Panorama (Albania)

“Të vendosur kundër krimit të organizuar”

Drejtori i Policisë Kriminale: “Forca e Ligjit”, efikase

-

Në mbyllje të Konventës së Drejtorëve të Policisë Kriminale të Europës Juglindore, drejtori i Policisë Kriminale, Eduart Merkaj, u shpreh dje se Policia e Shtetit është e vendosur në luftën kundër krimit të organizuar. Sipas tij, operacioni "Forca e Ligjit", e dëshmon fare qartë vendosmëri­në e Policisë në këtë drejtim, pasi deri tani ka rezultuar shumë efikase. "Sfidat e Sigurisë lidhur me Krimin e Organizuar, Krimet e Rënda dhe Rritjen e Flukseve Migratore dhe Kontributi për veprimet e IISG", ishte tema e diskutimev­e në Konventën e zhvilluar në Tiranë nga data 1- 3 tetor 2018. Ky takim i rëndësishë­m u organizua nga Shqipëria, e cila ka kryesinë e radhës së Konventës së Bashkëpuni­mit Policor në Europën Juglindore ( PÇ SEE). Në Konventë, përveç drejtorëve të Policisë Kriminale të vendeve palë të Konventës së bashkëpuni­mit Policor për Europën Juglindore, morën pjesë edhe partnerë të tjerë dhe organizma ndërkombët­are, si Europol, DEA, Eurojust, UNODC, IPA, SELEC, etj., që në fokus kanë çështje të zbatimit të ligjit dhe bashkëpuni­min policor rajonal dhe më gjerë. Në fund të punimeve, nga të gjithë të pranishmit u vlerësua bashkëpuni­mi i deritanish­ëm me Policinë e Shtetit, si dhe u ra dakord që ky bashkëpuni­m të thellohet në drejtim të shkëmbimit në kohë reale të informacio­nit nëpërmjet PÇ dhe SEE si koordinato­r të thello- het lufta ndaj trafiqeve të paligjshme dhe kontraband­imit të emigrantëv­e, si dhe të zhvillohen hetime dhe operacione të përbashkët­a për goditjen e grupeve kriminale, të cilat sot kanë natyrë dhe shtrirje ndërkombët­are. Drejtori i Departamen­tit të Policisë Kriminale, Eduart Merkaj, në emër edhe të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, siguroi homologët dhe pjesëmarrë­sit e agjencive ligjzbatue­se se Policia e Shtetit është e vendosur dhe e fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar, e cila sot ndjek një qasje më gjithëpërf­shirëse dhe efikase përmes operacioni­t "Forca e Ligjit", si dhe bashkëpuni­mit të ngushtë me partnerët, me qëllim evidentimi­n dhe goditjen e plotë të grupeve kriminale, duke zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkët­a për këtë qëllim.

 ??  ?? Dje, gjatë mbylljes së Konventës së Drejtorëve të Policisë Kriminale të Europës Juglindore
Dje, gjatë mbylljes së Konventës së Drejtorëve të Policisë Kriminale të Europës Juglindore
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania