Panorama (Albania)

Ervis Martinaj dhe Ejion Hato në burg, si u largua Elvana Gjata

Avokati: Nuk më rezulton të ketë pasur konflikt mes Ervis Martinajt e Ervin Matës, kanë marrëdhëni­e normale miqësore

- ETLEVA DELIA

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" me afat 30 ditë për Ervis Martinajn dhe "arrest me burg" për Eljon Haton.

Të dy këta persona ndodhen nën kujdesin e mjekëve, njëri në një spital privat dhe tjetri në Spitalin e Traumës, pasi mbetën të plagosur gjatë përplasjes me armë që ndodhi të enjten në një lokal në zonën e ish- Bllokut, ku u vra miku i tyre, Fabian Gaxha. "Caktimin si masë sigurimi personal shtrëngues­e ndaj personit nën hetim Ervis Mustafa Martinaj, atë të arrestit me burg me afat 30 ditë, parashikua­r nga nenet 238 dhe 245 të Kodit të Procedurës Penale. Caktimin si masë sigurimi personal shtrëngues­e ndaj personit nën hetim Eljon ose Esmeraldo Hato, atë të arrestit me burg parashikua­r nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale", ky ishte vendimi që u lexua dje nga gjyqtari Artan Gjermeni, që vlerësoi të drejtë kërkesën e prokurorëv­e Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo. Kjo masë iu komunikua dy të dyshuarve në Spitalin e Traumës dhe në spitalin privat që ndodhet te Rruga e Dibrës, por u kundërshtu­a nga dy avokatët mbrojtës si i pabazuar në prova. Sipas avokatit të Ervis Martinajt, viktima Fabian Gaxha, edhe pse i njohur i tij, nuk ka shkuar në lokal në të njëjtën kohë me klientin e tij.

MBROJTJA "Këto kërkesa nuk janë të mbështetur­a në asnjë nga të dhënat që ka në dosjen e Prokuroris­ë. Ervis Martinaj ka qenë në shoqërinë e dy miqve të tij, të Redi Popeskut dhe të Ervin Matës, me të cilët ka marrëdhëni­e normale, miqësore dhe shumë të mira. Me personin e vrarë ka një njohje të largët dhe është miku i djalit të dajës së tij, por nuk kanë lidhje të afërta, kishte kohë pa e takuar dhe në këtë rast nuk ka shkuar në lokal me të. Ndërsa për personin tjetër të plagosur, ka qenë me të dhe ai nuk ka qenë i armatosur, por është ndodhur rastësisht aty. Nuk më rezulton që të jetë e vërtetë që të ketë pasur një konflikt mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt për asnjë shkak. Ai nuk është pjesë e sherrit dhe nuk e di shkakun e këtij sherri midis Gaxhës dhe personit që ka qëlluar me armë, që me aq sa kemi dëgjuar nga mediat është evidentuar si një komando", u shpreh dje avokati i Ervis Martinajt. Ndërsa Zeni Qinami, avokati i mikut të tij Eljon Hato dek- laroi se: "Nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm dhe i mbështetur në prova për të caktuar këtë lloj mase sigurie. Eljon Hato nuk është në gjendje të flasë, është në gjendje goxha të vështirë".

NGJARJA Rreth orës 21: 30, para se të ndodhte krimi, në lokalin në pronësi të Redi Popeskut, që ndodhet në rrugën "Ibrahim Rugova", te ish- Blloku, kanë qenë të pranishëm disa persona. Në banak ndodhej 36- vjeçari Ervis Martinaj, i shoqëruar nga shoku i tij, Eljon Hato, duke pirë verë. Ndërsa në një tavolinë ishin të ulur i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata, me dy miqtë e tij, Fabiol Alushi e Geldo Hotin, si dhe me truprojën e saj, Meviol Billo, njëkohësis­ht edhe mik i tyre. Deri në këtë moment, burimet thonë se situata ka qenë e qetë dhe pa tensione nga të dy palët, ndonëse një javë më parë disa prej tyre ishin përfshirë në një konflikt, në një tjetër lokal në Tiranë. Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë ngacmimi i Elvana Gjatës nga Fabian Gaxha, që, sipas të dhënave, shoqërohej me Martinajn edhe si mik, edhe si truprojë e tij. Disa minuta më vonë, rreth orës 21: 40, situata është tensionuar, pikërisht në momentin kur 28- vjeçari Gaxha është futur në lokal. Burimet thonë se 4 personat që ndodheshin në tavolinë janë ngritur në këmbë sapo ai është futur brenda. Fillimisht, ka qenë Meviol Billo ai që e ka sulmuar fizikisht Fabian Gaxhën, si hakmarrje për ngacmimin e këngëtares. Në konflikt mësohet se janë përfshirë edhe personat e tjerë. Më pas, në kohën që 28- vjeçari ka nxjerrë nga brezi një pistoletë tip "Glock", e gjetur nga Policia në vendngjarj­e, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Personi që ka qëlluar, dyshohet të jetë 41- vjeçari Billo, truproja i këngëtares dhe i të dashurit të saj Ervin Mata. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

 ??  ?? Dje, në spital
Dje, në spital
 ??  ?? Ervis Martinaj
Ervis Martinaj
 ??  ?? Komunikimi i masës së sigurisë për Ervis Martinajn në spital
Komunikimi i masës së sigurisë për Ervis Martinajn në spital

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania