vajza e dhunuar u mor peng nga opozita dhe u përdor si mish për topat e atij, që ai e quan, kazani politik e mediatik. Sipas Ramës, duhet që gjithçka, që është thënë në media ditët e fundit për ngjarjen e ndodhur në Fushë- Krujë me djalin e deputetit socialist, të zbërthehet me fakte. Kryeminist­ri paralajmër­on se shumë shpejt do të sjellë në Kuvend një paketë antishpifj­e. “Më vjen mirë që s’jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik! Më mirë vonë se kurrë. Ndërkohë, duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrorri mendjesh e gojësh të përdala. Dhe shumë shpejt një paketë antishpifj­e”, theksoi Kryeminist­ri në një reagim për mediat. Në reagimet e tij, Rama ka hedhur poshtë pretendime­t e opozitës se arrestimi i djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, është bërë për fasadë dhe për të mbyllur skandalin politik që prej një jave ka mbërthyer politikën shqiptare. Kryeminist­ri ka theksuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe se drejtësia duhet pritur të bëjë punën e saj, ndërsa pretendime­t e opozitës i ka cilësuar si prurje të re të jashtënxje­rrjes politike e dëshpërimi­t opozitar!

 ??  ?? Rama e Basha
Rama e Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania