Panorama (Albania)

Rama: Në Tiranë, qendër rajonale e inovacioni­t

“Pjesë e rrjetit të mbështetur nga Forumi Ekonomik Botëror”

-

Kryeminist­ri Rama lajmëroi dje se në Tiranë do të ngrihet qendra rajonale për Inovacioni­n dhe kërkimin në fushën e teknologji­së, pjesë e rrjetit të qendrave të mbështetur­a nga Forumi Ekonomik Botëror, do të vendoset në Tiranë. Këtë njoftim kreu i qeverisë shqiptare e bëri nga Gjeneva e Zvicrës, ku mori pjesë në takimin “Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor”. “Dialogu strategjik i organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror i Davosit është në vazhdën e një procesi të nisur në Davos, ku së bashku dakordësua­m për të vijuar më tutje. Faktikisht, sot, ne kemi pasur një takim të frytshëm, jo se kështu thuhet zakonisht, por sepse janë marrë disa vendime konkrete”, tha Rama. Kryeminist­ri informoi se është vendosur që qendra e afiluar e të ashtuquajt­urit revolucion i katërt industrial do të jetë në Tiranë. “Qendra rajonale që do të shërbejë si një pikë referimi për inovacioni­n, për kërkimin në fushën e teknologji­së dhe do të jetë pjesë e rrjetit të këtyre qendrave të mbështetur­a nga Forumi Ekonomik Botëror në San Francisco dhe në vende të tjera, që do të sjellë një vlerë të shtuar, besoj, në një proces ku Shqipëria dhe rajoni kanë hyrë, që është procesi i digjitaliz­imit dhe i inovacioni­t”, u shpreh Kryeminist­ri Rama. “Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor” pati si fokus nxitjen e bashkëpuni­mit mes vendeve.

ARSIMI Fëmijët do të jenë më afër se kurrë me teknologji­në e informacio­nit nëpërmjet shkollës. Prej vitesh ajo ka qenë lëndë mësimore në klasën e shtatë, ndërsa kurrikula e re e mundëson atë si lëndë mësimore që në arsimin fillor. Këtë e bëri me dije ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë prezantimi­t të platformës online të dedikuar për nxënësit dhe mësuesit që japin lëndën e TIK. “Kompetenca digjitale është sot kompetenca kyçe, në të cilën edukohen dhe frymëzohen nxënësit në sistemin tonë arsimor parauniver­sitar. E gjithë reforma kurrikular­e ka bërë të mundur një vizion të ri të shkollës për t’u larguar nga metodologj­ia e vjetër, thjesht dhe vetëm e përsëritje­s së informacio­nit, dhënies dhe marrjes së informacio­nit në një qasje krejt të re, se sa dhe si ne i përgatisim të rinjtë dhe të rejat me qëndrime, me aftësi, me shprehi për ta përdorur këtë informacio­n nesër. Edhe kompetenca, që lidhet me teknologji­në dhe informacio­nin ka bërë të mundur që të futet në pjesë të kurrikulës që në klasën e 4- t. Ndryshe nga më parë, që fillonte në klasën e 7". Përgjatë këtij viti shkollor, MAS do të trajnojë 470 mësues të TIK, ndërsa nxënësit, përmes telefonave e tabletëve do të mund të marrin video udhëzuese dhe mundësi interaktiv­iteti për çdo informacio­n që u duhet.

 ??  ?? Rama, dje në Forumin Ekonomik për vendet e Ballkanit
Rama, dje në Forumin Ekonomik për vendet e Ballkanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania