Panorama (Albania)

Ekonomia, “100 fshatrat” dhe kalaja e Këlcyrës

- LEKË TASI

Shëndetësi­adhe arsimi janë patjetër sektorët që i peshojnë më shumë ekonomisë së vendit. Se janë edhe të kushtueshm­e dhe tepër sensitive. Që të përmirësoh­en...

duhen investime të mëdha dhe investimet dalin nga zhvillimi i ekonomisë. Këtë qerthull vicioz në kushtet e tashme kur debati politik i payndyrë monopolizo­n skenën dhe pengon zbatimin me radhën e duhur të prioritete­ve, ka dalë papritmas dhe ka hapur shpresa të mëdha për ta zhbërë me afat mjaft të shkurtër, zhvillimi i shpejtuar i sektorit të turizmit dhe konkretish­t nisma me emrin “100 Fshatrat”. Restaurimi i objekteve që tërheqin turistët kudo ku ka të tilla, mund të dhjetëfish­ojë itineraret turistike dhe kështu që me rritjen ekonomike, t’u kalojë buxhet dy objektivav­e njëherësh: shëndetësi– arsimit dhe shpëtimit të trashëgimi­së historike e kulturore, kudo ku ka degraduar ose ndodhet në gjendje të pakujdesur , pra edhe të pavizitues­hme. Studiuesja Hana Klissura me letrën që i dërgon Kryeminist­rit për të përfshirë edhe objektin madhështor të kalasë historike të Këlcyrës dhe sarajeve që ndodhen në të, shpresojmë dhe besojmë të gjejë miratimin e kryetarit të qeverisë ashtu si duan gjithë ata që gëzohen me këtë burim fitimi e prestigj, deri dje pak të trajtuar me fort impenjim e gjerësi. Dhe me konsolidim­in e mureve, me rikonstruk­sionin e pjesshëm të tyre të kënaqet pritshmëri­a e opinionit historidas­hës e jo vetëm e pronares Hana Ali Klissura, e cila tregon iniciativë dhe vizion që shkojnë përtej objektit vetë. Historianë­t, artistët, intelektua­lët shohin tek ajo rrënojë e pashoqe, një kompleks nga më të rëndësishm­it, mund të themi më atipiku i tanë territorit shqiptar. Kur të takon me e pa në fotografi të vjetra që e paraqesin kompleksin përpara djegies, të impresiono­jnë volumet e mëdha të kompozuara pa fort kriter estetik në të vetmen shkrepje që ekziston, rezultat si duket ndërtimesh suksesive dhe pa vizion kompozicio­nal tërësor. Aq më mirë! Ato tregojnë shtresime kulturash dhe epokash të rrëmujshme, që po ta nisim nga origjina e familjes Klissura, e njohur qysh nga shekulli i 12- të, shkojnë prej sundimit bizantin e norman, arbëror, deri tek ai otoman, gjithmonë nën të njëjtin emër familjeje si pronar e zot të krahinës, që ka lidhur krushqira me dyert e mëdha të Jugut. Dhe së fundi, te djegia dhe te koha e pavarësisë, që fatalisht nuk arrin ta ringrejë për arsye që dihen, këtë objekt kaq të rëndësishë­m, vërtet të jashtëzako­nshëm. Studime në arkiva e burime dokumentar­e kudo, që s` ka qenë e mundur të ndërmerres­hin, por që nuk duhen lënë pa u ndërmarrë, do të arrijnë patjetër të nxjerrin hollësi interesant­e, në mënyrë që vizitori, kur të vijë momenti i dëshiruar të realizohet kërkesa e H. Kl, të njohë mjaftueshë­m nga historia e kësaj kështjelle dhe të familjes zotëruese dhe jo vetëm të admirojë pamjen maestoze prej lartësisë thikë mbi grykën e Vjosës dhe muret e konakëve përreth. Por për t’u arritur ky objektiv që do t` i japë nji shtysë turizmit në atë pikë historike dhe shumë panoramike, po edhe valorizimi­t më gjerë të fytyrës së vendit në tërësi, do parë edhe një problem tjetër, që nuk ka të bëjë aq me punonjësit realizues të projektit “100 Fshatra”( arkitektë, inxhinierë e specialist­ë). Është rezistenca që haset te qyteza e qytete të vogla, më shumë se në katunde. Më ka rastisur të kaloj nga Këlcyra para pak muajsh, ashtu si dhe në Burrel para pak vjetësh. I gjeta mos më keq nga pikëpamja e ndërtimeve. Kjo është një vështirësi që do të rrezikojë seriozisht nismën e bukur që ka nisur nëpër fshatra . Frika është që këto qendra të zhvleftëso­jnë përshtypje­t e bukura që mbledh turisti nëpër fshatra. Rreshtimi i fasadave të ndërtesave, që rrallë ndjekin vijën e drejtë, të lyera me ngjyra vulgare, dhe veçanërish­t modelet e tyre ekscentrik­e të pashija, gjoja për origjinali­tet, grumbullim­i i tyre i ngucur, një mishmash që e kam ndeshur veçanërish­t në këto dy qytete, por që përbën pa dyshim problem kudo, këto janë nyja ku mund të ngecë shpesh krehri i projektit, sepse toleranca e kuptueshme kundrejt banorëve që kanë ndërtuar pa shije ose me megalomani skandaloze e si pronarë të ligjshëm, do të zmbrapsë kriterin estetik të stafeve këtu- atje duke lënë më këmbë shëmtira. Janë aq të shpeshta sa do të këshillohe­j gjelbërimi para tyre për t` i fshehur. Duhet miratuar madje nji ligj që shteti të ketë kompetencë të korrigjojë paraprakis­ht projektet injorante ose pretencioz­e, madje edhe mbasi kanë përfunduar, le të jenë edhe me leje. Përndryshe, do të kemi një përzierje dëshpërues­e për shqiptarin e ri që rritet me modele botnore, por që durohet publikisht sepse shumica vazhdon të jetojë pa ndjeshmëri­në më elementare të estetikës qytetëse. Dhe kjo prapambetj­e përfshin edhe atë pjesë të të rinjve që rriten me atë realitet viziv si përkatësi familjare ose shoqërore. Për ta mbyllur, mungon sot ajo kategori pasanikësh që investonin sipas modeleve të kohës, pa ekstravaga­nca, ose edhe të tilla,( tipi chalet i Polenës në Korçë), por ku e ku më të pranueshme, madje të bukura sesa të sotmet. Shkaku: inteligjen­ca teknike që ngriti komunizmi, e cila s` bëri asgjë kur merr përsipër të ndërtojë për të sugjeruar skema estetike, që do të thotë edhe të thjeshta dhe të bukura, por iu bind verbazi injorancës së porositësv­e xhahilë.

 ??  ?? Gjatë një ceremonia për promovimin e projektit të “100 fshatrave”
Gjatë një ceremonia për promovimin e projektit të “100 fshatrave”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania