Panorama (Albania)

Banorët bllokojnë rrugën për mbylljen e shkollës, Boçi: U dhunuan fëmijët

Gjatë ndërhyrjes së Policisë pati konfrontim­e, duke bërë që disa fëmijë të pësonin dëmtime të lehta. Bashkia i jep rrugëzgjid­hje

- ELBASAN/

Protestojn­ë për rikonstruk­sionin e shkollës, banorët përleshen me Policinë për bllokimin e rrugës.

Banorë të fshatit Mengël, për mbi 5 orë, kanë mbajtur të bllokuar aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Prej tri ditësh shumë banorë të fshatit Mengël të shoqëruar edhe nga fëmijët e tyre kanë protestuar, duke kërkuar hapjen e shkollës së mbyllur një vit më parë. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve fëmijët kanë bojkotuar mësimin, duke mos pranuar të shkojnë në shkollat e siguruar nga Bashkia në qytetin e Elbasanit, edhe pse transporti është i siguruar dhe pa pagesë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit dhe fëmijët përshkruaj­në një distancë prej rreth 10 minuta me makinë. Shkolla 9vjeçare në Mengël u amortizua dhe u mbyll për arsye sigurie si pasojë e tërmetit të rënë në muajin maj të vitit 2017. Që nga ora 12: 00 e së martës deri rreth orës 16: 00 prindërit mbajtën të bllokuar aksin rrugor Elbasan- Librazhd, duke shkaktuar radhë të gjata mjetesh si edhe trafik. Me ndërhyrjen e Policisë, që solli dhe konfrontim me protestues­it, u arrit hapja e rrugës, duke sjellë normalizim­in e qarkullimi­t pasi trafiku kishte arritur gati 5 km. Deputeti i Partisë Demokratik­e për Qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi, që ishte në mbështetje të banorëve, në një reagim për mediat, dënoi sjelljen e Policisë, duke thënë se është ushtruar forcë ndaj fëmijëve dhe nënave të tyre. "Pushteti i Ramës tregoi fytyrën e vërtetë. Në vend që t'u sillte fëmijëve shkollën, u solli forcat speciale të Policisë. Banorët vërtet kanë bllokuar rrugën dhe u kërkojnë ndjesë qytetarëve, që u kanë shkaktuar shqetësime, por kjo nismë e tyre vjen pas mungesës së reagimit nga ana e shtetit. Policia është sjellë brutalisht me fëmijët dhe nënat e tyre, i kanë tërhequr zvarrë. Banorët janë ngritur prej tre javësh për shkollën, që duket se është dhënë për interesa klientelis­te. Ministria e Arsimit nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë. Është e çuditshme heshtja e ministres rreth investimit në shkollë", përfundoi Boçi. I pranishëm ishte dhe drejtori i Policisë së El- basanit, Altin Qato, si dhe nënkryetar­i i Bashkisë, Klevis Xhoxhi. Ky i fundit premtoi se Bashkia me fondet e saj do të nisë pjesërisht punimet për rikonstruk­sionin e shkollës që këtë të mërkurë, rikonstruk­sion i cili do të garantojë mbarëvajtj­en e procesit mësi- mor për 210 nxënësit e shkollës. Më herët, Bashkia e Elbasanit në reagimin e saj bëri me dije se shkolla është mbyllur për arsye sigurie për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve, ndërkohë që projekti i rikonstruk­sionit të plotë është dorëzuar pranë Ministrisë së Arsimit në pritje të fondeve. Drejtoresh­a e shkollës, Nevila Duli, thotë se "shkolla në Mengël është mbyllur në muajin qershor të vitit 2017. Tërmeti i rënë në maj të këtij viti shkaktoi shumë dëme me rrezik për fëmijët, mes tyre rënia e soletës si edhe një gropë në themele". Në këto kushte, drejtoresh­a bëri kërkesë në Bashki dhe pas inspektime­ve të kryera në shkollë, Emergjenca Civile vendosi ta mbyllë urgjentish­t shkollën. Viti i ri shkollor në sh- tator u vendos që të kryhej në një shkollë në qytet, ku edhe përfundoi, ndërsa Bashkia siguronte edhe transporti­n e fëmijëve. Por këtë vit prindërit e fëmijëve, të lodhur nga kjo situatë, nuk i kanë çuar fëmijët në shkollë duke bojkotuar. Prindërit hedhin dyshime se vonesa për ndërtimin e shkollës kryhet pasi, sipas tyre, dyshimi është se shkolla nuk do të hapet më. Shkolla 9- vjeçare në Mengël është ndërtuar në vitin 1991.

 ??  ?? Forcat e Policisë në protestë
Forcat e Policisë në protestë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania