Panorama (Albania)

U kap me mina, vëllai i Alketa Vejsiut hesht

I riu refuzon të flasë, babai shpërthen në lot para Gjykatës

- LEZHE/

Asnjë fjalë para trupës gjykuese, babai i tij shpërthen në lot para Gjykatës.

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Endrit Vejsiun, 29vjeçarin nga Tirana, i cili u arrestuan tri ditë më parë pasi u kapën mina me telekomand­ë dhe lëndë narkotike në makinë. Vejsiu ka dalë para togave të zeza rreth mesditës të së martës, ndërsa seanca gjyqësore u zhvilluar me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorit të çështjes, sipas të cilit duhej të ruhej sekreti hetimor. Sipas burimeve brenda Gjykatës, 29- vjeçari nuk ka thënë asnjë fjalë, duke mos dhënë shpjegime për ngjarjen. Nga ana tjetër, Prokuroria ka paraqitur prova të mjaftueshm­e që, sipas tyre, implikojnë 29- vjeçarin në tregtinë e lëndëve plasëse të telekomand­uara dhe se për të arritur deri te ndalimi i Endrit Vejsiut, ishte dashur dhe mbajtja nën survejim e tij. Pasi ka dëgjuar palët, Gjykata e Lezhës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Vejsiut, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg". 29vjeçari është vëllai i prezantues­es së njohur televizive, Alketa Vejsiu. Ai u arrestua në një operacion të koduar "Telekomand­a", pasi në gomën rezervë të automjetit, që drejtonte, iu zbuluan 4 mina me telekomand­ë dhe 3 kg drogë e dyshuar si kanabis sativa. Ndalimi i 29- vjeçarit u bë në aksin rrugor MilotLezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, ku në mjetin e tij tip "Opel" në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomand­ë. Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjell­ë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu, Policia sekuestroi dhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe "Trafikim i lëndëve plasëse". Nga ana tjetër, Policia e Lezhës pavarësish­t se pretendon se e ka mbajtur nën survejim 29- vjeçarin nga Tirana, që solli dhe arrestimin e tij në kushtet e flagrancës, nuk ka dhënë asnjë informacio­n se ku do t'i shiste i riu katër minat me telekomand­ë apo dhe lëndën narkotike që po transporto­nte. Gjithashtu, nuk është bërë asnjë arrestim tjetër si i përfshirë në këtë çështje. Me dy akuzat e ngritura ndaj Endrit Vejsiut, nga ana e Prokuroris­ë së Lezhës, i riu rrezikon një dënim të rëndë me burg. Vetëm për lëndën narkotike, ai rrezikon nga 5 deri në 10 vite burg, kurse për veprën tjetër të lëndës plasëse mund të marrë një dënim nga 7 deri në 15 heqje lirie.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania