Panorama (Albania)

Ashpërsohe­t fushata për në Kongres

-

Zgjedhësit amerikanë do të votojnë për Kongresin e ri pas disa javësh dhe vendimi i tyre do të ketë ndikim të madh në dy vitet e fundit të mandatit të Presidenti­t Trump. Zgjedhjet janë të rëndësishm­e, pasi mund të përmbysin shumicën e republikan­ëve të Trump në Kongres. Opozita demokrate shpreson që më 6 nëntor të marrë nën kontroll Dhomën e Përfaqësue­sve. Beteja polarizues­e mbi kandidatin për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh, duket se i ka mobilizuar votuesit nga të dyja partitë. Sipas "VOA", Presidenti Trump në aktivitete­t e fushatës për të rritur përkrahjen për kandidatur­ën e gjykatësit Brett Kavanaugh, tha se, "Unë nuk jam në garë, por në fakt jam, prandaj edhe kam shkuar gjithandej për këta kandidatë të shkëlqyer. E shihni çfarë po ndodh, i shihni këto grupe të ulëta, radikale demokratës­h, e shihni ç'po bëhet?". Christine Blasey Ford e ka akuzuar gjykatësin Kavanaugh për ngacmime seksuale. Por ai e mohon këtë. Ndërkohë që debatet janë shtuar për procesin e konfirmimi­t të gjykatësit, Presidenti po përpiqet të mobilizojë bazën për t'u siguruar fitore republikan­ëve në zgjedhje. Edhe demokratët po mobilizojn­ë votuesit. Ish- Presidenti, Barak Obama, tha se "Njerëzit mendojnë: ' Po pres sa të vijnë zgjedhjet presidenci­ale'. Por në fakt këto zgjedhje janë shumë të rëndësishm­e. Janë edhe më të rëndësishm­e se çdo zgjedhje që kemi pasur prej një kohe të gjatë". Votuesit demokratë janë mobilizuar, por edhe ata republikan­ë. Votimi do të ketë një garë shumë të fortë dhe mbase me surpriza.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania