Panorama (Albania)

Dibala dhuron spektakël në sytë e Ronaldos, ngecin Real e Bajern

-

U mbyllën me fitoren e skuadrave "big", 2 sfidat e para të ditës së martë. Juventusi ka mposhtur Jang Bojsin me rezultatin 3- 0, ku protagonis­t absolut ka qenë argjentina­si Paolo Dibala, i cili ka shënuar tripletë në këtë takim. "Magjinë" e Dibalës e ka ndjekur edhe Kristiano Ronaldo, nga tribuna, i cili duhet të ndihet i kërcënuar, falë formës së shkëlqyer që po kalon argjentina­si. Ndërkohë, Mançester Siti ka fituar me përmbysje përballë Hofenhemit, duke siguruar kështu fitoren e parë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon. David Silva ishte heroi i "qytetarëve" që me golin e tij i dha fitoren skuadrës së Guardiolës, që e shikon veten në kuotën e 3 pikëve.

Argjentina­si - Në prononcimi­n pas ndeshjes të dhënë për "Sky Sport", tregoi se stoli i ka bërë mirë për të shtuar përqendrim­in. Dibala foli gjithashtu edhe për Ronaldon. "Skuadra e përballoi ndeshjen me përqasjen e duhur. Mund të kishte rënie, por u treguam të zotët. Qëndrimet në pankinë? Natyrisht që preferoj të luaj gjithmonë. Vitin e kaluar e nisa me shumë gola, më pas pësova rënie. Krejt ndryshe, këtë vit, qëndrimi në stol më ka mundësuar që të shtoj përqendrim­in për të bërë punën time. Ronaldo? Me atë është më e lehtë, por duhet të jemi gjithmonë të përqendrua­r kur është dhe atëherë kur nuk është. Sot luajtëm si skuadër e madhe", deklaroi Dibala

Goleada - Roma ka dhuruar spektakël dhe ka treguar se është rikthyer në formën më të mirë. Pesë gola ndaj Plzenit kanë rikthyer besimin dhe euforinë te skuadra kryeqyteta­se italiane. CSKA e Moskës e ka nisur me gol ndaj realit. Që në minutën e dytë, Vlasiç ka zhbllokuar sfidën që ka mbetur në fuqi deri në fund. Reali del me turp. Madrilenët kanë ruajtur shumë mungesat e formacioni­t. Një gol i Humels në të katërtën minutë dha idenë e një goleade shëtitëse për Bajernin, por barazimi i Ajaks në të 22' mbeti në fuqi deri në fund. Si për ta traumatizu­ar mbrëmjen, një tranversë në fund për holandezët, mund ta kishte shndërruar në një disfatë të rëndë për bavarezët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania