Panorama (Albania)

Thaçi: Pakti me Serbinë duhet tani ose bëhet pas një dekade

Presidenti i Kosovës: Na presin status quo dhe konflikte të ngrira

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se sheh vetëm një shans të vogël për një marrëveshj­e kufitare me Serbinë, i cili duhet të shfrytëzoh­et shpejt, përndryshe mund të kalojë një dekadë tjetër deri kur të vijë një shans për zgjidhje.

Deklarata e Thaçit u bë pas bisedimeve mbi Ballkanin Perëndimor në Gjenevë, të martën. Sipas Thaçit, një marrëveshj­e për një paqe të qëndrueshm­e mes dy vendeve, duke përfshirë edhe përcaktimi­n e 400 kilometrav­e të kufirit, do të hapë rrugën për prosperite­t dhe lidhje më të ngushta me Bashkimin Europian, si dhe njohjen e plotë ndërkombët­are për Kosovën. "Edhe pse shanset janë shumë të pakta, ka ende një moment të mirë, një dritare e mirë për të arritur një marrëveshj­e historike midis dy shteteve tona. Unë e kuptoj se ka kritikë, por përgjigja ime është se nëse e humbim këtë moment, ne rrezikojmë të hyjmë në një dekadë tjetër të perspektiv­ës së paqartë, të konfliktev­e të ngrira dhe status quo- s", deklaroi ai. Thaçi ka propozuar idenë e korrigjimi­t të kufijve, që, sipas tij, do të thotë se Kosova duhet të marrë Luginën e Preshevës që ndodhet brenda territorit të Serbisë dhe ku jetojnë shqiptarë. Por ai këmbëngul se nuk ka asgjë tjetër që fshihet në këtë mes. Propozimi i tij është "përkthyer" në Kosovë dhe vende të tjera të rajonit dhe botës, si dakordim me Presidenti­n serb, Aleksandar Vuçiç, për ndarjen e Kosovës. Ideja e serbëve për zgjidhje me Kosovën ka qenë gjithnjë marrja e pjesës veriore të Mitrovicës, ku banojnë shumicë serbe dhe ku ndodhen dy pasuri natyrore të Kosovës: Liqeni i Ujmanit dhe miniera e Trepçës. Ideja ka ngritur shumë paqartësi edhe në rajon. Shumë analistë dhe politikanë druhen se nëse kjo zgjidhje ndodh mes Kosovës dhe Serbisë, vende të tjera të Ballkanit dhe të botës do të kërkonin ndarje në vija etnike. Mes Kosovës dhe Serbisë, fati i fshatrave me shumicë serbe në veri të Kosovës është një nga çështjet kryesore të mosmarrëve­shjes. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008. Serbia nuk e ka pranuar kurrë pavarësinë e saj. Në Kosovë, forcat serbe, të drejtuara nga udhëheqësi i atëhershëm Sllobodan Milloshevi­ç, kanë kryer krime të tmerrshme kundër popullsisë shqiptare. Gjenocidi mori fund kur forcat serbe u dëbuan nga bombardime­t e NATO- s, në luftën e vitit 1999. Armiqësia ka mbetur ende në nivele të larta. Udhëheqës të të dy vendeve vijnë nga parti apo grupe, që kanë qenë pjesëmarrë­s në lid- ershipin e kohës së luftës. Kur u deklarua se një rast i tillë për zgjidhje mes Kosovës e Serbisë mund të vijë vetëm pas një dekade tjetër dhe se duhet shfrytëzua­r, Thaçi po fliste në Forumin Ekonomik Botëror në Gjenevë, pas një takimi që përfshinte kryeminist­rat e Serbisë, Kroacisë dhe Shqipërisë, si dhe ministri i Jashtëm i Turqisë dhe ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë.

 ??  ?? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania