Panorama (Albania)

Xhisela: Rashë 12 kg, jeta ime është bërë traumatike

“Nuk jam kërcënuar, kjo që po them është e vërteta”

-

“Jam dobësuar 12 kilogramë që pas publikimit të kësaj ngjarjeje. “Jeta ime është bërë traumatike”.

Këto ishin fjalët e Xhisela Malokut në intervista­t e dhëna dy ditë më parë në media, ku ajo nuk ngurroi të dilte me zë e figurë dhe të përgënjesh­tronte denoncimet e bëra po prej saj në adresë të ish- të dashurit për dhunë.

Xhisela u paraqit mjaft e dobët dhe e zbehtë, krahasuar me disa foto e video të publikuara po prej saj para pak kohësh në rrjetet sociale, në të cilat ajo dukej krejt ndryshe. Trëndafila, gota vere, udhëtime, foto të shkrepura në ambiente komode, varëse të shumta floriri në qafë dhe veshje që kalojnë standardin e studentëve të tjerë me prindër buxhetorë, janë disa prej fotove të Xhisielës. Mesa duket, 25- vjeçarja, e rritur jetime me të motrat dhe vetëm të ëmën të punësuar, ka pasur mbështetje te të afërm të saj, të cilët e kanë ndihmuar që të ndjekë studimet e larta në degën Shkenca Politike në një universite­t privat, e më pas edhe masterin. Të paktën kështu pohoi vetë ajo, duke mos përmendur në asnjë moment si mbështetës të mundshëm financiar ish- të dashu- rin e saj, djalin e deputetit të PS- së, Rrahman Rraja.

Jeta e Xhiselës mori kthesë pas publikimit të pak ditëve më parë në media, të denoncimev­e të njëpasnjës­hme të saj ndaj ish- të dashurit, Rexhep Rraja. E gjendur në trysninë mediatike, deklaratav­e politike, por, siç duket, edhe të kërcënimev­e të mundshme ndaj saj, Xhisela vendosi të dalë me zë e figurë dhe të mohonte gjithçka. Ajo çka ekspertët psikologë konstatuan, ishte pozicioni disi vetëmbrojt­ës i saj para gazetarëve, me përgjigje mjaft mekanike, të paramendua­ra dhe aspak spontane. Gjuha e trupit shfaqte lëvizje dhe mimika që nuk korrespond­ojnë me logjikën verbale dhe as me situatën e dhunës së dokumentua­r tashmë me prova nga Prokuroria dhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore. Xhisela duket se shmangu me koshiencë të plotë lotët dhe përjetimin e asaj çka ka denoncuar vetë nëpër komisariat­e dhe u fokusua vetëm tek ajo çka donte të përcillte.

Më vëmendje mjaft të madhe ndaj pyetjeve të gazetarëve, ajo çka u përpoq të vinte në dukje dhe ta ripërsëris­te disa herë ishte se “kam ardhur me vullne- tin tim të lirë”, “kjo që them unë është e vërteta”, “nuk jam kërcënuar”. Xhisela pranoi se ishte koshiente për atë çka vinte më pas në rast të një dëshmie të rremë, duke ngulmuar se ish- i dashuri i saj është i pafajshëm. Madje, ajo shkoi më tej, teksa theksoi se shenjat e cigareve në trupin e saj i kishte bërë vetë. Por, me gjithë tentativën për t’u shfaqur e qetë dhe për të mos rënë pre e emocioneve dhe ngarkesave psikologji­ke, ajo u “dorëzua”, duke braktisur studion televizive kur gazetarët e ballafaqua­n me provat dhe të dhënat e dosjes.

 ??  ?? Foto e publikuar nga Xhisela Maloku në rrjetet sociale
Foto e publikuar nga Xhisela Maloku në rrjetet sociale
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania