Panorama (Albania)

PS, gati drafti i reformës zgjedhore pa opozitën

Çuçi: Ekspertët punuan mbi amendimet e OSBE- ODIHR- it

-

Maxhoranca ka gati draftin për reformën zgjedhore dhe pse deputetët e Partisë Demokratik­e kanë bojkotuar komisionin e posaçëm parlamenta­r të kësaj reforme. Bashkëkrye­tari socialist i Komisionit të Reformës, Blendi Çuçi, tha dje se drafti është punuar mbi bazën e rekomandim­eve të OSBE- ODIHR- it. “Opozita ka bojkotuar Kuvendin, nuk vjen në Komision, megjithatë ekspertët tanë dhe ekspertët e kontraktua­r nga ambasada gjermane, që po punojnë për draftimin e amendimeve të OSBE- ODIHR- it, janë duke punuar dhe shumë shpejt, ndoshta javën që vjen, ne do të kemi një draft që do ta bëjmë publik, duke ia vënë në dispozicio­n dhe të gjithë aktorëve të tjerë”, u shpreh Bledi Çuçi. Për hartimin e draftit, maxhoranca ka pajtuar si ekspert Viktor Gumin, ish- deputet dhe ishministë­r i Partisë Demokratik­e. Bledi Çuçi tha dje se përfundimi i reformës zgjedhore është përgjegjës­i para zgjedhësve, por dhe ndërkombët­arëve që e monitorojn­ë atë. “Ne po ecim me të gjithë paketën që adreson rekomandim­et e OSBE/ ODIHR, shpresojmë që PD të kthehet, por ne kemi përgjegjës­i para shqiptarëv­e. Është edhe tjetër përgjegjës­i, ajo para ndërkombët­arëve, që e ka shtyrë maxhorancë­n të ndërmarrë një hap të tillë, duke qenë e ndërgjegjs­hme se nuk i ka votat për ta ndryshuar e vetme Kodin Zgjedhor”, u shpreh Çuçi. Reforma zgjedhore, sipas rekomandim­eve të OSBE- ODIHR- it dhe cilësia e zgjedhjeve vendore, mbetet një nga kushtet që do të analizohet nga Këshilli Europian për hapjen zyrtare të negociatav­e me Shqipërinë, qershorin e ardhshëm. Por bashkëkrye­tari demokrat i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, e cilësoi të njëanshëm këtë draft duke dhënë dhe arsyet pse PD e ka bojkotuar këtë komision. “PS e paska gjetur konsensusi­n për reformën zgjedhore. ýPS deklaron sot se do të bëjë propozimet e saj të njëanshme për Kodin Zgjedhor. Arsyeja është shumë e thjeshte: po sot, nën pranga për dhunimin e një vajze të pafajshme, i biri i Rrahman Rrajas kërcënon opozitën: Do ta shihni në zgjedhje. Zëdhënës dhe provë më të mirë të paktit të PS- së me krimin ýpër të dhunuar zgjedhjet nuk ka! Kjo është reforma që propozon PS!”, shkruan Bylykbashi në “Facebook”. PS ka njoftuar në fillim të shtatorit se ka vendosur të pranojë kërkesat e opozitës për pilotimin e përdorimit të elektronik­ës në zgjedhje. Por demokratët kanë shpallur si emergjencë kombëtare lidhjet e politikës me krimin dhe kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e asnjë reforme nëse maxhoranca nuk pranon nismën e opozitës për vetingun e politikanë­ve.

 ??  ?? Dy bashkëkrye­tarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore
Dy bashkëkrye­tarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania