Panorama (Albania)

“Si i kërcënoi Shullazi Ylvi Beqen e Mynyr Konin”

-

ai ishte në Amerikë. Të nesërmen jam takuar me ministren e Arsimit, ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë së Tiranës dhe drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë, Çakon. Drejtues të Policisë morën Konin, ministri i Brendshëm tha se do të mbrojmë, mos dil nga gara, se do të mbrojmë ne. Kjo e bëri Konin të tërhiqte dorëheqjen dhe të vazhdonte garën sepse u ndie i sigurt nga mbrojtja që i dha ish- ministri", ka thënë Dhori Kule në Prokurori, e cila thotë se kërcënuesi ka qenë Emiljano Shullazi, pavarësish­t se dy dëshmitarë­t janë tërhequr nga dëshmitë e mëparshme në gjyq.

TRITOLI NË LUSHNJË Sipas Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, më datë 25.01.2016, rreth orës 18: 30, është paraqitur në Komisariat­in e Lushnjës Adriatik Kërçuku, banues në Lushnje, i cili ka kallëzuar se ka gjetur në oborrin e ambienteve të biznesit të tij, që ndodhet në autostradë­n Lushnjë- Tiranë, në lagjen "18 Tetori" të Lushnjës, një sasi lënde plasëse e mbështjell­ë me izolant. Biznesi i këtij shtetasi konsiston në shitjen e varkave, gomoneve, paneleve diellore, dyerve të blinduara, alumin etj. Objekti është i siguruar me kamera sigurie dhe ka të punësuar një roje, i cili është familjar i Adriatik Kërçukut. Më datë 22.01.2016, Adriatik Kërçuku ka marrë një telefonatë nga magazinier­i i tij, Ismail Dervishi, i cili i ka thënë që t'i fliste një shoku në telefon, që ndodhej te biznesi në Lushnjë. Në telefon ka folur me një person, i cili i është prezantuar si Emiljano Shullazi, ai e ka sharë e fyer, si dhe i ka kërkuar të shkojë ta takojë në Tiranë, duke e kërcënuar. Këta persona kishin ardhur te biznesi i Adriatikut me dy makina, njëra e markës "BMW" dhe tjetra "Wolksvagen", me disa persona. Më datë 25.01.2016, shtetasi Adriatik Kërçuku, pasi është kthyer së bashku me vëllain e tij D. Kërçuku, në orën 18: 00, në ambientet e biznesit të tij është kontaktuar nga roja, i cili i drejtohet vëllait të tij, duke i thënë se kishte harruar këtë aparatin poshtë gomones dhe e mbante në dorë një send të mbështjell­ë me izolant. Adriatiku e ka parë mirë sendin në fjalë dhe i ka thënë rojës ta largojë nga objekti, pasi ishte një pako me dinamit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania