Panorama (Albania)

Zbardhet përgjimi i “Babales” me kunatin, Gjata: Pse është shkelur Kushtetuta

KERKESA E PLOTE PER PROKURORIN­E NGA AVOKATET E GAZETARIT OLLDASHI

- ETLEVA DELIA

Një përgjim bisede mes Albert Veliut dhe kunatit të tij Fredi Alizoti teksa bisedonin për pazaret e audiopërgj­imit, është prova më e fortë e Prokuroris­ë për hetimet e nisura për rastin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Burimet thonë se në bisedën e përgjuar, Alizoti e pyet në telefon “Babalen” se kur do paguhen. Ndonëse ekspertiza e audio- përgjimit e kryer në laboratori­n anglez ende nuk është e qartë se çfarë ka përcaktuar, sërish edhe kjo sipas Prokuroris­ë tregon se gjithçka ishte një inskenim. Pasi Gjykata firmosi urdhërarre­stet e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për Albert Veliun dhe kunatin e tij, Fredi Alizotin, Policia ekzekutoi vetëm një nga këto urdhra, duke arrestuar Alizotin. Ndërsa për “Babalen”, ende nuk është arritur të ekzekutohe­t vendimi i Gjykatës, për arsye se ai ndodhet në Kosovë. Burime nga Policia thanë se kanë nisur procedurat me Policinë e Kosovës, në mënyrë që të bëhet e mundur kthimi i tij në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim konkret. Sa i përket gazetarit Jetmir Olldashi, Gjykata ka vendosur detyrim paraqitjej­e, me kërkesë të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda.

POLICIA Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se më datë 06.10.2018, nga ana e oficerëve të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shtetasit: Fredi Aalizoti, 45 vjeç, banues në Fier ( për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kallëzim i rremë i kryer në bashkëpuni­m”) dhe Jetmir Olldashin, 37 vjeç, banues në Tiranë ( për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitjej­e”). “Shtetasin Albert Veliu, 51 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë ‘ Arrest me burg’, për veprat penale ‘ Kallëzim i rremë i kryer në bashkëpuni­m’ dhe ‘ Kalim i paligjshëm i kufirit’, parashikua­r nga nenet 305,25 dhe 279 të Kodit Penal), shërbimet e Policisë nuk e kanë ndaluar ende. Po kryhen procedurat e duhura për ekzekutimi­n e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. HETIMET Pikë e fortë referuese e Prokuroris­ë për rastin në fjalë ka qenë ekspertiza e britanikëv­e, të cilët përmes një letërporos­ie të përcjellë nga Ministria e Drejtësisë, thoshin se audio- përgjimi i sekuestrua­r nga Prokuroria nuk ishte autentik. Gjithashtu, zëri në audio- përgjim, që pretendohe­j se i përkiste Agron Xhafajt, nuk mund të konfirmohe­j se ishte i tij, pasi cilësia ishte shumë e dobët. Madje, britanikët flasin për dy zëra të ndryshëm në audio- përgjim, në rolin e Agron Xhafajt. Prokuroria e Krimeve të Rënda pati vënë në përgjim Fredi Alizotin dhe Albert Veliun për ras- tin në fjalë. Gjatë gjithë kësaj kohe, është mundur të zbulohet nga bisedat telefonike të këtyre të fundit se audiopërgj­imi nuk ishte gjë tjetër vetëm se një inskenim dhe se rolin e Agron Xhafajt e ka luajtur në bisedë shtetasi Fredi Alizoti, që është edhe kunati i Albert Veliut.

 ??  ?? Jetmir Olldashi
Jetmir Olldashi
 ??  ?? Albert Veliu
Albert Veliu
 ??  ?? ALBERT VELIU
ALBERT VELIU
 ??  ?? Albert Veliu
Albert Veliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania