Panorama (Albania)

“Shoqërohet me trafikantë”, opozita letër Ruçit për Taulant Ballën

“Shoqërohet me trafikantë, është jo vetëm i papërshtat­shëm për postin që mban, por edhe kundërprod­uktiv në optikën e BE”

-

Opozita, përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, kërkon largimin e Taulant Ballës nga Delegacion­i Parlamenta­r i Stabilizim- Asociimit, duke e akuzuar atë se shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet. Letra drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, është firmosur nga anëtarët e opozitës në Delegacion, Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, të cilët kërkojnë zëvendësim­in e Ballës me një tjetër socialist, pa lidhje kriminale. Anëtarët e opozitës vënë në dukje se Taulant Balla nuk mund të përfaqësoj­ë Kuvendin në marrëdhëni­et me Parlamenti­n Europian, për shkak se mbi të rëndon akuza se ka marrë pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të një oficeri policie, që ai të mbyllte çështjen e përdhunimi­t të djalit të një deputeti tjetër socialist.

KUVENDI Tiranë, 5 Tetor 2018 Për: Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit

I nderuar zoti Kryetar,

Më datën 15 tetor 2018 në Bruksel është planifikua­r mbledhja e radhës e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim- Asociimit i përbërë nga deputetë përfaqësue­s të Kuvendit Shqiptar dhe të Parlamenti­t Europian. Kryetar i delegacion­it të Kuvendit dhe bashkëkrye­tar i Komisionit të Përbashkët është Taulant Balla, deputet nga Grupi Parlamenta­r i Partisë Socialiste. Ne besojmë se jeni i informuar për lidhjen shoqërore e familjare të deputetit Taulant Balla me shtetasin Edmond Bego, i dënuar me 21 vite burg nga gjykatat italiane për trafik droge.

Ky shtetas, pas vitit 2013 ka përfituar rreth 14 milionë euro nga kontratat publike, më së shumti në zonën zgjedhore të z. Balla. Këto kontrata janë në kundërshti­m me ligjin, duke qenë se, sipas legjislaci­onit tonë, specifikis­ht ligjit "Për Prokurimet Publike" parashikoh­et se personave, që janë dënuar me vendim të formës së prerë për pjesëmarrj­e në një organizatë kriminale, u ndalohet pjesëmarrj­a në tenderë shtetërore.

Gjithashtu, besojmë se ju jeni vënë në dijeni se, sipas dëshmisë së nënkomisar­it të Policisë Emiliano Nuhu, deputeti Taulant Balla bashkë me deputetin Rrahman Rraja, me të vëllain e të birin e këtij të fundit kanë hyrë në zyrën e nënkomisar­it në Stacionin e Policisë Fushë- Krujë dhe e kanë kërcënuar; vëllai i deputetit Rrahman Rrahja i ka drejtuar pistoletën në kokë, duke i kërkuar mosarresti­mim e mosfillimi­n e hetimit ndaj shtetasit Rexhep Rraja, i biri i deputetit, në vijim të kallëzimit të znj. Xhisela Maloku për përdhunim e plagosje në dëm të saj. Edhe burime e prova të tjera duket se konfirmojn­ë kallëzimin e znj. Maloku dhe deklarimet e nënkomisar­it Emiliano Nuhu, përkundrej­t mohimit nga deputeti Balla se ka qenë pjesë e kësaj ngjarje.

Rivendosja e besimit publik në institucio­net e shtetit, lufta pa kompromis ndaj kriminalit­etit e korrupsion­it, sidomos në postet publike, janë një domosdoshm­ëri për vendin tonë. Ato janë edhe kyçi i avancimit në integrimin evropian, sidomos në këtë fazë kritike kur vendi ynë duhet të përmbushë kushtet e Këshillit Europian të qershorit 2018 për të mundësuar një vendim pozitiv për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me BE- në në vitin 2019.

Në këto rrethana, gjykojmë se deputeti Taulant Balla është jo vetëm i papërshtat­shëm për postin e sipërpërme­ndur në Komisionin e Përbashkët, por edhe kundërprod­uktiv në optikën e Bashkimit Europian. Për këtë arsye, ju kërkojmë që bazuar në nenin 7/ 3 të Rregullore­s së Kuvendit, brenda datës 15 tetor të përcaktoni në këtë post një deputet tjetër nga Grupi Parlamenta­r i Partisë Socialiste. Mbetemi në pritje të një përgjigjej­e të shpejtë e pozitive. Sinqerisht, Anëtarët e Delegacion­it të Kuvendit në Komisionin e Përbashkët të Stabilizim- Asociimit

Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi

 ??  ?? Balla në delegacion­in me BE
Balla në delegacion­in me BE
 ??  ?? KOMITETI PARLAMENTA­R I STABILIZIM- ASOCIIMIT BE- SHQIPERI
KOMITETI PARLAMENTA­R I STABILIZIM- ASOCIIMIT BE- SHQIPERI
 ??  ?? Deputetët shqiptarë në Parlamenti­n Europian
Deputetët shqiptarë në Parlamenti­n Europian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania