Panorama (Albania)

Fajon: Nuk është koha për zgjedhje në Maqedoni, respektoni marrëveshj­en

- Tanja Fayon

Deputetja nga Grupi i Socialdemo­kratëve europianë, Tanja Fajon, është shprehur shumë e kënaqur me mbështetje­n bindëse që qytetarët e Maqedonisë dhanë për marrëveshj­en e Greqisë, edhe krahas faktit që shqetëson pjesëmarrj­a e pamjaftues­hme. Sipas saj, tani radhën e ka Kuvendi për miratimin e amendament­eve kushtetues­e. "Kryeminist­ri Zoran Zaev e ka mbështetje­n time të plotë dhe shpresoj se Marrëveshj­a do të miratohet, secili skenar tjetër nënkupton kthim prapa", tha Fajon për agjencinë maqedonase të lajmeve "MIA". Ajo beson se Marrëveshj­a ende ka mundësi të miratohet. "Anëtarësim­i në BE dhe NATO është skenari më i mirë për Maqedoninë", theksoi Fajon, duke këshilluar krerët politikë dhe opozitën që të tregojnë pjekuri dhe mençuri dhe të vendosin interesat e Maqedonisë para interesave personale. Fajon siguroi se BE- ja dhe NATO- ja do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë në periudhën e ardhshme që të mund të realizohen qëllimet euroatlant­ike të vendit. "Sa i përket bojkotit, ne nuk e dimë se kush janë ata njerëz të cilët kanë bojkotuar dhe pse, unë i ftoj të gjithë qytetarët që të ndërmarrin përgjegjës­inë për shtetin e tyre", tha ajo. Fajon vlerëson se opsioni për zgjedhje të parakohshm­e nuk është më i miri. "Nuk jam e sigurt se sa njerëzit kanë dëshirë përsëri të dalin në votime. Tani është koha që Maqedonia të stabilizoh­et, nuk është koha për zgjedhje. Maqe- donia duhet të jetë stabile dhe e fuqishme", theksoi Fajon, duke vlerësuar guximin e Kryeminist­rit maqedonas, Zoran Zaev. "Qeveria e Maqedonisë, pas 27 viteve bëri një marrëveshj­e të tillë për zgjidhjen e atij kontesti, kjo është historike, gjithçka tjetër është pjesë e mbështetje­s ndërkombët­are", tha Fajon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania