Panorama (Albania)

Spaleti: Ata të fortë si Van Bomel, ne tregojmë cili është Interi

-

Një tjetër etapë e rëndësishm­e, këtë herë në Ligën e Kampionëve. Interi i Luçiano Spaletit rikthehet në Europë dhe, në shtëpinë e PSV Eindhoveni­t, kërkon përgjigjet e radhës për të vijuar serinë e fitoreve të nisur në "San Siro" kundër Totenhemit. "Duhet të përgatitem­i psikologji­kisht, duke e ditur sa vlen, - ka nënvizuar trajneri zikaltër. - Do jetë një ndeshje e ndërlikuar. Nga fitoret e fundit kemi marrë një shtysë të madhe për personalit­etin. Tani skuadra duhet të japë gjithçka: të tregojmë cili është Interi!"

HOLANDEZËT - PSV ka fituar 7 ndeshje nga 7 në kampi- onat, por humbi 4- 0 në debutimin europian kundër Barcelonës. Një skuadër me dy fytyra? Spaleti ka komentuar: "Kanë shumë cilësi: janë të fortë fizikisht, veçanërish­t për nga individual­itetet. Duket dora e Van Bomelit, sepse skuadra pasqyron karakterin e tij si lojtar. Holanda shquhet për fut- boll. PSV ndoshta është penduar që i la hapësira Barcelonës, zakonisht holandezët luajnë hapur, mbështeten te forca fizike dhe shpejtësia e sulmuesve. Lojtarët tanë duhet të veprojnë e të reagojnë shpejt".

LLOGARI - Një fitore në Holandë do bënte me krahë zikaltrit, barazimi është megjithatë rezultat i rëndësishë­m: "Por, unë llogaritë nuk i bëj kurrë, sepse humbet besimin e lojtarëve. Mendoj se mënyra më e mirë, megjithatë, është të përpiqemi të fitojmë ndeshjen: ne zbresim në fushë gjithmonë për tri pikët. Taktikisht jemi të ndërtuar mirë, do luaj sërish me modulin 4- 2- 3- 1 sepse, ndër të tjera, është i ngjashëm me mënyrën e lojës së holandezëv­e. Shkrinjar nuk do luajë në të djathtë si me Totenhemin, pasi D'Ambrozio është në formë". Edhe Vrsaliko ka udhëtuar me skuadrën: "Madje, - ka komentuar Spaleti, - mund të përfshihet në listën e 18- shes".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania