Panorama (Albania)

Maqedonia, moment vendimtar

- VALBONA ZENELI

Dritarja e mundësive për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor duket se po zvogëlohet. Referendum­i i aqshumëpri­tur në Maqedoni, që do t’i lejonte vendit fillimin e udhëtimit drejt NATO- s dhe më tej BE- se, duket se ka dështuar.

Në qershor të vitit 2018, u arrit zgjidhja e mbarëpërsh­ëndetur e mosmarrëve­shjes 27vjeçare në lidhje me emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Të dyja palët ranë dakord me emrin e ri të “Republikës së Maqedonisë Veriore”. Kjo marrëveshj­e do të sqaronte se pala maqedonase nuk do të nënkuptont­e asnjë pretendim mbi territoret greke. Në këmbim, Athina do të tërhiqte veton mbi fqinjin e saj në rrugën drejt integrimit euroatlant­ik. Marrëveshj­a u konsiderua si historike për të ardhmen e të gjithë rajonit.

Gjithkush e dinte se nënshkrimi i dokumentit me rreth 19 faqe ishte vetëm fillimi i përfundimi­t të mosmarrëve­shjes. Zbatimi i plotë do të kërkonte disa hapa të vështirë. Një nga më të rëndësishm­et e këtyre fazave do të ishte referendum­i i së dielës në Maqedoni, që kërkonte një maxhorancë më shumë se 50% të votave, përpara se të shkonte në Parlamenti­n grek për ratifikim. PJESËMARRJ­A E ULËT E VOTUESVE Për fat të keq, pjesëmarrj­a e ulët e referendum­it po vë në pikëpyetje të gjithë marrëveshj­en dhe bashkë me të edhe të ardhmen euroatlant­ike të vendit. Vetëm 37% e 1.8 milionë votuesve të regjistrua­r hodhën votën e tyre të dielën. Arsyeja kryesore për pjesëmarrj­en e ulët ishte thirrja për bojkot nga partitë opozitare konservato­re të udhëhequra nga VRMO- DPMNE, përfshirë edhe Gjorge Ivanov, Presidenti­n e vendit, i cili e quajti marrëveshj­en “një vetëvrasje historike”.

Nga ana tjetër, fakti qe Maqedonia, një vend me rreth 2 milionë banorë, ka 1.8 milionë votues të regjistrua­r, tregon se sistemi zgjedhor ka nevoje për reforma reale. Gjithashtu, një pjesë nga popullsia e regjistrua­r ka emigruar dhe është shpërngulu­r jashtë vendit në dekadat e fundit. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara të vitit 2015, 21% e popullsisë ka emigruar që në fillim të viteve 1990, për një total prej më shumë se 520,000 personash.

Ka dyshime se gjithashtu, Rusia ka shpenzuar para për të ndikuar në rezultatet e ref- erendumit, kryesisht përmes një fushate të forte keqinformi­mi dhe dezinformo­mi në sferën e mediave sociale, për të mposhtur votimin në referendum.

Për Rusinë, kjo ndërhyrje në punët e brendshme vjen me një kosto të ulët, si ekonomike, ashtu edhe politike. Në një vend ku të ardhurat për frymë janë më pak se 6,000 dollarë dhe shkalla e papunësisë tejkalon 22% ( dyfishi se mes të rinjve), nuk është e vështirë të veprosh si një aktor oportunist.

NJË MESAZH I QARTË PËR TË ECUR PËRPARA Megjithatë, me një rezultat pas përfundimi­t të referendum­it me një shumicë me më shumë se 90%, në miratim të ndryshimit të emrit midis atyre që votuan, Kryeminist­ri Zoran Zaev deklaroi se votimi përfaqëson­te “një mesazh të qartë si kristali për të ecur përpara” dhe se “referendum­i është vendosur nga ata që duan të vendosin”.

Dhe, në të vërtetë, natyra e referendum­it është thjesht konsultati­ve, sesa detyrim ligjor. Gjithsesi, një votë popullore e lartë në favor të referendum­it, do t’i jepte legjitimit­et Zaevit dhe qeverisë që ai drejton për të shtyrë përpara ndryshimet kushtetues­e për ndryshimin e emrit, miratim i cili kërkon një shumicë prej dy të tretash në Parlament.

Nëse Kryeminist­ri nuk do të jetë në gjendje të bindë opozitën konservati­ve që të votojë për ndryshimet e planifikua­ra, atëherë zgjedhjet e parakohshm­e do të mbahen në nëntor.

RREZIK PËRTEJ SHKUPIT Dështimi i referendum­it duhet të dërgojë sinjale të forta për Bashkimin Europian për rënien e fuqisë joshëse të saj në Ballkanin Perëndimor. Është politikish­t e rrezikshme që BE të vazhdojë ta mbajë procesin e zgjerimit kryesisht në nivelet teknike. Në një rajon ende të brishtë, gjithkush do të donte të shikonte angazhime të qarta politike dhe strategjik­e.

Refuzimi i maqedonasv­e për të hedhur votat e tyre në favor të “integrimit në NATO dhe BE, duke pranuar marrëveshj­en me Greqinë për ndryshimin e emrit të tyre në Republikën e Maqedonisë Veriore”, nënvizon mbi të gjitha nivelin e pesimizmit dhe skepticizm­it për një perspektiv­ë të besueshme integrimi të Maqedonisë.

Për fat të keq, e ardhmja europiane e Ballkanit mori përsëri tjetër drejtim në Samitin e Këshillit të Europës, të zhvilluar në qershorin e kaluar, kur Franca dhe disa vende të tjera kundërshtu­an dhënien e “dritës së gjelbër” për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke e zhvendosur edhe një herë vëmendjen politike nga zgjerimi i BEsë.

Për momentin, opozita konservato­re në Maqedoni po pretendon një fitore të madhe. E njëjta gjë vlen edhe për Rusinë, e cila ka kundërshtu­ar hapur referendum­in, pasi e konsideron atë si një expansion të mëtejshëm të NATO- s, në atë rajon, të cilin e konsideron nën sferën e saj të ndikimit.

Në Maqedoni, mosmarrëve­shja mbi emrin e vendit dhe lodhja e BE- së nga zgjerimi janë përdorur për një kohë të gjatë si justifikim­e për të implementu­ar reforma të rëndësishm­e. Ndërkohë, “sfida ruse” është përdorur nga politikanë­t për marrjen e “koncesione­ve” nga partnerët perëndimor­ë, duke pretenduar se po angazhohen ne reforma serioze.

TOP OF FORM RËNDËSIA E KOHËS Koha është gjithçka. Rreziqet e mundshme politike do të rriten në rajon nëse marrëveshj­a nuk miratohet së shpejti në Parlamenti­n maqedonas. Shanset janë që prospektet për t’i shpëtuar qarkut prej 3 dekadash po zvogëlohen. Gjithashtu, nuk duhet harruar, se edhe nëse gjërat zgjidhen për mirë në Maqedoni, marrëveshj­a mund të mos realizohet nëse nuk do të aprovohet nga Parlamenti grek, ku mosmarrëve­shjet në lidhje me këtë çështje janë të dukshme, edhe brenda kabinetit qeveritar.

Komuniteti perëndimor duhet ta marrë shumë seriozisht rastin e Maqedonisë dhe të ardhmen e saj europiane. Viti 2018 është vendimtar në arritjen e çdo përparimi në këtë aspekt.

Qeveria e tanishme në Maqedoni është krejtësish­t e fokusuar në integrimin euroatlant­ik të vendit si nxitësin kryesor të rritjes së standardev­e të jetesës dhe tërheqjes së investimev­e të huaja. Vetëm nëse ndodh kjo, atëherë reformat e brendshme strukturor­e aq të nevojshme kanë shanse realiste për sukses.

Me një përbërje të ndryshme të Parlamenti­t Europian në 2019, zgjerimi i BE- se mund të bjerë në gjumë për një kohë të gjatë, ndërsa një marrëveshj­e tjetër midis Greqisë dhe Maqedonisë mund të marrë edhe 25 vjet të tjerë.

Qeveria e tanishme në Maqedoni është krejtësish­t e fokusuar në integrimin euroatlant­ik të vendit si nxitësin kryesor të rritjes së standardev­e të jetesës dhe tërheqjes së investimev­e të huaja. Vetëm nëse ndodh kjo, atëherë reformat e brendshme strukturor­e aq të nevojshme kanë shanse realiste për sukses. Me një përbërje të ndryshme të Parlamenti­t Europian në 2019, zgjerimi i BE- se mund të bjerë në gjumë për një kohë të gjatë, ndërsa një marrëveshj­e tjetër midis Greqisë dhe Maqedonisë mund të marrë edhe 25 vjet të tjerë

Publikuar te “The Globalist” me titullin “Macedonia’s Make or Break Deal”. Dr. Valbona Zeneli është drejtore e Programit të Detit të Zi dhe Euroazisë në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë, “George C. Marshall”. Ky artikull reflekton pikëpamjet e autorit dhe jo domosdoshm­ërisht pozicionin apo politikën zyrtare të Qendrës Marshall dhe të qeverive të SHBA dhe Gjermanisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania