Panorama (Albania)

Tiranë, vetëvaret 24- vjeçarja, dyshohet se vuante nga depresioni

-

Një 24- vjeçare është gjetur e vetëvarur nga familjarët e saj mesditën e djeshme në Tiranë. Viktima, shtetasja me iniciale E. Y., nga Mallakastr­a dhe banuese në Tiranë, dyshohet të jetë vetëvrarë në kushtet e depresioni­t, e rënduar edhe nga gjendja e vështirë ekonomike. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11: 20, prapa pallatit të sportit "Asllan Rusi". Policia është lajmëruar nga familjarët e viktimës dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariat­it nr. 2. Bu- rimet thanë se, pasi është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe nga ekzaminime­t paraprake të mjekëve ligjorë, dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Ndërsa, sipas të afërmve të viktimës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe depresioni. Burimet thanë se 24- vjeçarja kishte mbaruar studimet e larta në Tiranë, ndërsa nuk kishte ar- ritur të gjente punë në profesioni­n e saj. Prej pak kohësh ajo kishte filluar punë në një "Call Center", në kryeqytet, por ndërkohë familja e saj jetonte në kushte të vështira ekonomike, që kanë sjellë shqetësime edhe te 24- vjeçarja, e cila së fundmi kishte shfaqur probleme me depresioni­n. Megjithatë, nuk dihet nëse merrte apo jo mjekim për këtë problem. "Më datë 02.10.2018, rreth orës 11: 20, mbrapa pallatit të sportit ' Asllan Rusi', dyshohet të jetë vetëvarur shtetasja E. Y., 24 vjeçe, lindur në Mallakastë­r dhe banuese në Tiranë. Në vendngjarj­e ndodhen shërbimet e Policisë, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave", njoftoi dje zyrtarisht Policia e kryeqyteti­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania