Panorama (Albania)

Salianji publikoi denoncimin: Ministria e Brendshme, si aparat i Sigurimit të Shtetit

- Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji, ishte i pari që publikoi në rrjetet sociale denoncimin për plagosjen e Sidian Tabakut, duke akuzuar drejtpërdr­ejt Policinë e Shtetit për ngjarjen. Salianji deklaroi se ndaj Tabakut është ushtruar dhunë, ndërkohë që askush nuk lejonte t’i afroheshe dhomës së tij në Spitalin Ushtarak. “Policia e shtetit ka gjuajtur me armë dhe ka plagosur qytetarin Sidion Tabaku, pasi e ka plagosur, ka ushtruar dhunë fizike. I plagosuri ndodhet në spital në shtetrreth­im që Policia të fshehë ngjarjen. As familjarët dhe askush nuk lejohet të takojë qytetarin. Ministria e Brendshme duhet të marrë masat për të bërë transparen­cë për ngjarjen dhe të kujdeset për shëndetin e të dëmtuarit. Çfarëdollo­j dhune dhe kërcënimi t’i bëjnë, ky nuk do të jetë një Xhisela 2", paralajmër­oi Salianji. Paraditen e së martës, deputeti i PD- së ishte në Spitalin e Traumës për të takuar dhe marrë dëshminë e Sidian Tabakut. Salianji publikoi online rrëfimin e plotë të ngjarjes nga 28vjeçari Sidian Tabaku. Në rrëfimin e tij, Tabaku akuzoi drejtpërdr­ejt efektivët e Policisë për ushtrim dhune dhe goditje me armë, gjatë një ndjekje mesnatën e datës 2 tetor. Pas publikimit të dëshmisë, Salianji ka akuzuar Ministrinë e Brendshme për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe manipulime­t që i bën ngjarjeve të ndodhura. Sipas deputetit demokrat, pasi Policia nuk arriti të bindte familjarët e Tabakut për të mohuar dhunën, flet për shkrepje të pavullnets­hme të armës. “Me Xhafajn, Ministria e Brendshme është kthyer si aparat i Sigurimit të Shtetit, godit dhe dhuno qytetarët dhe mbulo e ma- nipulo çështjet e bandave të lidhura me qeverinë. MB, pasi nuk e bindi dot qytetarin Tabaku nëpërmjet kërcënimit të tij dhe familjarëv­e të tij për të thënë që është dëmtuar nga motori dhe jo nga plumbi, reagon duke thënë që arma është shkrepur në mënyrë të pavullnets­hme”, deklaroi deputeti i PD- së. Salianji i ka kërkuar Policisë së Shtetit të gjuajë dhe të arrestojë bandat, kriminelët dhe përdhunues­it, që po terrorizoj­në qytetarët dhe jo të godasë qytetarët e lirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania