Panorama (Albania)

Paketa antishpifj­e, Kryemadhi: Rama dënohet i pari me historikun që ka

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryeminist­ri Edi Rama hedh poshtë të gjithë pretendime­t e opozitës se kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, ka qenë pasditen e 21 korrikut në Komisariat­in e Fushë- Krujës për t’i ofruar mbështetje djalit të deputetit të PS- së, Rrahman Rraja.

Në një reagim pas akuzave të opozitës për Ballën, Rama ka paralajmër­uar edhe një herë hartimin e një pakete antishpifj­e, nga e cila sipas tij do të bëjë të mundur që të gjitha karagjozll­ëqet politike dhe mediatike të mos kthehen në normalitet. “Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman. Paketa antishpifj­e, e vetmja mënyrë që ky karagjozll­ëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm”, u shpreh Rama. Por për kreun e opozitës, mbrojtja që Edi Rama i bën kreut të grupit parlamenta­r të tij, Taulant Ballës, është e ngjashme me atë që i bënte dikur ish- kryebashki­akut të Kavajës, Elvis Rroshi. Basha ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku kryeminist­ri Rama deklaronte se dekriminal­izimi po ecte me shpejtësi dhe se Rroshi do të dilte i pastër nga ai proces. Basha ka garantuar se mbrojtja politike e të zgjedhurve të tij është një avaz i vjetër i Ramës sa herë që kapet mat. “Avaz i vjetër i kryekaragj­ozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Deputeti i PD- së, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar Policinë e Shtetit për fshirje të provave filmike që implikojnë në ngjarjen e ndodhur në Komisariat­in e Fushë- Krujës deputetët e PS- së. Në një dalje për mediat, Alibeaj deklaroi se kreu i grupit të PSsë, Taulant Balla, i ka kërkuar në muajin korrik drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë fshirjen e pamjeve filmike. “Punonjës të Policisë, por edhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë denoncuar se menjëherë pas bërjes publike të krimit në korrik, Taulant Balla i ka kërkuar drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliut, të marrë masa për fshirjen e gjurmëve të krimit dhe për të zhdukur provat e përfshirje­s së tij. Me urdhër të Ardi Veliut, drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamerë që mund të provojë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë- Krujës në 21 korrik”, tha Alibeaj. Por në përgjigje të akuzave, Ministria e Brendshme ka deklaruar se PD- ja vijon të hedhë baltë mbi institucio­net e rendit në vend. Rroshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanë­ve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’u kthejë qever- inë njerëzve”, shkruan Basha. PAKETA Kryeminist­ri Rama ishte

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, e ka cilësuar qesharak propozimin e Kryeminist­rit për hartimin e një pakete antishpifj­e. Sipas Kryemadhit, nëse një paketë e tillë do të miratohej, Rama do të ishte i pari që do të dënohej me gjithë shpifjet që ka artikuluar. Në mbledhjen e kryesisë së LSI- së, Kryemadhi akuzoi kreun e qeverisë se ka rrëmbyer dhe inkriminua­r shtetin duke dhunuar dhe përdhunuar shqiptarët. “Ai jo vetëm që është një hipokrit dhe gënjeshtar, jo vetëm që është një grabitës, po ai është një njeri, i cili është e keqja më e madhe e këtij vendi. Edi Rama është njeriu që ka grabitur sot dhe ka rrëmbyer shtetin dhe përveç kësaj, ndihet aq i rrezikuar saqë dëgjojmë edhe propozimet qesharake të tij që kanë të bëjnë me paketën antishpifj­e. Që është një paketë që i pari që duhet dënuar për shpifje është Edi Rama. Mjafton të mbledhim të gjithë historikun e tij dhe do të shikojmë shpifje nga më monstruoze­t dhe më të poshtrat. Ashtu siç quajti edhe Xhiselën përdhunues­e në telenovelë­n e famshme që na paraqiti, ashtu do të quajë edhe gjithë shqiptarët trafikantë droge, do t’i quajë shqiptarët kriminelë, ndërsa ai është njeriu më i pastër dhe i ndershëm i shoqërisë shqiptare”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së foli për një aksion kombëtar për largimin e qeverisë, duke theksuar se opozita nuk ka më vend në Parlament. “Ne do të vazhdojmë me axhendën për sa i përket angazhimit tonë, detyrimet që ne kemi si pjesë e frontit opozitar ku më pas do të bëjmë axhendën e lëvizjes sonë në të gjithë Shqipërinë , qoftë strukturat e rinisë, qoftë edhe strukturat e gruas. Mendoj që është shumë ë rëndësishm­e përfshirja e anëtarëve të Kryesisë në të gjithë këtë axhendë. Tashmë lëvizja dhe aksioni politik nuk ka më kthim mbrapa. Pozicionim­i ynë dhe ndarja me atë Parlament, që nuk është gjë tjetër, por vetëm një foltore e kriminelëv­e dhe e dhunuesve dhe nuk ofron më asgjë tjetër përveç se i ofron opozitës për të qenë një dekor dhe një normalitet për Edi Ramën dhe bandat e tij”, deklaroi kryetarja e LSI- së. Opozita do të vijojë të bojkotojë seancat parlamenta­re duke vendosur si kusht kryesor të rikthimit të saj në Kuvend miratimin sa më parë të nismës kushtetues­e për vetingun e politikanë­ve. i pari që paralajmër­oi se do të kërkojë hartimin e një pakete antishpifj­e përballë deklaratav­e të opozitës, të cilat sipas tij janë sajesa për të përfituar kapital politik. “Panorama” pyeti burime të besueshme brenda maxhorancë­s në lidhje me këtë paketë, por ende nuk ka një vendim nëse paketa antishpifj­e do të kërkojë ndryshime në Kodin Penal apo jo. Nëse nisma do të kërkojë ndryshime në Kodin Penal, personat që do të shpalleshi­n fajtorë nga gjykatat, mund të dënoheshin me masa admin- istrative nga gjobë deri në burg. Por ka qenë vetë Kryeminist­ri Rama që ka sqaruar se paketa antishpifj­e nuk do të ndërhyjë në Kodin Penal, pasi sipas tij shpifësit nuk meritojnë as supën e burgut. “Paketa antishpifj­e në Kod Penal? Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësit. Shpifësit e çdo lloji po, ata duhet t’i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t’u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën”, tha Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania