Panorama (Albania)

Gjyqtari në Strasburg, KE përzgjedh kandidatin

Asambleja e KiE: Darian Pavli është kandidati më i kualifikua­r

- FATION BINJAKU

Darian Pavli është kandidatur­a e vetme e qeverisë shqiptare, që ka kaluar fazën e parë të përzgjedhj­es për anëtarë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Pavli është vlerësuar nga Komisioni i Përzgjedhj­es së kandidatëv­e në Gjykatën e Strasburgu­t. Ai është vlerësuar si kandidati që përmbush më shumë kriteret për të qenë zëvendësue­si i gjyqtarit aktual, që ka Shqipëria në GJEND, Ledi Bianku. Më datë 28 shtator, Komisioni i Përzgjedhj­es së kandidatur­ave ka zhvilluar intervisti­min e tre kandidatëv­e që dërgoi qeveria Rama. Në listën e kandidatëv­e, veç Darian Pavlit, ishte ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetues­e, Sokol Berberi dhe pedagogia, Marjana Semini. Emri i Darian Pavlit është përfshirë në axhendën e Asamblesë së Përgjithsh­me të Këshillit të Europës për t’u votuar në datën 12 tetor të këtij viti. “Komisioni intervisto­i të gjithë kandidatët, më 28 shtator 2018. Komisioni i rekomandon Asamblesë Parlamenta­re, me shumicë të madhe, z. Darian Pavli si kandidatin më të kualifikua­r”, thuhet në materialin zyrtar të siguruar nga “Panorama”. Burime nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut bën të ditur se komisioni i drejtuar nga Presidenti Valeriu Ghiletchi nga Republika e Moldavisë përbëhet nga anëtarë të forcave të majta politike. Ndërkohë që votimi i datës 12 tetor do të kërkojë konsensus të gjerë për kandidatur­ën e Shqipërisë. Në rast se emri i Darian Pavlit nuk votohet me konsensus nga të majtët dhe të djathtët, atëherë procedura mund të rinisë nga e para.

KANDIDATI Po kush është Darian Pavli? Ai vjen nga radhët e juristëve me një eksperienc­ë prej 15 vitesh. Ka ushtruar rolin e ekspertit pranë organizatë­s ndërkombët­are SOROS. Pavli ka marrë pjesë dhe në sekretaria­tet e Reformës në Drejtësi dhe ka pasur rolin e ekspertit ligjor pranë misionit EURALIUS V. “Z. Darian Pavli - jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimi­n dhe zbatimin e aktivitete­ve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju- Jork, Tiranë ( Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Europës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ”, thuhet në CV- në e shpërndarë nga Qeveria për kandidatin Darian Pavli.

RIVALËT Dy kandidatët e tjerë që ka dërguar qeveria për rolin e gjyqtarit të GJEND, ishin emrat e Sokol Berberit dhe Mar- jana Seminit. Emri i Berberit është dërguar katër herë si kandidatur­ë, por ajo nuk është pranuar. Në CV- në e dërguar nga qeveria thuhet se: “Z. Sokol Berberi - jurist me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës, anëtar i Gjykatës Kushtetues­e ( prill 2007 - shtator 2016), mbajtës i titullit “Doktor”, profesor në disa disiplina të së drejtës, kontribuue­s në përafrimin e legjislaci­onit shqiptar me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut etj”. Ndërsa kandidatja tjetër Semini mban titullin “profesor i asociuar”. “Znj. Marjana Semini - juriste me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës; mbajtëse e titullit “Profesor i asociuar”, profesore e brendshme në Shkollën e Magjistrat­urës për 20 vjet dhe drejtore e saj ( 2009- 2013), eksperte e lartë e Komisionit të Reformës Ligjore, si dhe e organizata­ve të huaja ( USAID, BB, UNESCO, BERZH etj.), specializi­me për të drejtat e njeriut, autore dhe bashkautor­e e disa botimeve”, thuhet në njoftimin e qeverisë për kandidaten.

 ??  ?? Gjykata e Strasburgu­t
Gjykata e Strasburgu­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania