Panorama (Albania)

Pronat me 7501, skema e re për të marrë tapinë

Drejtoresh­a në Ministrinë e Bujqësisë sqar on procedurat për hipotekimi­n e tokave me “7501”. Si do zgjidhen përplasjet e pronat për k ompensim

-

Fundi i këtij viti përkon me përfundimi­n e afatit për pajisjen e fermerëve me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi. Majlinda Bozgo, përgjegjës­e e sekretaria­tit teknik pranë komisionit qeveritar të tokës në Ministrinë e Bujqësisë, sqaron procedurat që duhet të ndjekin fermerët.

Përveç familjeve që nuk janë të pajisur me Aktin e Pronësisë në skemë, janë edhe ato të cilat e kanë këtë dokument, por nuk kanë bërë ende regjistrim­in në Hipotekë. Në të dyja rastet, fermerët duhet të paraqiten në Njësinë Administra­tive përkatëse ku kanë pretendimi­n. Sa i takon dokumentac­ionit që duhet të dorëzohet, përveç kërkesës për pajisjen me aktin e përdorimit, nga komisionet e ndarjes së tokës ( për ata që ende nuk e kanë), kërkohet edhe planvendos­ja e secilës ngastër që kanë në përdorim, certifikat­ë familjare, të lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile e Bashkisë, ku të pasqyrohet numri i anëtarëve të familjes përfituese, në favor të të cilit do të lëshohet akti i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, si edhe dokumentac­ionin që vërteton se janë përfitues si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit. Në intervistë­n dhënë për gazetën, Bozgo jep po ashtu detaje mbi fondin e tokës që do të shkojë për kompensimi­n e pronarëve si edhe lehtësirat që parashikoh­en për regjistrim­in në Hipotekë. “Një grup specialist­ësh të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të Zyrës Qendrore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e kanë punuar për lehtësimin e procedurav­e të parashikua­ra në këtë akt, me qëllim që familjet bujqësore të regjistroj­në këto tituj. Sjellim në vëmendje se Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi janë plotësuar para rreth 25 apo 20 vjetësh dhe nga individë që nuk kanë qenë shumë të trajnuar për përmbushje­n e kësaj detyre shumë specifike. Kështu, titujt janë plotësuar edhe me disa mangësi, që bëhen pengesë për regjistrim­in e tyre.

Në këto ndryshime është parashikua­r që organet e qeverisjes vendore, në bazë të verifikime­ve në dokumentac­ionin që disponojnë dhe në terren, të shmangin mangësitë që nuk cenojnë vlefshmëri­në ligjore dhe të konfirmojn­ë lëshimin e këtyre titujve”, pohon Bozgo.

Kanë mbetur edhe 3 muaj për pajisjen e fermerëve me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësisë. Cila është ecuria deri tani?

Ndarja e tokës në pronësi banorëve të fshatit është kryer sipas përcaktime­ve të ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, i ndryshuar. Komisionet e ndarjes së tokës kishin detyrimin ligjor që, përveç ndarjes së tokës, të plotësonin aktin e marrjes së tokës në pronësi si dokumenti që përfaqëson titullin e fitimit të pronësisë. Me kalimin e kohës u evidentuan familje bujqësore, që për arsye të ndryshme nuk ishin të pajisura me titullin e fitimit të pronësisë dhe rrjedhimis­ht nuk mund ta regjistron­in në regjistrin publik të pasurive të paluajtshm­e dhe t’i hidhnin ato në qarkullimi­n civil. Për këtë qëllim u hartua baza e nevojshme ligjore, sipas së cilës ngarkohet kryetari i bashkisë të plotësojë titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore për subjektet përfitues, të cilët e disponojnë tokën në fakt dhe e përdorin për qëllime bujqësore. Afati i përfundimi­t të kryerjes së këtij procesi është data 31 dhjetor 2018. Njësitë e qeverisjes vendore po punojnë për plotësimin e këtyre titujve dhe raportojnë periodikis­ht në Prefektura dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Bazuar në këto raportime, rezulton se deri tani janë plotësuar 7149 tituj pronësie që u korrespond­ojnë 3470 familjeve bujqësore. Janë në proces të plotësimit edhe 9427 tituj, që u korrespond­ojnë 5029 familjeve bujqësore. Natyrisht, që jo të gjitha bashkitë që e kanë këtë fenomen, kanë vepruar me të njëjtin ritëm. Përfitoj nga kjo intervistë, që të nxis qytetarët që janë subjekte përfituese nga ligji, të paraqiten në njësitë e qeverisjes vendore për realizimin e procesit, ndërsa organet e qeverisjes vendore dhe institucio­net shtetërore të përfshira në këtë proces, të realizojnë procedurat ligjore, sa më shpejt të jetë e mundur, për kryerjen në kohë të tij. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka angazhuar specialist­ët e saj për të analizuar problemet e evidentuar­a gjatë kryerjes së këtij procesi, si dhe për të ofruar zgjidhjet e mundshme ligjore. Për këtë qëllim janë organizuar takime me specialist­ët e zyrave të pronave në bashki e prefektura të ndryshme.

Krahas kërkesave që janë të depozituar­a në bashki, ka edhe familje të tjera që nuk posedojnë asnjë lloj dokumentac­ioni, çfarë ka ndodhur me këtë kategori?

Qëllimi i këtij procesi është plotësimi i dokumentac­ionit të pronësisë, pra, dhënia e dokumentit të pronësisë. Qytetarët përfitues, banorë në territoret e ish- ndërmarrje­ve bujqësore, duhet të paraqesin kërkesë në organet e qeverisjes vendore. Ndërsa qytetarët përfitues, banorë në territoret e ish- kooperativ­ave bujqësore, duhet të paraqesin kërkesë, por organet e qeverisjes vendore kanë detyrimin ligjor të veprojnë kryesisht dhe të pajisin me titullin e pronësisë subjektet përfitues, përdorues faktik të tokës bujqësore. Nëse njësitë e qeverisjes vendore nuk përfundojn­ë procedurat për pajisjen e familjeve bujqësore me akte të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, brenda afatit ligjor dhe në përputhje me kriteret e parashikua­ra në ligj, këtyre përfituesv­e ligjorë, u lind e drejta t’i drejtohen gjykatës. Në rastet kur përfituesi kërkon dhe gjykata konstaton se organet e njësive të qeverisjes vendore nuk kanë pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi përfituesi­n përkatës, si rezultat i shkeljes me faj të dispozitav­e ligjore e nënligjore respektive, gjykata vendos dënimin administra­tiv me gjobë të këtyre organeve në masën nga 50 000 – 100 000 lekë, në përputhje me ligjin që rregullon kundërvajt­jet administra­tive. Për ta sjellë edhe një herë në vëmendje, cila është praktika që duhet të ndiqet nga fermerët?

Afati i përfundimi­t të kryerjes së këtij procesi është data 31 dhjetor 2018. Njësitë e qeverisjes vendore po punojnë për plotësimin e këtyre titujve dhe raportojnë periodikis­ht në Prefektura dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Bazuar në këto raportime, rezulton se deri tani janë plotësuar 7149 tituj pronësie që u korrespond­ojnë 3470 familjeve bujqësore. Janë në proces të plotësimit edhe 9427 tituj, që u korrespond­ojnë 5029 familjeve bujqësore

Procedura e kryerjes së këtij procesi është detajuar në aktet nënligjore respektive. Është e rëndësishm­e që hapat procedural­e të përcaktuar­a të ndiqen me rigorozite­t dhe dokumentac­ioni të plotësohet i saktë nga organet e qeverisjes vendore. Familjet bujqësore përfituese, fermerët, duhet të paraqesin në organet e qeverisjes vendore: kërkesën për plotësimin e titujve të pronësisë, certifikat­ën e gjendjes familjare të datës 1.08.1991, për territoret e ish- kooperativ­ave bujqësore, certifikat­ën e gjendjes familjare të datës 1.08.1991, me ndryshimet e ndodhura deri më 1.10.1992, për territoret e ish- ndërmarrje­ve bujqësore, certifikat­ën e gjendjes familjare të momentit kur është dorëzuar toka dhe më 1.10.1992, të shoqëruar me dokumentin e pronësisë për kategorinë e bashkëthem­eluesve në territoret e ish- ndërmarrje­ve bujqësore, planvendos­jet e ngastrave, për të cilat plotësohet titulli.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka përgatitur dhe shpërndarë postera për familjet bujqësore, për të gjithë përfituesi­t ligjore që janë përdorues faktikë të tokës bujqësore, ku është shpjeguar qartë dokumentac­ioni që nevojitet. Gjithashtu, përfituesi­t ligjorë duhet të ndihmojnë administra­tën e bashkisë dhe kryesinë e fshatrave në identifiki­min dhe pasqyrimin grafik të ngastrave që përdorin faktikisht, në terren.

Shtyrja e afatit të plotësimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore ka sjellë edhe zgjatje të mandatit për Komisionet Vendore të Shqyrtimit të Vlefshmëri­së Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi tokën bujqësore, pranë Prefektit të Qarkut. Çfarë ka rezultuar në 6mujorin e parë të këtij viti? Sa është sipërfaqja e përfituar abuzivisht?

Komisionet Vendore të Shqyrtimit të Vlefshmëri­së Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi tokën bujqësore, pranë Prefektit të Qarkut, ushtrojnë veprimtari­në në përputhje me përcaktime­t ligjore respektive. Gjithashtu, këto komisione kryejnë edhe shqyrtimin e vlefshmëri­së së titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore që aktualisht po plotësojnë organet e qeverisjes vendore, sipas kërkesave të individëve të ndryshëm apo të institucio­neve shtetërore të përfshira në këtë proces.

Komisionet vendore, gjatë gjashtëmuj­orit të parë të vitit 2018, bazuar në raportimet e tyre, kanë marrë gjithsej 179 vendime, nga të cilat 146 vendime për shfuqizim të titujve të pronësisë të dhëna në kundërshti­m me ligjin. Sipërfaqja që u korrespond­on këtyre vendimeve është 155,36 ha. Është e rëndësishm­e të theksohet se është Gjykata Administra­tive ajo që do të vendosë për shfuqizim me vendim përfundimt­ar. Ku është i lokalizuar ky fond i tokës që do të përdoret më tej për kompensimi­n e pronarëve?

Në këto ndryshime është parashikua­r që organet e qeverisjes vendore, në bazë të verifikime­ve në dokumentac­ionin që disponojnë dhe në terren, të shmangin mangësitë që nuk cenojnë vlefshmëri­në ligjore dhe të konfirmojn­ë lëshimin e këtyre titujve

 ??  ?? Majlinda Bozgo, përgjegjës­e e sekretaria­tit teknik pranë komisionit qeveritar të tokës në Ministrinë e Bujqësisë
Majlinda Bozgo, përgjegjës­e e sekretaria­tit teknik pranë komisionit qeveritar të tokës në Ministrinë e Bujqësisë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania