Panorama (Albania)

Vrasës apo hero, Gëzim Kame, një seancë gjyqi në skenën e “arTurbinës”

Publiku duhet të “vendosë” nëse një pilot, që sakrifikon 164 civilë për të shpëtuar 70 mijë të tjerë, është ose jo fajtor

-

“Jemi drejtpërdr­ejt nga Gjykata ku pritet të fillojë gjyqi i shekullit ndaj pilotit ushtarak, i cili me gjakftohtë­sinë më të madhe vrau 164 pasagjerë civilë për të shpëtuar 70 mijë të tjerë.

Ky gjyq ka një risi të veçantë: votimin në sallë të publikut, për shpalljen ose jo fajtor të të pandehurit”, raporton gazetari para dyerve të Gjykatës, ndërkohë që mbërrin edhe automjeti që shoqëron të pandehurin dhe avokaten e tij. “Si e mendoni veten: vrasës apo hero?”. Kjo është pyetja, që i drejtohet pilotit. “Vrasës apo hero?!”, kjo është pyetja që do t’i bëhet të pranishmëv­e në sallën e gjyqit. “Vrasës apo hero?!”, kjo është dilema që do të ndjekë shikuesin në sallën e “arTurbinës”, në shfaqjen më të re, që do të ngjitet në këtë skenë nga regjisori Gëzim Kame. Në datat 5,6,7 tetor, ora 20: 00, në skenën e “arTurbinës” do të ketë premierën vepra “Terror”, shkruar nga autori gjerman Ferdinand von Schirach, veprat e të cilit marrin shkas nga histori reale, nga raste për zgjidhje në zyrën e tij të avokatisë.

VEPRA Regjisori Gëzim Kame, i cili ka një tërheqje të veçantë ndaj dramave psikologji­ke, na fut jo vetëm në labirintet e mendjes njerëzore, por edhe na vë përballë asaj fijes gati të padukshme që ndan të drejtën nga e padrejta, të mirën nga e keqja, subjektivi­tetin dhe relativite­tin që shoqëron çdo vendim të marrë. Nëse 70 mijë spektatorë­t e stadiumit, që rrezikonin të shuheshin, e konsideroj­në pilo- tin një hero, familjarët e atyre 164 civilëve të pafajshëm, që u sakrifikua­n në emër të shpëtimit të mijëra të tjerëve, e konsideroj­në atë, padyshim, kriminel. Për shkak të kësaj zgjedhjeje, i pandehuri rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. E gjithë vepra vërtitet rreth pikëpyetje­s: “Vrasës apo hero?!”, e cila përfshin emocionali­sht dhe bën pjesë të saj gjithë publikun.

Për të sjellë në skenë këtë vepër, Kame ka përzgjedhu­r

Autor: Regjia: Skenografi­a: Shqipërimi: Interpreto­jnë:

Ferdinand von Schirach Gëzim Kame Kristo Çala Lekë Imeraj Viktor Zhusti, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj, Yllka Mujo, Astrit Hasani

Skena:

“arTurbina”

“TERROR”

një kast aktorësh, nga më të mirët. Në rolin e pilotit ushtarak do të jetë aktori Lulzim Zeqja, të cilin e kemi parë viteve të fundit në një mori karakteres­h, gjithnjë në rritje. Në rolin e avokates së tij është aktorja Yllka Mujo, e cila gjatë karrierës së saj ka ditur të na habisë me rolet e saj thellësish­t dramatike, por edhe ato komike. Me një ftohtësi të “huazuar” nga Austria, ku ajo kalon gjysmën e kohës së saj, Eva Alikaj, është përzgjedhu­r të interpreto­jë rolin e prokurores së çështjes. Gjyqtari i çështjes, ai që në fund do të godasë çekiçin dhe do të ndajë vendimin është Viktor Zhusti. Kame ka huazuar edhe një aktor nga trupa e Fierit, Astrit Hasanin, në rolin e reporterit. Shfaqja është mbështetur financiari­sht nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës.

 ??  ??
 ??  ?? Aktori Viktor Zhusti, në rolin e gjykatësit në shfaqjen “Terror”
Aktori Viktor Zhusti, në rolin e gjykatësit në shfaqjen “Terror”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania