Panorama (Albania)

I dënuar në Itali për drogë, i bllokohet 1 milion euro pasuri

“Forca e Ligjit” bllokon pronat e Arben Gropës në Fier

- ETLEVA DELIA

Policia e Shtetit, në kuadër të operacioni­t "Forca e Ligjit", ka sekuestrua­r dje 1 milion euro pasuri të paluajtshm­e, në pronësi të një personi të dënuar në Itali për drogë.

Sipas Policisë, pasuritë e bllokuara dyshohet të jenë të përfituara nga të ardhura kriminale. Bëhet fjalë për pronat e 50- vjeçarit Vangjel Ziaj nga Fieri, i njohur edhe me emrin Arben Gropa. Ai u bë i njohur rreth 4 vite më parë, kur pasi u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku ishte person në kërkim, u arratis nga "arresti shtëpiak". Policia tha dje se në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, gjurmimit, gjetjes, sekuestrim­it me qëllim konfiskimi të aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtari­a kriminale, është bërë sekuestrim­i i pasurive të Ziajt. Ndërsa procedimi penal i regjistrua­r për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale" parashikua­r nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Vangjel Ziaj ( Arben Gropa), kishte nisur prej disa muajsh. PASURITE E BLLOKUARA Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë dje se në përfundim të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestro preventive në lidhje me pasuritë e shtetasit Vangjel Ziaj, 50 vjeç, banues në Fier. "Ky shtetas është dënuar nga autoritete­t italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale ' Trafiku i narkotikëv­e' dhe është duke vuajtur dënimin në Itali", tha Policia. Ndërsa renditi edhe pasuritë e sekuestrua­ra, që kapin vlerën e 1 milion lekëve. Mësohet se janë vënë nën sekuestro: Kompleks shërbimesh "Pelikani" i ndodhur në lagjen "Sheq i Madh" Fier; Një apartament me sipërfaqe 70 metra katrorë në lagjen "Kryengritj­a e Fierit"; Një automjet i markës "Benz". Policia tha se vijon puna për identifiki­min e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas dhe personat e lidhur me të.

I DENUARI Vangjel Ziaj i njohur edhe si Arben Gropa, u arrestua më 20 janar të vitit 2014, gjatë operacioni­t të koduar "Pelikani", pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane me 32 vjet burg për veprën penale të trafikut të drogës me vlerë rreth 300 milionë lireta. Në pritje të ekstradimi­t, ai u la në "arrest shtëpie" nga autoritete­t shqiptare, por u arratis 7 muaj më pas, më 30 korrik 2014, kur një oficer i Policisë së qytetit kishte shkuar për ta arrestuar për llogari të dënimit në Itali. Ndërkohë që rreth një vit më pas u arrestua dhe u ekstradua në Itali për të vuajtur dënimin me 32 vjet burg. Gropa është pronar i lokalit luksoz "Pelikani" në këtë qytet si dhe aksioner në ndërtime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania