Panorama (Albania)

Pronat me 7501, Qeveria ndryshon dokumentet për të marrë tapinë, kategoritë që përfitojnë

ZBARDHET VENDIMI I PLOTE. FAMILJET QE PERFITOJNE NGA LEHTESITE E REJA

- ADA HAZIZOLLI

Lehtësohet procesi për familjet që ende nuk janë pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi.

Kur kanë mbetur edhe 3 muaj nga përfundimi i afatit për regjistrim­in e pronave të ndara me Ligjin 750, Qeveria ka menduar të ulë barrën financiare për ata fermerë, të cilët janë në pamundësi ekonomike. Përmes një vendimi të miratuar dje, përgjegjës­ia për hartimin e planvendos­jes u kalon bashkive. Do të jenë këto të fundit që nëpërmjet topografëv­e të tyre të kryejnë matjet, duke përcaktuar kufijtë dhe kufitarët. “Në rastet kur përdoruesi­t faktikë janë në pamundësi financiare për hartimin e planvendos­jes së ngastrave të tokës bujqësore që kanë në përdorim, ato kryhen me shpenzimet e bashkive nëpërmjet topografëv­e të tyre”, thuhet në vendimin e ndryshuar. Kjo vlen jo vetëm për tokat bujqësore të ishndërmar­rjeve bujqësore, por edhe për ish- kooperativ­at. Në vendim është specifikua­r se kërkesat për pajisjen e AMTP duhet të bëhen pranë bashkive, në juridiksio­nin e të cilave ndodhet toka bujqësore. Kjo, pasi mund të ketë familje që kanë ndryshuar vendbanimi­n e për pasojë vlen të theksohet se aplikimet duhen bërë në atë njësi ku është pretendimi për tokë. Krahas kërkesës për pajisjen me aktin e përdorimit nga komisionet e ndarjes së tokës ( për ata që ende nuk e kanë) kërkohet edhe certifikat­ë familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i anëtarëve të familjes përfituese, në favor të të cilit do të lëshohet akti i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, si edhe dokumentac­ionin që vërteton se janë përfitues, si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit.

AFATET

Në 31 dhjetor skadon edhe afati për pajisjen e fermerëve me aktin e marrjes së tokës në pronësi. Qeveria ka paralajmër­uar se nuk do të ketë me shtyrje të afatit. Duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen, familjet të cilat nuk do të pajisen me këtë dokument, do të duhet të ndjekin rrugën ligjore për të fituar të drejtat mbi pronën që kanë në përdorim. Për tokat në ish- ndërmarrje­t bujqësore Qeveria ka hequr kufizimin. Në vendimin e mëparshëm ishte përcaktuar se dorëzimi i kërkesave duhej të bëhej tre muaj para përfundimi­t të afatit. Me ndryshimet e miratuara dje, ky kufizim është hequr duke lejuar familjet që të aplikojnë deri në fund të këtij viti. Nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë mësohet se deri më tani janë plotësuar 7149 tituj pronësie, që u korrespond­ojnë 3470 familjeve bujqësore. Ndërkohë, janë në proces të plotësimit edhe 9427 tituj, që u korrespond­ojnë 5029 familjeve bujqësore.

NDRYSHIME

Ndryshime pritet të ketë edhe për regjistrim­in e titujve të pronësisë në Hipotekë. Një pjesë e konsiderue­shme e familjeve që e kanë marrë AMTP, nuk kanë mundur të pajisen me certifikat­ën e pronësisë. “Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi janë plotësuar para rreth 25 apo 20 vjetësh dhe nga individë që nuk kanë qenë shumë të trajnuar për përmbushje­n e kësaj detyre shumë specifike. Kështu, titujt janë plotësuar edhe me disa mangësi, që bëhen pengesë për regjistrim­in e tyre. Në këto ndryshime është parashikua­r që organet e qeverisjes vendore, në bazë të verifikime­ve në dokumentac­ionin që disponojnë dhe në terren, të shmangin mangësitë që nuk cenojnë vlefshmëri­në ligjore dhe të konfirmojn­ë lëshimin e këtyre titujve. Në shumë fshatra janë lëshuar Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, ku është përfshirë toka e dy familjeve, e babait dhe e djalit të ndarë nga familja e origjinës. Në këto raste do të pranohen për regjistrim këto akte me pranimin me shkrim të të dy familjeve edhe konfirmimi­n e bashkisë. Gjithashtu, vendimi është i plotësuar edhe me formate të unifikuara për dokumentac­ionin e nevojshëm”, ka pohuar më herët Majlinda Bozgo, përgjegjës­e e sekretaria­tit teknik pranë komisionit qeveritar të tokës në Ministrinë e Bujqësisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania