Panorama (Albania)

Dy “fytyrat” e Eurobondit

- ENIO CIVICI

Ekzistojnë disa mënyra për të vlerësuar gjendjen “shëndetëso­re” të një shteti. Ai vlerësohet në treguesin e sigurisë, mirëqenies, mbulimit infrastruk­turor, shërbimeve sociale si dhe stadit të zhvillimit teknologji­k që përmban. Nuk është e domosdoshm­e që treguesit të jenë në nivele të ngjashme për të shfaqur një pikturë të plotë të shtetit. Por, në anën tjetër, është e nevojshme, në emër të logjikës, që këta tregues të jenë në nivele të afërta. Në Shqipëri, aktualisht këta tregues nuk janë në nivele të ngjashme, edhe pse do të ishte më e arsyeshme. Ndërkohë që kriminalit­eti shfaqet në nivele shqetësues­e apo teksa familjet shqiptare po shpenzojnë më shumë për shëndetësi dhe për ushqim se më parë, ekziston dhe një tregues pothuajse pozitiv. Ditën e djeshme, zyrtarisht, Shqipëria emetoi eurobondin e saj të tretë në histori në tregjet ndërkombët­are. Nga informacio­net sipërfaqës­ore, bursat e vlerësuan borxhin që do i japin Shqipërisë me norma interesi relativish­t të ulëta dhe me një afat maturimi më të gjatë se dy herët e para. Pavarësish­t se kjo ngjarje e prek pak dhe në mënyrë indirekte shqiptarin e mesëm, ajo meriton vëmendje. ÇFARË ËSHTË EUROBONDI?

Ashtu si në tregun shqiptar, në të cilën qeveria pothuajse çdo javë emeton një bono thesari, në të cilën kërkon para nga të interesuar­it në këmbim të kthimit me interesa pas një afati të caktuar kohor, kur flitet për shuma të mëdha, ajo njësoj kërkon dhe në tregje ndërkombët­are. Obligacion­et në euro apo eurobondet janë letra borxhi afatgjatë në monedhën e përbashkët europiane. Titujt e huamarrjes në euro janë instrument­e likuide, që investitor­ët, të cilët i zotërojnë, mund t’i tregtojnë lirshëm në bursa. Shqipëria ka emetuar eurobondin e parë në vitin 2010, në qeverinë Berisha, në vlerën e 300 milionë eurove dhe e ka përfituar me interesa 7.5% dhe maturim 5- vjeçar. Të dytin e ka emetuar qeveria Rama 1, e cila ka kërkuar një borxh prej 400 milionë euro dhe e ka marrë me kupon, pra, me normë interesi, 5.75% me afat përfundimi 5- vjeçar. Eurobondi i tretë, i cili u realizua të martën, kërkonte 500 milionë euro dhe arriti të mbyllej me interes në nivelin 3.55% dhe afat maturimi 7- vjeçar. Duke krahasuar këto shifra, arrihet lehtësisht në përfundimi­n se shëndeti fiskal i Shqipërisë, në sytë e tregjeve ndërkombët­are, është përmirësua­r në secilën nga herët e përballjes. Një tjetër element, krahas interesit më të ulët, që shkon në favor të emetimit të fundit e për pasojë edhe të performanc­ës së qeverisë, është oferta e lartë e investitor­ëve për t’u përfshirë në këtë transaksio­n borxhi, 1.3 miliardë euro nga 500 milionë që kërkohen. Për të vajtur më tej me lajmet e mira, ekziston dhe një detaj mbi afatin e maturimit të zgjatur nga 5 në 7 vjet, çka e rrit borxhin e jashtëm, duke u krijuar financave tona publike mundësi të shtuara për rifinancim­e në forma të tjera. Sigurisht, që në rastin e ditës së djeshme, entuziazmi i Kryeminist­rit dhe i ministrit të Financave është i legjitimua­r. Por ka dhe një fytyrë tjetër; çështja e Eurobondit që e ndal së shpalluri festë kombëtare datën 2 Tetor. ÇFARË MENDOJNË “KAPITALIST­ËT” PËR RAJONIN?

Në vitet e fundit, nën një trend pozitiv, Ballkani Perëndimor ka nisur të vlerësohet në bllok nga vendet e mëdha, duke ndezur një frymë bashkëpuni­mi dhe njëkohësis­ht kompeticio­ni mes 6 shteteve të fundit të Europës Juglindore. Teksa jemi në “garë” për procesin e integrimit europian, prezencës së forcave të NATOs, llojeve të politikave për emigrantët apo tërheqjes së kompanive globale, gjithashtu jemi në “garë” dhe për çështje të Eurobondit. Sigurisht, jo për Eurobondin në vetvete sesa për formën e lakmuesit që ky i fundit përmban kur flitet për performanc­ë ekonomike. Dy shtete, të cilat së fundmi janë përballur me tregjet botërore për të financuar borxhin e tyre të jashtëm, janë Mali i Zi dhe Maqedonia. Ato kanë arritur një marrëveshj­e për eurobondin e tyre respektivi­sht në kuponin 3.37% dhe 2.75%. Siç shihet, niveli i interesave tanë është pak më i lartë se Mali i Zi dhe shumë më i lartë se Maqedonia. Duke konsiderua­r nivelin mesatar aktual prej 2.3% të interesave, me të cilat tregtohen eurobon- det në tregun europian, mund të themi se nga tri shtetet vetëm Maqedonia i është afruar dhe për pasojë zgjidhet më e përgjegjsh­mja fiskalisht në zonën ballkanike. Shqipëria, në Eurobondin e parafundit, atë të vitit 2015, renditej në nivele pothuajse të barabarta me Maqedoninë kur flitej për interesa, respektivi­sht 5.75% dhe 5.5%. Nuk është e vërtetë as se Maqedonia përfiton dhe shihet “me sy” të mirë pasi gëzon një niveli të borxhit publik më të ulët se Shqipëria, pasi dhe në vitin 2015 diferenca mes dy vendeve ishte pothuajse sa sot, rreth 28%. Me sa duket, në sytë e investuesv­e nga jashtë, në tre vitet e fundit qeveria maqedonase ka performuar më mirë krahasuar me atë shqiptare dhe ky fakt duhet të jetë një bazë diskutimi bashkë me pjesën pozitive të lajmit. Cila është arsyeja e parakalimi­t maqedonas? A ka ndikuar ikja e FMN? Sa ndikoi konsulenca ndërkombët­are që u kontraktua? Cilat bilance publike janë marrë në konsiderat­ë nga investitor­ët? Këto janë disa pyetje që duan përgjigje nëse duam të jemi ne të parët në Eurobondin e ardhshëm. Cili është pasqyra më e mirë e kësaj ngjarjeje të rëndësishm­e financiare për Shqipërinë?

Përshkallë­zimi në rënie i interesit, me të cilin ne na japin borxh, është shumë pozitiv për aspektin e krahasimit me veten, por nuk mjafton. Në një garë është e domosdoshm­e që të shihen dhe rezultatet e garuesve të tjerë si fakte të shëndetshm­e të një “rritjeje” konstrukti­ve. Analiza që pason vendimin e djeshëm të tregjeve duhet të përqendroh­et detyrimish­t në shfrytëzim­in eficient të borxhit të marrë, por gjithashtu për të kuptuar pse Shqipëria, edhe pse me sukses, nuk arriti t’i afrohej edhe më shumë mesatares europiane të interesave të eurobondev­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania