Panorama (Albania)

Nobelin për Fizikë e merr një shkencëtar­e femër, pas 55 vitesh

-

Për herë të parë në 55 vjet, çmimi Nobel për Fizikën i është dhënë një gruaje mbi ndërhyrjen me laser në studime biologjike. Bashkë me dy studiues të tjerë, Donna Strickland u vlerësua për punën e bërë në zbulimin e një metode ndërhyrjej­e me laser në kërkimet biologjike që u konsiderua­n shumë të rëndësishm­e për panelin. Donna Strickland nga Kanadaja është vetëm gruaja e tretë fituese e çmimit. Veç saj ishin Marie Curie, e cila mori çmimin prestigjio­z në vitin 1903, si dhe Maria Goeppoert- Mayer, e cila u shpërblye me çmimin në vitin 1963. Strickland e ndan çmimin e këtij viti me Arthur Ashkin nga SHBA dhe Gerard Mourou nga Franca. Ata morën vlerësimin për zbulimet e tyre në fushën e fizikës laser. Ashkin zhvilloi një teknikë laseri të përshk- ruar si piskatore optike, e cila përdoret për të studiuar sistemet biologjike. Mourou dhe Strickland zbuluan një mënyrë për të gjeneruar intensitet të lartë dhe impulse shumë të shkurtra laseri, të cilat kanë një shumëllojs­hmëri aplikimesh. Një nga këto është në kirurgjinë me laser në sy. Çmimi vlen një total prej nëntë milionë korona suedeze, që do të thotë rreth 1 milion dollarë. Duke reaguar për triumfin e saj, Strickland, nga Universite­ti "Waterloo" në Kanada, tha se, "Para së gjithash duhet të mendoni se është çmenduri, pasi ky ishte mendimi im i parë. Dhe gjithmonë ju do të pyesni nëse është e vërtetë". Ndërsa në fund ajo falënderoi dy bashkëpunë­torët dhe theksoi se është fantastike që puna e tyre njihet dhe shpërblehe­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania