Panorama (Albania)

Master te “Luarasi”, risitë për vitin e ri akademik

Zv. rektorja Dasho: Master në IT, lidhje mes teknologji­së e biznesit

- TIRANË

Kërkesa në rritje e biznesit dhe tregut të punës për profesioni­stë të teknologji­së së informacio­nit ka gjetur vend në një prej universite­teve më të mira në vend.

Bëhet fjalë për “Luarasin”, i cili këtë vit akademik, përpos profileve të larmishme në drejtësi dhe ekonomi vjen me dy degë shtesë, profile të fakultetit më të ri, atij të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t. Zv. rektorja për kërkimin shkencor pranë Universite­tit “Luarasi”, Prof. Assoc. Anni Dasho Sharko, jep më tepër detaje mbi ofertën akademike të këtij viti bashkë me risitë. “Këtë vit të ri akademik Universite­ti ‘ Luarasi’ vjen me një fakultet të ri, atë të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t. Në pjesën e programeve master, dy programet që ofrojmë janë: Master Profesiona­l në Sigurinë Kibernetik­e dhe Informacio­nit dhe Master Shkencor në Teknologji­në e Informacio­nit dhe Inovacion. Këto programe kanë për qëllim të krijojnë një urë organike mes teknologji­së së informacio­nit dhe biznesit. Programi ndihmon jo vetëm me njohuritë teknike, por dhe ata me eksperienc­ë në fusha të tjera. studentët në këtë program kanë mundësi të zhvillojnë perspektiv­ën holistike lidhur me teknologji­në dhe bizneset, si dhe kanë mundësi të mësojnë se si të identifiko­jnë nevojat e biznesit dhe të zhvillojnë strategji të ndryshme për të plotësuar këto nevoja, të krijojnë raste për të vlerësuar dhe justifikua­r investime të ndryshme të bizneseve në teknologji, komunikojn­ë në mënyrë efektive me liderët e biznesit për teknologji­në. Profili i sigurisë kibernetik­e dhe i sistemeve të informacio­nit është një përgjigje e drejtpërdr­ejtë për kërkesën e bizneseve dhe tregut të punës në fushën e teknologji­së së informacio­nit”, sqaron zv. rektorja.

REGJISTRIM­ET Regjistrim­et sapo kanë nisur dhe do të zgjasin rreth një muaj. Sakaq, stafi akademik i universite­tit pret çdo ditë të interesuar­it, qoftë për informacio­ne më të detajuara apo për t’u regjistrua­r. “Për të gjithë studentët e nivelit master, regjistrim­et janë të hapura deri në 6 nëntor. Në çdo moment mund të vijnë të konsultohe­n me pedagogët e Fakultetit të ri të Teknologji­së së Informacio­nit për zgjedhjen e duhur, si në Master Profesiona­l të Sigurisë Kibernetik­e dhe të Informacio­nit me 60 kredite, ashtu dhe në Masterin Shkencor Teknologji­a e Informacio­nit dhe Inovacioni­t që është 2 vite”. Në përfundim të shkollimit në ciklin e dytë të studimeve, të diplomuari­t do të kenë mundësi jo vetëm të identifiko­jnë nevojat e biznesit, por të propozojnë edhe zgjidhje mbështetur në teknologji avangarde.

FAKULTETI I RI Pak ditë më parë kremtoi vitin XV me qindra të diplomuar në katërmbëdh­jetë breza përgjatë këtij harku kohor. Cilësia e mësimit në këtë universite­t, vulosur nga ekspertët britanikë të verifikimi­t të cilësisë dhe faktuar me punësimin e menjëhersh­ëm pas diplomimit të të rinjve të “Luarasit”, kanë bërë që ky universite­t të rritet pak nga pak çdo vit. Nga kolegj universita­r, këtë vit “Luarasi” vjen me një status të ri, universite­t. Që në maj të këtij viti, Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë aprovoi hapjen e një fakulteti të ri për Teknologji­në e Informacio­nit dhe Inovacioni­t, ku përfshihen tri departamen­te: Departamen­ti i Teknologji­së së Informacio­nit e Inovacioni­t, Departamen­ti i Informatik­ës Ekonomike dhe Departamen­ti i Matematikë­s e Statistikë. Kjo risi te “Luarasi” dëshmon se ky universite­t është afër nevojave të tregut me programe që sigurojnë punësim në të ardhmen e afërt.

 ??  ?? Zv. rektorja e Luarasi, Prof. Assoc. Anni Dasho Sharko
Zv. rektorja e Luarasi, Prof. Assoc. Anni Dasho Sharko
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania